PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kujdesi për produktet kozmetike gjatë shtatzënisë
2016-02-01 09:12:53 CRI Komenti juaj Printoni

Gjatë shtatzënisë, brenda trupit tuaj do të ndodhin ndryshime të mëdha fizike, që shkaktojnë carje apo problem të lëkurës. Nënat e ardhme që i kushtojnë vëmendje të madhe bukurisë dhe shëndetit të lëkurës, do të përdorin me kujdes produkte kozmetike.

Përdorimi i produkteve kozmetike gjatë shtatzënisë

Gjatë kësaj faze, ndryshimet e mëdha fizike brenda nënës së ardhme do të shkaktojnë një sërë problemesh të lëkurës, si thatësi, humbje të elasticiteti, etj. Megjithëse keni lëkurë shumë të bukur dhe të shëndetshme para shtatzënisë, kjo gjë mund të mos qëndrojë e njëjtë pas shtatzënisë. Nëse nuk mnbroni lëkurën, atëherë ajo mund të përkeqësohet shpejt gjatë procesit të shtatzënisë dhe lindjes së bebes. Prandaj, grave shtatzëna u nevojten produkete të posaçme kozmetike. Por nëse përzgjidhni produkte të papërshtatshme kozmetike mud të keni alergji në lëkurë, si dhe dëmtohet shëndeti i fetusit. Prandaj, duhet t'i kushtoni vëmendje të madhe përzgjedhjes së kremerave dhe produkteve te tjera kozmetike.

Teoria e ndalimit të të gjitha artikujve kozmetikë gjatë shtatzënisë është e paarsyeshme. Produktet me cilësi të garantuar dhe të sigurt mund të përdoren plotësisht në periudhën e shtatzënisë. Por, duhet të njihni disa elemente të rrezikshme përbërëse në këto produkte:

1. Acid A, elementi i zakonshëm në produktet anti-rrudhë. Ky acid mund të shkaktojë defekte të fetusit. Nuk janë përcaktuar ndikimet të artikujve kozmetike të acidit A ndaj fetusit, pas përdorimit të tyre tek lëkura e nënës. Ju sugjerojmë të mos përdorni produkte kozmetike me këtë element gjatë shtatzënisë.

2. Oksid salicili, elementi i zakonshëm për produkte të pastrimit të lëkurës dhe asgjësimit të puçrrave të lëkurës. Konsumi në sasi të madhe mund të shkaktojë defektet e bebeve pas lindjes. Ju sugjerojmë ndalimin e produkteve të pastrimit të fytyrës dhe trupit me përmbajtje të lartë të këtij kimikati.

3. vajra esenciale, disa llojë vajërash natyrore mund të hyjnë brenda trupit të nënës, perms lëkurës. Këto vajra mund të ndikojnë tek zhvillimi i bebes.

Produkte kozmetike organike:

Sipas lëndëve të para, produktet kozmetike mund të klasifikohen si kimike (shumica e produkteve kozmetike janë prodhuar me kimikate), artikuj kozmetik natyror dhe artikuj kozmetik organik.

Produktet kozmetike organike kanë kërkesa më të rrepta dhe standarde më të larta për lëndët e parë. Produktet natyrore nuk mund të arrijnë në standardet organike. Por produktet organike patjetër mund të arrijnë në standardet natyrore, meqenëse produket organike kanë certifikatë të veçantë.

Sipas kërkesave të lëndëve të parë ndaj produkteve organike, lëndët e para të tyre duhet të kultivohen, të rriten, të nxirren dhe të prodhohen në mjedisin pa kimikate apo OMGJ. Të gjitha lëndët e para të produkteve organike duhet të certifikohen nga institucionet përkatëse.

Procesi i prodhimit të produkteve kozmetike organike kontrollohet rreptësisht. Në etiketat e tyre paraqitet përqindja e elementeve përbërëse organike.

Këto janë kërkesat për produktet kozmetike organike:

1. lëndët e para duhet të nxirren nga këto bimë: bimët e mbjella në metoda organike, bimët e egra që rriten në mjedisin organik.

2. mbrotjet e kafshëve: jo te provuara tek kafshët, pa lëndë origjinale nga kafshët.

3. lëndët e para nga minerale: lejohen kripërat joorganike dhe lëndë të para që nxirren nga minerale.

4. pa shtesa të këtyre elementeve: bojërat sintetike, bimë sintetike, produkte të nxjerrë nga nafta.

5. pa rrezatim radioaktiv: ndalohen metodat e dezinfektimit perms rrezatimeve radioaktive.

Në vendet e ndryshme, ekzistojnë shoqata përkatëse që lëshojnë certifikatën organike. Për shembull, në Francë ekziston shoqata profesionale e artikujve kozmetik organik "Ecocert". Produktet kozmetike të çertifikuara nga "Ecocert" janë produkte te garantuara kozmetike. Simboli "Bio" është për artikujt kozmetikë natyrorë, me standardin më të ulët se "Ecocert".

Disa parimet për produktet kozmetike gjatë shtatzënisë

1. Mos bëni ndryshime të mëdha në produkte kozmetike gjatë shtatzënisë, veçanësisht nëse keni përzgjedhur artikuj kozmetik të përshtatshëm dhe të garantuar për lëkurën tuaj. Shumica e produkteve kozmetike me funksionet e pastrimit të lëkurës dhe hidratimit nuk përbëjnë problem për nënat e ardhme.

2. Më mirë të mos përdorni produktet për zbardhje lëkure, anti-rrudhë, të mbushjes së poreve etj, meqenëse produktet me këto funksione përmbajnë zakonisht elemente përbërëse prej plumbit, zhive dhe hormonesh. Këto materiale mund të dëmtojnë gradualisht sistemin nervor, tretës dhe sekretimit të brendshëm të fetusit. nënat e ardhme duhet të largohen nga ato.

3. Sa më pak lyerje dhe permanent flokësh. Disa elemente përbërëse të bojërave për ngjyrosjen e flokëve mund të shkaktojnë alergjinë e lëkurës dhe dëmtimet e ndryshme ndaj rritjes së fetusit.

4. Pakësimi i përdorimit të buzëkuqit, pasi përdoren vajrat, bojërat dhe bimë të ndryshme. Sintetike. Bojërat e tij pëfshijnë metale të rënda, të cilat mund të dëmtojnë shëndetin e fetusit.

5. Më pak parfum. Gratë shtatzëna nuk duhet të përdorin parfum, pasi disa parfume përfshijnë lëndë të rrezikshme, që mund të shkaktojnë abort dhe mund të dëmtojnë shëndetin e bebes përmes ushqyerjes me gji. Më mirë që të ndalohet parfumi gjatë shtatzënisë dhe ushqyrjes së bebes me gji.

Në përgjithësi, është më mirë që të përdoren produkte kozmetike organike ose të pakësoni përdorimin e artikujve kozmetike jocilësore. (Xu Guang)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China