20160212dardha12 |
Padiskutim që dardha është një ndër frutat që nuk duhet të mungojë në tavolinën tonë, pasi ka vlera të rralla ushqyese. Në qoftë se ju keni hequr lëkurën e këtij fruti, fatkeqësisht keni hequr edhe pjesën më të domosdoshme.
Lëkura e dardhës është e pasur me vitamina, fibra dhe vlera ushqyese, të cilat e tejkalojnë vlerën e asaj çfarë gjendet nën të. Në mesin e përbërësve të tjerë cilësore, duhet theksuar flavonoidin floretin, materien që pengon rritjen e qelizave të tumorit.
Ky frut i ëmbël përbën një burim të madh vitaminash dhe kripërash minerale. Dardha nuk përmban substanca që shkaktojnë alergji, prandaj rekomandohet si ushqim për foshnjat dhe për personat alergjikë.
Në çështjen e shëndetit edhe dardha do të vendosej krahas mollës dhe portokallit. Dardha para ngrënies ashtu si molla, nuk duhet qëruar, pasi shumë vitamina ndodhen në lëkurën e saj.
Aftësitë kuruese të dardhës janë:
1. Lëngu i dardhës ndihmon qetësimin e fytit të irrituar nga kolla.
2. Është mjaft e njohur për vetitë e saj zbutëse dhe qetësuese, sidomos kundër djegieve të stomakut, dispepsisë, gastriteve, koliteve dhe problemeve të zorrës së trashë.
3. Dardha përmban një substancë të quajtur pektinë, e cila qetëson zorrën e trashë në raste diarreje apo kapsllëku.
4. Luan rol në uljen e kolesterinës në gjak.
5. Vetitë e saj diuretike ndihmojnë në nxerrjen e shpejtë të toksinave nga organizmi, duke rritur edhe prodhimin e acidit urik, çka ndihmon në personat me artrit urik.
6. Vetitë e saj pastruese ndihmojnë në uljen e dhimbjeve të kyçeve.
7. Dardha përmban elementin bor, i cili ndihmon në mbrojtjen e organizmit nga osteoporoza.
8. Dardhat njihen për efektet e tyre pozitive në forcimin e kockave.
Këtij fruti i shfrytëzohen kokrrat, gjethet, rrënjët dhe lëkura e degëve apo e trungut (gjethet mund të përdoren edhe gjatë dimrit si të thata, nëse mblidhen në verë dhe thahen në hije). Ky frut shëron rrugët urinare dhe prostatën.
Dardhat janë të mbushura kryesisht me vlera të larta ushqyese. Gjithashtu janë një burim i shkëlqyer i fibrave, vitaminave A, B1, B2, C, E, acidit folik. Ato janë të pasura me bakër, fosfor dhe kalium, sasi të vogla të kalciumit, hekur dhe magnez, kurse përveç kësaj kanë një ndikim pozitiv në shumë organe vitale.
- Zemra: Dardhat janë të shëndetshme për zemrën, kurse sëmundjet e zemrës janë shkaku më i madh i vdekjeve në botë. Vetëm një dardhë në ditë mund t'ju mbrojë nga sulmi në zemër. Dardhat janë të pasura në fibra të cilat ndihmojnë për të mbajtur zemrën të shëndetshme, por edhe rregullojnë presionin e gjakut dhe normalizojnë nivelin e kolesterolit të keq.
- Truri: Dardha ka ndikim pozitiv në tru. Vetëm gjysma e një dardhe përmban 15 për qind të marrjes ditore të bakrit, një mineral që ndihmon ruajtjen e sistemit nervor dhe gjithashtu nxit fuqinë mendore. Dardhat janë një burim i shkëlqyer i fruktozës dhe glukozës, të cilat ndihmojnë për të ruajtur energjinë gjatë gjithë ditës.
- Sytë: Dardhat përmbajnë antioksidues dhe vitamina, janë një nga ushqimet më të mira që mbrojnë sytë tuaj. Studimet kanë treguar se konsumi i rregullt i dardhave në mënyrë të konsiderueshme zvogëlon rrezikun e lidhur me degjenerimin makular.
- Kanceri: Dardha është frut ideal si parandaluese kundër kancerit. Për shkak të përqendrimit të lartë fibrave, dardhat parandalojnë formimin e llojeve të ndryshme të kancerit. Të pasura me antioksidues, mbrojnë qelizat nga radikalet e lira dhe përmbajnë acide që të parandalojnë formimin e kancerit
Një studim i ri zbulon se dardha është e lidhur ngusht, me një peshë të ulët të trupit.
Hulumtuesit kanë gjetur se, personat që konsumojnë dardha, kanë 35 për qind më pak shanse të bëhen obez.
Dardhat janë "burim i përkryer" i fibrave, si dhe të mbushura me vitaminë C.
Vetëm një dardhë e vetme, përmban 24 për qind fibra, që janë të rekomandueshme në baza ditore – kurse ka vetëm 100 kalori.
Ky frut nuk ka yndyrë, kolesterol dhe natrium – ndërsa përmban 190 miligram kalium.
Në studimin e botuar në "Nutrition and Food Science", thuhet se njerëzit që hanë dardha, janë më të shëndetshëm dhe me shumë pak mundësi, të jenë me mbipeshë apo obezë.
Dardhat janë ushqim ideal i vjeshtës, i cili për shumë arsye duhet të konsumohet sa më shpesh. Vera pothuajse ka mbaruar, vjeshta është në prag dhe kjo është një kohë e përsosur për ta ndryshuar dietën tuaj, përkatësisht të bëni disa ndryshime në menynë tuaj.
Një mënyrë e shkëlqyeshme për ta filluar këtë është që të filloni të konsumoni dardha sa më shpesh. Pse pikërisht ato? Arsyet janë të shumta, ndërsa në vijim ju sjellim vetëm disa prej tyre.
Dardhat janë një fryt shumë i pasur më fibra. Ushqimi i pasur me fibra ndihmon në parandalimin e fryrjes, rruajtjen e nivelit të shëndetshëm të koleterinës, ndërsa fibrat janë të ndërlidhura edhe me rrezikun e reduktuar të kancerit të gjirit, sëmundjeve të zemrës dhe të diabetit të tipit 2.
Dardhat janë burim i një vargu të tërë të vitaminave, C, K, B2, B3 dhe B6.
Për gratë shtatzëna apo nënat që janë me fëmijë në gji, është e dobishme informata se dardhat përmbajnë acid folik. Sa i përket mineraleve, dardhat përmbajnë kalcium, magnez, kalium, bakër dhe mangan.
Vitamina C dhe bakri janë antioksidant, kështu që ngrënia e dardhës bën mrekulli për imunitetin tuaj.
Dardhat përmbajnë edhe mineralin bor, i cili i duhet trupit tonë për ta absorbuar kalciumin. Prandaj dardhat janë të lidhura me efektin pozitiv, kur bëhet fjalë për osteoporozën.
Dardha konsiderohet edhe një frutë hipoalergjen, që do të thotë se njerëzit që janë të ndjeshëm ndaj ushqimit mund të hanë dardha pa u frikësuar nga efektet anësore.
Ngrënia e 3 apo më shumë porcioneve të frutave në ditë, si për shembull dardhës, mund ta ulë rrezikun prej degjenerimit makular senil, i cili është shkaku më i shpeshtë i humbjes së të parit tek të moshuarit.
Kuercetina është një tjetër antioksidant që gjendet në lëvoren e dardhës, dhe ndihmon në parandalimin e kancerit deh dëmtimin e arterieve të cilat shkaktojnë sëmundje të zemrës.
Gjithashtu një studim i kohëve të fundit nga Universiteti Cornell ka zbuluar se konsumi i dardhës ndikon në parandalimin e sëmundjes Alzhejmer.