20151225festat1 |
Gjatë festave të fundvitit kemi tendencë të konsumojmë lloje të ndryshme ushqimesh, duke shtuar dias kilogramë. Dietologët këshillojnë që gjatë kësaj faze të zgjidhni përbërësit që do të gatuani. Mundohuni të reduktoni yndyrën, mos përdorni përbërës me tepër kalori. Gjithashtu duhet të ulni konsumin e kripës dhe të shtoni erëza më të shëndetshme si rigon, piper, kardamon, kurkumë etj.
Mbi të gjitha theksi vihet tek ëmbëlsirat. Duhet të limitoni në maksimum konsumin e tepërt të bakllavasë apo të ëmbëlsirave të tjera me shumë sheqer dhe sherbet. Në vend të gjërave të skuqura gatuani më mirë perime në avull ose në furrë. Evitoni në maksimum patatet e skuqura dhe hamburgerët, ushqime që ju bëjnë të shtoni menjëherë në peshë.
Gjatë ditëve të festave konsumoni më tepër ujë dhe çaj. Sidomos preferohet çaji jeshil me xhenxhefil, ndihmon shumë në reduktimin e dhjamit. Një tjetër këshillë që ofrojnë dietologët është se duhet të keni kujdes me salcat. Për të ruajtur peshën tuaj gjatë festave, shmangni salcat dhe përbërësit e tjerë të ngjashëm me to, pasi kanë shumë kalori. Në tavolinën tuaj, duhet të dominojnë ushqimet e përgatitura në avull ose në zgarë.
Mjekët kinezë paralajmërojnë se personat që vuajnë nga disa sëmundje duhet të kenë kujdes me ushqimin që konsumojnë gjatë festave pasi ato mund të sjellin:
1. Hipertension:
Pas konsumit të pijeve alkoolike, fytyra bëhet e kuqe. Kjo tregon ngritjen e tensionit.
Sipas opinioneve të mjekëve, fytyra e kuqe pas konsumit të pijeve alkoolike konsiderohet si një simptomë e një trupi ë ndjeshëm ndaj alkoolit, meqenëse trupi i tyre nuk mund të asimilojë përbërësin e pijeve alkoolike, duke sjellë zgjerim të enëve të gjakut. Kjo gjë sjell probleme në qarkullimin e gjakut në organet e brendshme dhe do të shkaktojë probleme. Pra personat që skuqen në fytyrë pas konsumit të pijeve alkoolike, kanë rrezik të madh ndaj prekjes së hipertensionit, edhe po të pinë pak alkool.
Personat që vuajnë nga hipertensioni nuk duhet të konsumojnë pije alkoolike. Nëse ata pinë pak, tensioni do të ulet brenda një kohe të shkurtër dhe do të rritet më vonë. Konsumi i tepërt i pijeve alkoolike është shumë i rrezikshëm, meqenëse stimulon nervat dhe përshpejton rrahjet e zemrës, duke shkaktuar ngritjen e tensionit dhe luhatjet e tij.
2. Diabeti:
Personat e prekur nga diabeti duhet të kenë veçanërisht kujdes ndaj konsumit të ëmbëlsirave dhe ushqimeve të tjera që kanë sheqer. Gjatë festave të fundvitit ata duhet të kufizojnë konsumin e baklavasë apo ëmbëlsirave me shërbet, pasi këto ushqime janë të ëmbla dhe shkaktojë lëvizjen e pakontrolluar të sheqerit në gjak. Përveç sheqerit, personat e prekur nga diabeti duhet të kujedesen edhe për nxehtësinë e ushqimeve dhe të kufizojnë konsumin e ushqimeve me shumë kalori.
3. Sëmundjet koronare të zemrës
Gjatë festave, udhëtimet e gjata, ngacmimet emocionale etj., mund të shkaktojnë rritjen e të rrahurave të zemrës. Përveç kësaj, ngopja e tepërt mund të sjellë edhe këtë fenomen, meqenëse do të rritet shumë sasia e oksigjenit të nevojitur për metabolizmin pas një vakti të bollshëm dhe zemra duhet të punojë më shumë për të plotësuar kërkesat e trupit, duke ngarkuar zemrën. Në të njëjtën kohë, gjaku do të rrjedhë në sasi të madhe tek stomaku dhe zorra, duke pakësuar relativisht gjakun e furnizuar në zemër. Personat e prekur nga sëmundjet koronare të zemrës kanë probleme me ngushtimin e enëve të gjakut
Kina është një vend i madh dhe shumë njerëz që punojnë në metropole si Pekin, Shangai, Shenzhen etj, vijnë nga krahinat e ndryshme të vendit. Në festat e rëndësishme tradicionale kineze, shumë kinezë kthehen në vendlindje për ribashkimin me familjarët e tyre. Ky fenomen ekziston edhe në Shqipëri, ku shumë emigrantë shqiptarë kthehen në Shqipëri për të kaluar me familjarët festat e rëndësishme. Këta njerëz që punojnë dhe jetojnë larg vendlindjes, kthehen me mall tek familjarët e tyre. Familja konsiderohet si një vend për t'u relaksuar apo shplodhur por në fakt, shumë persona që kthehen në familjen e tyre mund të përballen me disa shqetësime të reja. Në këtë artikull, do të flasim për disa sugjerime mbi lehtësimin e shqetësimeve para festave.