PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Si të kujdesemi për shëndetin e prostatës në dimër
2015-12-25 11:11:31 CRI Komenti juaj Printoni

65-vjeçari Lao Li u shqetësua pasi kishte problemin e urinimit të shpeshtë sidomos gjatë natës. Pas kontrolleve që bëri në spital, ai vuante nga zmadhimi i prostatës. Pas përdorimit të ilaceve për një kohë të gjatë simptomat e tij u lehtësuan. Mjeku i tha se përveç trajtimeve mjekësore, masat mbrojtëse janë shumë të rëndësishme për pacientët që vuajnë nga ky problem, veçanërisht në stinën e dimrit.

Shëndeti i prostatës është tepër i rëndësishëm për burrat. Rreziku i zmadhimit të saj rritet me 40-50% tek burrat e moshës 51- 60 vjeç dhe mbi 80% tek burrat mbi 80 vjeç.

Me kalimin e moshës qelizat në gjendrat e prostatës rriten, duke shkaktuar një zmadhim të saj, që sjell probleme në urinim. Prostata zmadhohet për shkak të rritjes së hormonit mashkullor si dhe moshimit.

Prostata është një organ që gjendet përreth një organi që vlen për boshatisjen e urinës që quhet uretra. Është një nga organet kryesore të rrugëve urinare. Urina që filtrohet nga veshkat zbret në qesen e urinës nëpërmjet dy kanaleve që quhen ureter. Pra ky kanal që quhet uretra kalon nëpërmjet prostatës.

Ndaj në qoftë se është rritur organi i prostatës rruga ku kalon urina shtrëngohet dhe dalin probleme gjatë urinimit.

Përdorimi i ujit të ngrohtë

Në dimër, prostata është tepër e ndjeshme prandaj mund të keni probleme si pasojë e qarkullimit të dobët të gjakut në prostatë.

Të moshuarit duhet t'u kushtojnë vëmendje masave të mbrojtjes së ngrohtësisë, si veshja e pantallonova të trasha në dimër dhe dushi me ujë të ngrohtë.

Disa nga problemet e zmadhimit të prostatës janë probleme gjatë urinimit, apo urinim i shpeshtë, me ndërprerje etj, Është zmadhimi i prostatës një lloj kanceri?- Jo

Megjithatë zmadhimi i prostatës dhe kanceri i prostatës janë sëmundje të ndryshme. Ky problem duhet trajtuar pasi nëse jo, atëherë me kalimin e

viteve mund të shkaktojë infeksion në rrugët urinare, duke çuar në probleme me veshkat.

Konsumi i ujit në orët e përcaktuara

Për shkak të vështirësisë në urinim, disa pacientë me problemin e prostatës reduktuan sasinë e konsumit të ujit. Kjo gjë mund të përkeqësojë situatën pasi shkakton koncentrimin e urinës.

Metodat e përshtatshme për shëndetin e prostatës: konsumi i 2 litra uji në ditë, por ora e konsumit duhet të planifikohet kryesisht në mëngjes ose paradite. Pas konsumit të darkës, mos konsumoni shumë ujë për ta shmangur urinimin e shpejtë gjatë gjumit dhe për të pakësuar ngarkesën e fshikëzës së urinës.

Përveç kësaj, duhet të shmangni mbajtjen e urinës, i cili do të shkaktojë mbingarkesën e fshikëzës dhe urinim të vështirë. Pas urinimit, duhet të bëni pak shëtitje për normalizimin e gjendjes së fshikëzës dhe mos qëndroni ulur për një kohë të gjatë.

Ushqimet e lehta dhe shmangia e pijeve alkoolike

Pacientët që vuajnë nga prostata e zmadhuar duhet të shmangin pijet alkoolike, veçanërisht rakinë, pasi pijet alkoolike mund të shkaktojnë fryrjen e fshikëzës dhe përmbajtjen e urinës së tepërt në këtë pjesë të trupit. Gjithashtu ushqimet pikante, kërri dhe ushqimet e tjera mund të shkaktojnë hemorroide, kapsllëk, të cilat mund shtojnë presionin ndaj prostatës dhe vështirësojnë urinimin.

Si rezultat këto të moshuar duhet të zgjedhin ushqime të lehta si perime, fruta, drithëra të ndryshme, mjalt. Ata duhet të pakësojnë konsumin e kafesë, të ushqimeve me shije të thartë, të sheqerit, të mishit të kuq etj.

Gjithshtu temperaturat e ulëta mund të shkaktojnë probleme dhe dhimbje gjatë urinimit. Konsumoni sa më shumë ujë dhe hiqni dorë nga kripa.

Disa ushqime që ju bëjnë mirë dhe ju ndihmojnë në trajtimin e problemit.

1. Qepa dhe hudhra- Të dyja këto perime ju ndihmojnë për shëndetin e prostatës. Konsumoni qepë dhe hudhra çdo ditë.

2 - Peshku, vitaminat e tij kanë një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e organizmit.

3 - Arrat, sipas specialistëve kanë vitaminë D

4 - Domatet janë tepër të rëndësishme për konsum të përditshëm, parandalojnë kancerin e prostatës.

5 - Drithërat e ndryshme, të cilat kanë në përbërjen e tyre selen.

6 - Mishi, edhe në të gjendet seleni, por është e rekomandueshme të mos ekzagjerohet me përdorimin e tij.

7. Arrat braziliane

Arrat braziliane, ndryshe nga arrat e tjera, përmbajnë një nivel të lartë seleni, mineral ky shumë thelbësor për shëndetin e prostatës. Nëse konsumoni pak nga këto arra çdo ditë përmbushni fare mirë kërkesat ditore që ka trupi për selen. Studimet e mëparshme kanë treguar se seleni lidhet ngushtë me reduktimin e rrezikut kundër kancerit të prostatës.

Ulje e përdorimit të biçikletës si formë transporti

Sipas studimeve, mbipesha lidhet ngushtë me prostatën e zmadhuar, prandaj shtimi i stërvitjes mund të ulë peshën dhe të favorizojë shëndetin e prostatës.

Të moshuarit duhet të zgjedhin aktivitete të përshtatshme si shëtitje e lehtë e cila stimulon qarkullimin e gjakut në prostatë dhe është një aktivitet i lehtë fizik. Përveç shëtitjes këshillohet not dhe ngjitje në mal.

Por, duhet të theksojmë se pacientët që vuajnë nga prostata e zmadhuar duhet të pakësojnë shëtitjet me biçikletë, pasi ky aktivitet shton presion ndaj perineumit, si dhe fërkim të pandërprerë ndaj prostatës.

Gjatë ditës duhet të shmangni qëndrimin ulur për një kohë të gjatë, gjë që mund të çojë në daljen e hemorroideve.

Përveç kësaj, pas drekës dhe para gjumit mund të bëni vetëmasazhoni trupin tuaj.

Sipas teorisë së mjekësisë tradicionale kineze, masazhet rreth kërthizës mund të favorizon shëndetin e fshikëzës sës urinës, duke pakësuar urinën e mbetur në këtë organ. Masazhet tek perineumi mund të nxisin qarkullimin e gjakut në këtë zonë, duke pakësuar ngarkesën e prostatës. (Xu Guang)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China