PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Mjekët kinezë rekomandojnë këto ushqime për gratë
2015-12-31 17:07:03 CRI Komenti juaj Printoni

1. Rrepa e bardhë

Rrepa e bardhë është një perime që mund të konsumohet si sallatë por edhe mund të gatuhet. Sipas Mjekësisë Tradicionale Kineze, dimri është stina më e përshtatshme për konsumin e kësaj bime. Ajo përmban shumë lëndë e minerale të rëndësishme për shëndetin. Një fjalë e urtë kineze thotë se "kur rrepa e bardhë del në treg, nuk do të ketë njerëz në farmaci". Pra, numri i pacientëve do të ulet ndjeshëm pas konsumimit të kësaj bime. Në vijim po ju paraqesim 4 efekte shëndetësore të kësaj bime.

a. Ruan freskinë e lëkurës

Rrepa e bardhë përmban shumë vitamina si A, C etj. Vitamina C ndihmon në parandalimin e plakjes së lëkurës si dhe të njollave në lëkurë. Parandalojnë zhvillimin e qelizave kancerogjene dhe arteriosklerozën.

b. Shtimi i oreksit

Rrepa e bardhë përmban vaj mustarde, enzimën e niseshtes dhe fibra të papërpunuara, të cilat mund të shtojnë oreksin, të nxitin procesin e tretjes në stomak e zorrë dhe të pushojnë kollën. Sipas teorisë së MTK-së, rrepa e bardhë mund të përdoret për mjekimin e shumë sëmundjeve dhe quhet si bimë magjike.

c. Pastrimi i zorrëve dhe nxitja e metabolizimit

Përveç vitaminave, rrepa e bardhë përmban edhe shumë fibra dietike, veçanërisht fibra bimore, të cilat mund të nxitin punën e stomakut dhe të zorrëve, duke evituar kapsllëkun dhe nxitur metabolizimin. Sipas MTK-së, pastrimi i zorrëve rregullon lëkurën dhe zhduk puçrrat në fytyrë.

d. Parandalimi i kancerit

Rrepa e bardhë përmban substanca që luftojnë kancerin. Po ashtu, enzimat e ndryshme tek kjo bimë luajnë edhe rolin e parandalimit të kancerit.

2. Xhenxhefili

Për nënat e reja, çaji me xhenxhefil është më I përshtatshmi, pasi ju ngroh trupin dhe përshpejton eleminimin e gjakut të mbetur në uterus.

Xhenxhefili është një ushqim i domosdoshëm për të gjitha gratë që kanë dhimbje apo problem me menstruacionet apo problem të tjera në organet riprodhuese.

Përveç aromës së mirë në gatim, xhenxhefili ka përfitime tepër të larta për shëndeti. Ai ka një histori të lashtë për përdeore në shumë kultura për efekte mjekësore. Për mijëra vite, mjektë kinezë dhe ata indianë e kanë përdorur xhenxhefilin si bimë shëruese.

Mjekësia kineze beson se xhenxhefili është një ushqim i mirë për sistemin e qarkullimit dhe ndihmon në ekuilibrin e forcave yin-yang në trup. Nëse këto dy forca nuk janë në ekuilibër atëherë lind sëmundja, sipas teorisë së mjekësisë kineze. Përmes ngrohjes së stomakut dhe ushqyimit të energjisë yang në shpretkë, xhenxhefili luan një rol të madh në tretjen e ushqimit, parandalon marramendjen dhe lehtëson krizat e stomakut nga I ftohti, sipas Ben Cao Jin Ji Zhu.

Ja 7 efektet terapeutike të prëdorimit të xhenxhefilit

Anti-inflamator, anti-tumor dhe anti-oxidant

Ushqen shpretkën dhe stomakun, ndihmon tretjen dhe lehtëson

marra mendjen

Zbut dhimbjen e menstruacioneve

Zbut migrenën

Ul nivelin e sheqerit dhe kolesterolit në gjak

Lehtëson astmën

Forcon imunitetin

3. Manat goji

Kokrrat "Goji" rriten në rajonet me klimë subtropikale të Kinës. Kokrrat e manit të kuq kinez i gjejmë të thata dhe në ngjyrë të kuqe.

Mani i kuq "Goji" është përdorur nga mjekët në Kinë e Indi për mbi 6000 vjet për shume probleme me shëndetin. Kinezët i përdorin këto kokrra për të kuruar sëmundje si diabeti, tensioni i lartë i gjakut, si dhe problemet me shikimin. Ashtu si dhe shumë frutat të tjera të pyllit manat goji përmbajnë një përqindje të lartë antioksidantësh, të cilët ndihmojnë në parandalimin e kancerit apo sëmundjeve të zemrës, duke eleminuaar radikalet e lira nga trupi.

Mani "goji" është i pasur me vitaminë A. Shumë studime sot e cilësojnë manin e kuq si frutin e qetësisë shpirtërore dhe mendore, të lumturisë, dhe të gjumit të mirë.

Kokrrat "Goji" kanë shije të ëmbël dhe janë me ngjyrë të kuqe të errët. Këto fruta kanë efekte tejet shëruese për trupin. Ato bëjnë pjesë në kategorinë e ushqimeve më të shëndetshme në botë. Për mbi 2 mijë vjet, kinezët kanë përdorur kokrrat "goji" për vetë të mirat që sjell ky frut në organizëm. Përfitimi kryesor që kemi nga ky frut lidhet me jetëgjatësinë, pasi përmban shumë antioksidantë. E mbron plotësisht trupin nga radikalet e lira dhe mënjanon problemet me lodhjen.

Kokrrat "Goji" stimulojnë gjendrën e hipofizës, veçanërisht hormonin e rritjes. Avantazhet kryesore që lidhen më hormonin e rritjes janë, reduktimi i nivelit të yndyrës në trup, përmirësimin e libido-s si dhe ndihmon për një rini të përjetshme.

Konsumimi i përditshëm i kokrrave "Goji" frenon problemet qe vijnë si pasojë e ekspozimit ndaj ndotësve, radikalet e lira dhe reaksionet kimike që dëmtojnë AND-në, e për pasojë sjellin mutacionin, sëmundjen e kancerit si dhe shkatërrimin e proceseve normale të funksionimit të qelizave. Këto kokrra ndihmojnë gjithashtu në dobësim, pasi e transformojnë ushqimin në energji. Mani i kuq ka aftësi të reduktojë efektet toksike të rrezatimit dhe kimioterapisë, si dhe ndihmon në luftën kundër kancerit të mushkërisë.

Po ashtu ky frut përmirëson në mënyrë efektive funksionin seksual dhe rrit nivelin e testosteronit. Është provuar të jenë një suplement i mirë për organizmin, pasi e mbron trupin nga sëmundjet.

E vërteta mbi kokrrat "Goji"

Kokrrat "Goji" janë përdorur për afro mbi 2 mijë vjet nga mjekësia tradicionale kineze. Sot është provuar se ato ndihmojnë trupin e njeriut në shumë mënyra të ndryshme. Studimet kanë treguar se këto kokrra janë një burim i shkëlqyer i polisaharideve, të cilat janë të nevojshme për mbarëvajtjen dhe mbrojtjen e sistemit imunitar. Thuhet se ato janë superushqimi më i rëndësishëm dhe më i fuqishëm në treg, për vetë numrin e lartë të të mirave që sjellin në trupin e njeriut.

Mani i kuq kinez përdoret në mjekësinë tradicionale për ruajtjen dhe sigurimin e ekuilibrit dhe harmonisë në trup. Këto kokrra ndihmojnë trupin të përshtatet më mirë me stresin dhe ndryshimet.

Disa nga përfitimet që marrim nga këto kokrra janë; përmirësimi i përceptimit mendor dhe kthjelltësia, rritje të energjisë dhe përmirësim në sistemin imunitar. Për më tepër, kokrrat "Goji" konsiderohen si antioksidantë, si dhe ndihmojnë në ruajtjen e energjisë "chi".

Disa të mira të tjera që kemi nga këto kokrra janë përmirësimi i shikimit, mbrojtja e mëlçisë, forcimi i këmbëve, përmirësimi i qarkullimit të gjakut dhe funksionit seksual. "Goji" është e pasur me antioksidantë, kryesisht me karotenoide përfshi zeaxanthin dhe beta-karotene. Karotenoidet mbrojnë nga kanceri i gjirit.

Konsumimi i rritur i alfa dhe beta-karotenit me anë të ushqimit, mund të ulë dukshëm rrezikun për kancerin e gjirit, bëjnë të ditur studimet suedeze.

Hulumtimi i cili vjen nga Instituti i Karolinës, ka përfshirë më shumë se 36,500 gra për një periudhë prej 10 vitesh dhe rezultati ka treguar se konsumimi i karotenoideve është i lidhur me incidencën më të ulët të kancerit të gjirit.

Një nga funksionet e zeaxanthin ështe aftësia e saj për të mbrojtur retinën e syrit nëpërmjet përthithjes së dritës. Zeaxanthin ështe gjithashu një antioksidant efikas që ndihmon në luftimin e toksinave të trupit. Kokrrat "Goji" mendohet se ndihmojnë gjithashtu në parandalimin e verbërisë dhe humbjes së shikimit tek të moshuarit.

Me kokrrat "Goji" mund të përgatisim caj, mund ta përdorim në supë, ose dhe në pije të tjera.

Vitet e fundit, lëngu goji është shndërruar në një pije të njohur. Ekziston një gojëdhënë ku Li Qing Yuen konsumonte përditë kokrra goji dhe jetoi deri në moshën 252-vjecare.

Për manin e kuq kinez "goji" janë kryer shumë studime të tjera, të cilat kanë treguar se ai përmban shumë antioksidantë dhe mund të frenojnë rritjen e qelizave kancerogjene, të reduktojë nivelin e sheqerit në gjak, dhe uljen e nivelit të kolesterolit.

Në mjekësinë tradicionale kineze, kokrrat "goji" përdoren në mënyra të ndryshme, bëhen çaj, hidhen në supë etj, dhe ato mund t'i gjejmë në çdo dyqan apo treg ushqimor në Kinë.

4. Susam të zi

Susami është një nga farat më të vjetra në botë me një histori mbi 5000- vjeçare. Ai është burim i shkëlqyer i kalciumit dhe magnezit, megjithatë mjekët kinezë sot theksojnë rëndësinë e madhe që ka kjo bimë për shumë probleme në organizëm. Farat e susamit mund të jenë të bardha, të zeza ose ngjyrë kafe.

Farat e susamit të zi janë përdorur tradicionalisht për shekuj me radhë në mjekësinë aziatike, po ashtu janë edhe një pjesë e pandashme e kuzhinës.

Ai përdoret përditë në gatimet e ndryshme dhe vaji i tij gjen përdorim të gjerë në sallatë. Susami, sot renditet përkrah me mjaltin, shafranin e Indisë, hudhrën, xhenxhefilin etj.

Në krahasim me susamin e bardhë, susami i zi përmban më shumë kalçium.

Susami i zi është i pasur me vitaminë B, antioksidantë, kalcium, bakër, zink, magnez, etj.

Ai përdoret për përmirësimin e shëndetit të zorrëve. Në mjekësinë kineze susami përdoret për shëndetin e veshkave dhe të mëlçisë, po ashtu dhe për problemet me tretjen.

Ai mund të përdoret gjerësisht në supa, sallata, apo dhe si dekoracion për shumë ushqime dhe ëmbëlsira.

Mjekësia kineze thekson gjithashtu se susami i zi forcon muskujt dhe kockat. Ruan shkëlqimin e flokëve si dhe shërben për një shikim të mirë. Susami i zi përmban vitaminë E dhe kalcium, si dhe përbërës të tjerë.

Farat e susamit janë përdorur për qëllime mjekësore për shkak të vetive të tyre ushqyese. Këto fara janë të pasura me kalcium, hekur, bakër, zink, proteina, fosfor, vitaminë E dhe B1, fibra dhe mangan.

Farat e susamit të freskëta janë të efektshme për të luftuar çrregullimet e zorrëve, shtojnë qumështin e gjirit te nënat e reja dhe rregullojnë ciklin menstrual.

Susami, gjithsesi, e meriton të jetë në të njëjtin grup me hudhrën, mjaltin, shafranin e Indisë, xhenxhefilin etj.

Vaji i susamit gjithashtu ka efekte tepër të mira për shëndetin, sidomos për të kontrolluar diabetin e tipit 2.

Farat e susamit janë veçanërisht të pasura me acide omega-3, acid ky që ndihmon në uljen e nivelit të kolesterolit të keq në gjak, duke ndihmuar në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare.

Susami është një burim i mirë i vitaminave B kompleks, acidi folik, vitamina B1, vitamina B6 dhe riboflavina.

Vetëm 100 g susam përmban rreth 25 për qind të kërkesës ditore për acid folik. Ky acid është i domosdoshëm për sintezën e ADN-së, si dhe tepër i i domosdoshëm për femrat shtatzënë, pasi mund të parandalohet dëmtimi trurit tek foshnjat. Acid folik përmbajnë gjithashtu kikirikët. Prandaj gjatë shtatzënisë hani kikirikë dhe gjalp kikiriku.

Kalciumi, hekuri, mangani, zinku, magnezi, seleni dhe bakri janë elementë që i gjejmë tek farat e susamit. Shumë nga këto minerale kanë rol kyç për kockat, ruajnë shëndetin e qelizave të kuqe të gjakut si dhe rregullojnë punën e muskujve dhe të zemrës.

Një nga vlerat më të mëdha të vajit të susamit është se ai përmirëson efikasitetin e ilaçeve që përdoren për të mbajtur nën kontroll diabetin e tipit 2. Nga një studim i kryer së fundmi ka rezultuar se konsumi i përditshëm i vajit të susamit ul tensionin e gjakut, nivelin e sheqerit në gjak si dhe parandalon sëmundjet e sistemit kardiovaskulare.

Susami është parë i dobishëm edhe kundër gurëzave të dhëmbëve. Prej mijëra vjet kjo farë e vogël është përdorur për ruajtjen e shëndetit të gojës. Parandalon rënien e dhëmbëve, aromën e pakëndshme të gojës, gjakderdhjen e mishit të dhëmbëve, fytin e thatë si dhe forocn mishin e dhëmbëve. Po ashtu, nga studimet ka rezultuar se vaji i susamit është i mirë për reduktimin e gurëve të dhëmbëve.

Vaji i susamit nuk përdoret vetëm për sallatë apo në gatime të ndryshme, por mund të përdoret edhe për të ushqyer lëkurën dhe për ta bërë atë sa më të shkëlqyeshme.

Falë sasisë së konsiderueshme të vitaminës E, vaji i susamit mund të parandalojë krijimin e parakohshëm të rrudhave dhe plakjen e lëkurës. Zinku në vajin e susamit lehtëson irritimin e lëkurës, shëron aknet dhe puçrrat. Po ashtu, nxit shërimin e plagëve dhe shëron çrregullimet e lëkurës.

5. Kërpudha

1.Ul tensionin e gjakut dhe kolesterolin

Ndër problemet më të përhapura sot janë problemet me tensionin e gjakut, sëmundjet e zemrës dhe kolesteroli i lartë. Megjithatë, ja ku vjen një lajm i mirë për të gjithë ata që vuajnë nga këto probleme. Konsumi i Lingzhi njihet prej shekujsh që ul kolesterolin dhe tensionin e lartë të gjakut, që do të thotë se redukton rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve kardiovaskulare.

2. Kontrollon nivelin e sheqerit në gjak

Një tjetër problem që prek shumicën e banorëve sot n lështë diabeti. Sipas studimeve ka rezultuar se kërpudha Lingzhi ofron një sërë vetish që ndihmojnë në uljen e sheqerit në gjak tek pacientët me diabet.

3. Vret qelizat e kancerit

Me shtimin e rasteve të të prekurve me kancer çdo ditë, kërpudha Lingzhi vjen si rreze shprese. Sipas një studimi kryer tek minjtë me injektimin e Lingzhi tek minjtë me kancer u zbulua se 50% e qelizave kanceroze u zvogëluan brenda 10 ditësh. Studimet e mëtejshme kanë arritur në përfundimin se Lingzhi minimizon efektet anësore të terapisë me rrezatim. Në fakt, ekstrakti i Linzhi përdoret tashmë nga kompanitë farmaceutike për parandalimin e rritjes së qelizave kanceroze.

4.Përmirëson kujtesën dhe sistemin imunitar

Lingzhi njihet gjithashtu për përmirësimin e kujtesës dhe largon problemet si,,,, harresë, lodhje mendore, stres dhe depresion. Njihet gjithashtu për efektet që ka për ta bërë më aktive mendjen dhe për përmirësimin e niveleve të energjisë në trupin e njeriut. Gjithashtu për sistemin imunitar, Lingzhi njihet për përmirësimin e tij, duke ulur riskun për shfaqjen e sëmundjeve autoimune, alergjive dhe infeksioneve.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China