3. Dhimbje barku
Dhimbja e barkut vjen për shumë arsye, pasi problemet e shumë organeve të brendshme(stomaku, zorrë, mëlçi, veshkë etj) mund të shkaktojnë parehati në bark. Kjo varet nga situata të ndryshme.
Dhimbja e barkut pas mbingopjes dhe konsumit të pijeve alkoolike të tepërta, ndodhet kryesisht në pjesën e sipërme të barkut dhe mund të vazhdojë për një kohë relativisht të gjatë. Ky fenomen do të shoqërohet me përziera, të vjella ose ethe dhe për këtë është mirë të drejtoheni tek mjeku.
Dhimbja e barkut pas dëmtimit apo përplasjes mund të shkaktohet nga përplasja e mëlçisë dhe shpretkës. Nëse keni marramendje apo dhimbje mund të tregojë që keni hemorragji të brendshme.
Femrat e martuara në moshën e re duhet t'i kushtojnë vëmendje rrezikut të shtatzënisë ektopike (shtatzënia jashtë mitrës), që shoqërohet me dhimbje në fund të barkut. Femrat që nuk kanë menstruation për 5-8 javë, duhet të shkojnë në spital për kontroll.
Sinjalet e hemorragjisë
Hemorragjia është sinjali i dukshëm serioz, që shumica e personave nuk mund ta shpërfillin. Gjakrrjedhja me kollë mund të vijë nga pneumonia, tuberkulozi dhe sëmundjet e tjera të mushkërisë ose të zemrës.
Hemorragjia gjatë jashtëqitjes mund të tregojë problemet e sistemit tretës, hemorroide dhe tumor në zorrë. Hemorragjia në urinë mund të tregojë gurë në veshkë, tumor në fshikëz dhe sëmundjet e tjerë në sistemin e urinar.
Në fakt, hemorragjia është sinjali për sëmundjet shumë komplekse. Mjekët do të analizojnë së bashku me sinjale të tjera të trupit. Por duhet t'i kushtohet vëmendja e madhe hemorragjisë së të moshuarve, e cila tregon sëmundjet serioze si tumor etj.
Ethe
Temperatura normale e trupit tonë qëndron në nivelin 36.1-37.2 gradë. Kur temperatura e trupit është më e lartë se 37.2 gradë, nisin ethet, të cilat në pjesën më të madhe vijnë nga gripi. Ethet zgjasin për rreth një javë. Por nëse kohëzgjatja e tye vazhdon për një kohë të gjatë, duhet t'u kushtohet vëmendje e madhe sëmundjeve infektive si tuberkulozi etj.
Këto sinjale që lëshon trupi mudn të sjellin edhe presion psikologjik. Por njohja e mëtejshme e këtyre informacioneve të trupit mund t'na ofrojë më shumë masa për mbrojtjen e shëndetit. Prandaj është mirë që të mos i neglizhoni dhe të shkoni për një vizitë kur keni simptoma të tilla për të zbuluar sëmundjet e fshehura. (Xu Guang)