20160108orari_stervitje |
Kina është një vend ku nuk mungojnë stërvitjet e ndryshme. Shumë njerëz në prezantojnë rezultate të vrapimit, arritjet e stërvitjes në internet. Nëse i shihni me kujdes këto rezultate do të vini re diferencë të madhe në ditë të ndryshme. Duhet të kuptoni që nuk robotë, prandaj stërvitja duhet të përputhet me normalitetin. Cilat janë elementët konkretë që ndikojnë gjendjen e stërvitjes dhe cili është orari më i përshtatshëm gjatë ditës për stërvitje.
Ushqimi është një ndër elementet më të rëndësishëm për stërvitje. Nëse jeni i uritur apo keni ngrënë tepër shumë nuk është mirë të bëni stërvitje. Një element tjetër që ndikon tek stërvitja është cilësia e gjumit. Nuk do të keni një rezultat të mirë të vrapimit, nëse nuk keni fjetur gjumë mjaftueshëm.
Përveç ushqimeve dhe gjumit, element tjetër shumë i rëndësishëm për stërvitje është orari i aktiviteteve. Në të kaluarën, janë analizuar gjendjet e stërvitjes tek atletët në orare të ndryshme të ditës. Sipas të dhënave statistikore, shumica e atletëve kanë efektet më të mira të stërvitjes në orët para mbrëmjes, nga ora 16:00 deri në 20:00. Por biologu i Universitetit të Birmingham-it, doktor Roland Brandstaetter nuk e pranon këtë rezultat të thjeshtë të analizës. Ai beson se për persona të ndryshëm, orari i stërvitjes është i ndryshëm, meqenëse kjo lidhet ngusht me orën biologjike personale.
Për ta testuar idenë e tij, mjeku Roland Brandstaetter zgjodhi 20 lojtarë sportistë hokey dhe mati gjendjet e fizike të secilit në 6 faza brenda ditës, duke zbuluar diferencë shumë të madhe personale. Llogaritjet ai i bëri opërmes analizimeve me shkrim, orarin e pushimit etj, duke zbuluar lidhjet e ngushta mes gjendjes fizike dhe rregullave të pushimit.
Në përgjithësi, Brandstaetter i ndau këto stërivitës në 3 grupe: grupi i parë pëlqejnë të zgjohen dhe të flelë herët; grupi i dytë preferoi zgjimin e fjetjen në orët e vona; orari i pushimit të grupit të tretë ndodhet mes dy grupeve të para. Grupi i parë u quajt "lauresha", grupi i dytë "buf nate". Në këto dy grupe bëjnë pjesë 20%-25% të njerëzve, përqindja e "bufit nate" është pak më e lartë se ajo e "laureshës". Grupi i 3-të ndodhet mes 2 grupe dhe u quajt "grupi i zakonshëm".
Sipas studimeve, orari i fjetjes dhe zgjimit varet nga struktura individuale e trurit. Shkencëtarja e Universitetit RWTH të Gjermanisë, Jessica Rosenberg ka studiuar strukturat e trurit të "larureshës" dhe të "bufit nate", duke zbuluar se materia e bardhë e trurit të "bufit nate" është më e shpërndarë. Kjo strukturë mund të shkaktojë më shumë depresion. Disa shkencëtarë mendojnë se kjo është arsyja e përqindjes më të lartë të alkoolizmit dhe përdorimit të drogës në grupin e "bufit të natës".
Sipas studimeve të doktorit Roland Brandstaetter, grupi i "laureshës" ka gjendje më të mirë sportive në mesditë, por sportistët e grupit të "bufit nate" kanë më shumë energji në orën 19:00. Ai zbuloi gjithashtu se gjendja sportive e grupit të "bufit nate" ka lëvizje më të madhe në orat e ndryshme të ditës. Gjendja fizike e tyre në orën 7:00 është 26% më e dobët se ajo në orën 19:00. Por grupi i "laureshës" ka më pak energji brenda ditë, prej vetëm 7.5%. Grupi i "personave të zakonshëm" ndodhet në mes të dy grupeve të tjera. Lëvizja e gjendjes sportive e këtij grupi brenda ditës është afro 10%. Për sportistët profesional, kjo lëvizje do të shkaktojë ndikimet shumë të mëdha për rezultate dhe shfaqje sportive në ndeshje.
Sot, sportistët profesionale luajnë ndeshje zakonisht në pasdite ose mbrëmje, për t'u përshtatur me orarin e spektatorit. Prandaj shumica e sportistëve profesionalë janë detyruar ta rregullojnë orën biologjike si grupi "buf nate", megjithëse disa ndër tyre kanë lindur me orë biologjike të grupit "laureshë". Nëse rezultati i studimit të doktorit Roland Brandstaetter është i arsyeshëm, sportistët profesionalë do të kenë gjendje më të dobët sportive në mëngjes, në krahasim me atë në pasditë ose mbrëmje.
Në jetën aktuale, është shumë e vështirë që të zhvillohen studimet ndaj këtij fenomeni, por "The Major League Baseball"(MLB) na ofron një rast shumë të mirë studimi. Territori i SHBA-së ndahet në 4 zona kohore, ekzistojnë 3 orë diferencë mes bregdetit lindor dhe atij perëndimor. Çdo ekip i MLB-së do të luajë 162 ndeshje brenda çdo sezoni, të cilat do të zhvillohen në zona të ndryshme të SHBA-së. Prandaj, këto ndeshje na ofrojnë materiale të mjaftueshme për studim. 3 shkencëtarë amerikanë në Boston kanë konfirmuar këtë hipotezë mbi ndikimin e zonave të orës. Ata përzgjedhin 19 ekipe të MLB-së në bregdetin perëndimor e bregdetin lindor, të cilat janë ndarë në dy grupe. Pastaj, janë analizuar rezultatet konkrete të ndeshjeve mes tyre. Sipas të dhënave statistikore, nëse një ekip sapo shkon në bregdetin lindor nga bregdeti perëndimor, ai do të humbë mesatarisht 1.24 pikë në çdo ndeshje. Por, nëse një ekip sapo arrin në bregdetin perëndimor nga lindja, nuk ekziston ndryshimi i pikëve të humbura në ndeshje. Analistët janë të mendimit se kushtet në bregdetin lindor dhe atë perëndimor janë shumë të ngjashme, diferenca më e rëndësishme mes dy bregdeteve është diferenca e orarit, që ndikon orën biologjike të sportistëve. Sportistët që shkojnë në bregdetin lindor nga perëndimi, do të zhvillojnë ndeshje paradite sipas orës biologjike të tyre, duke ndikuar më shumë gjendjen sportive të tyre.
Mjeku Roland Brandstaetter ka shkruar një tezë mbi rezultatet e studimit dhe e publikoi në revistën "Current Biology". Ai sugjeron që sportistët profesionalë të pararregullojnë orën biologjike sipas programeve të ndeshjes, duke garantuar gjendje më të mirë sportive në ndeshje.
Për shumicën e stërvitësve amatorë, nuk ka nevojë që të rregullohet ora biolgojike e tyre për zhvillimin e aktiviteteve. Në të kundërtën, ata duhet të rregullojnë programin e stërvitjes sipas orës së tyre biologjike. Për grupin "buf nate", nuk duhet të zhvillohen aktivitete të forta gjatë paradites, por mund të marrin pjesë në stërvitjet e palestrës në pasdite. Grupi "laureshë" mund të zgjohet më herët në mëngjes për stërvitje të përshtatshme si yoga, vrap etj. (Xu Guang)