PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
16 mrekullitë e patëllxhanit
2016-02-05 09:53:31 CRI Komenti juaj Printoni

Patëllxhani apo Solanum melongena bën pjesë në familjen Solanaceae, ku futen gjithashtu domatet, specat jo djegës dhe patatet. Patëllxhanët i gjejmë në forma dhe ngjyra të ndryshme.

Kjo perime e ka origjinën nga Kina dhe më pas hyri në Afrikë e Itali si dhe u shpërnda në Europë dhe Lindjen e Mesme. Shekuj më vonë ai hyri në hemisferën perëndimore nga europianët. Sot, Italia, Turqia, Egjipti, Kina dhe Japonia janë vendet që merren me rritjen më të lartë të patllëxhanit.

Kjo perime është përbërësi kryesor në pjatat ndërkombëtare si kërri indian, patëllxhan sichuani, patëllxhan italian me parmexhan, Baba Ganoush nga Lindja e Mesme dhe sallatë marokene me patëllxhanë.

Përfitimet shëndetësore nga patëllxhani

1. Diabeti i tipit 2: Prania e fibrave dhe e karbohidrateve tek patëllxhani kontrollon përthithjen e glukozës dhe ul nivelet e glukozës në gjak, tek pacientët me diabet të tipit 2. Prezenca e fenoleve e bën këtë perime të shkëlqyer për diabetikët.

2. Shëndeti i zemrës: Kaliumi hidraton trupin dhe parandalon sëmundjet koronare të zemrës. Elementët ushqyes ndihmojnë në reduktimin e kolesterolit dhe përmirësojnë qarkullimin e gjakut. Elemente të tjera ushqyese si folatet, magnezi, kaliumi, vitamina B3 dhe B6, antioksidantët dhe beta karoteni ulin rrezikun për sëmundje zemre. Patllëxhani ka nivel tepër të ulët të yndyrës, kripës dhe kolesterolit.

3. Shëndetin e trurit: Elementet ushqyese tek kjo perime mbrojnë membranat e qelizave dhe shkatërrojnë radikalet e lira si pasojë e stresit oksidativ, si dhe mbajnë të kthjellët trurin dhe kujtesën. Vitaminat B kompleks kanë funksion çlirues kundër stresit.

4. Rregullon hekurin: Hekuri është një element tepër i rëndësishëm transportimin e oksigjenit, por nëse është me tepricë shkatërron trupin. Nasunin, tek patllëxhani ndihmon në largimin e hekurit të tepërt në trup.

5. Humbje në peshë: Patllëxhani ka përmbajtje të lartë uji, ka pak kalori dhe është një burim i shkëlqyer fibrash dietike, të cilat na bëjnë ndihemi të ngopur për një kohë të gjatë, si dhe menaxhojnë nivelet e sheqerit në gjak dhe përshpejtojnë nxjerrjen e shpejtë të toksinave. Gjithashtu forocn metabolizmin dhe bën që trupi të djegë më shpejt yndyrën, e kështu humbni më shpejt në peshë.

6. I bën mirë tretjes: Supa prej patëllxhani dhe domate hap oreksin dhe ndihmon për një sistem të shëndetshëm tretës. Antioksidantët dhe fibrat rregullojnë lëvizjen e zorrëve, po ashtu parandalojnë kanceri e zorrëve dhe lehtësojnë pasoja nga hemorroidet, koliti, gastritis dhe inflamacioni i stomakut. Supa me patllëxhan pure dhe hudhra ndihmon në largimin e infeksioneve

7. Anti bakterial: Vitamina C tek patllëxhani është një burim i mirë kundër viruseve dhe kundër bakterieve.

8. Lëkurë të pastër: Patëllxhanët janë të pasur në minerale, vitamina dhe fibra dietike. Sa më e lartë përmbajtja e ujit, aq më e hidratuar fytyra dhe pa rrudha. Antioksidantët, antocianina, veprojnë si substance kundër moshimit.

9. Forcon flokët: Mineralet, vitaminat dhe përmbajtja e lartë e ujit tek patëllxhanët ndihmon në ushqimin e skalpit, parandalon djegien e fundeve të flokëve dhe i mban flokët të shëndetshëm dhe të fortë. Enzimat ndihmojnë në stimulimin e folikulit të flokëve dhe ofrojnë shkëlqim për flokun tuaj.

10. Për shëndetin e shpretkës: Ata të cilët vuajnë nga malaria, duhet të pjekin patllëxhanë me sheqer dhe ta konsumojnë në stomak bosh çdo mëngjes që të ushqejnë shpretkën.

11. Lufton pagjumësinë: Nëse keni vështirësi të flini, hani një patllëxhan të pjekur në darkë. Nëse e bëni këtë rregullisht është provuar se kuron pagjumësinë.

12. Kundër hemorroideve: Patëllxhanët janë përdorur për mijëra vite në mjekësinë tradicionale kundër hemorroideve.

13. Parandalon kancerin e zorrës së trashë: Fibrat tek patllëxhani ulin riskun e prekjes nga kanceri i zorrës së trashë, pasi ato thithin toksinat dhe kimikatet. Antioksidanti, acidi klorogjenik, lufton radikalet e lira në trup si dhe mbron qelizat e shëndetshme nga transformimi i tyre në qeliza tumoriale.

14. Ndihmon në lënien e duhanit: Patëllxhani përmban një sasi të ulët nikotine, që ndihmon duhanpirësit në përpjekjen e tyre për të lënë duhanin

15. I mbushur me vitamina dhe minerale: Patëllxhani përmban një sasi të konsiderueshme proteinash, vitamine C dhe hekuri. Ai është gjithashtu një burim i mirë i kalciumit, kaliumit, fosforit, acidit folik dhe beta karotenit.

16. Kuron disa sëmundje: Studimet kanë treguar se patllëxhani ka veti kurative, kuron astmën, problemet me dhëmbët dhe parandalon trashjen e arterieve.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China