20151218diabetigjumi2 |
Sipas një studimi të fundit ka një lidhje të ngushtë mes diabetit dhe kohës që flini, edhe nëse flini pak apo shumë.
Gratë në moshën mesatare, të cilat flenë rregullisht më pak se gjashtë orë kanë një rrezik më të lartë për t'u prekur nga diabeti i tipit 2, sipas një studimi të ri publikuar në revistën Diabetologia. Por lajmi nuk mbaron këtu: Ato gra që i shtojnë 2 orë gjumit të tyre në ditë shtojnë gjithashtu rrezikun për diabet.
Diabetikët njihen për gjumin e dobët që bëjnë apo për të rënë në gjumë. Sipas të dhënave, 63 për qind e amerikanëve nuk flenë aq sa duhet. Obeziteti lidhet kryesisht me gërhitjen apo apnea-n. Obeziteti shton riskun për diabet, sëmundje zemre, artrit etj.
Si të flini më mirë?
• Ushqimet gjumëndjellëse, puna mendore dhe gjetja e jastëkut perfekt për ju –ja këshillat e ekspertëve
•Frika e të qëndruarit natën pa vënë gjumë në sy mund të jetë fatale për disa
•Krijoni parajsën tuaj të qetësisë në dhomë
•Ndryshoni dyshekun tuaj çdo 7 vjet
•Asnjëherë mos shkoni në shtrat të uritur
Dr Guy Meadows një specialist që merret me terapitë kundër pagjumësisë
1. Arsyetoni
Shumë prej nesh që kanë vështirësi për të fjetur mendojnë vazhdimisht për disfatat e së kaluarës dhe merakosen për të ardhmen. Në kokën e tyre mbizotëron frika se nuk do t'i zërë gjumi dhe kjo u kthehet në një shprehi, ku truri e përsërit këtë gjë çdo natë. Në vend të këtyre shqetësimeve, fokusoheni tek momenti i tanishëm dhe kjo do të largojë stresin dhe shqetësimin tuaj. Bëhuni vëzhgues i emocioneve tuaja dhe mundohuni të kontrolloni mendimet dhe ndjenjat: si psh, përqëndrohuni tek frymëmarrja juaj apo tek tik-taku i orës së murit.
2. Mirëpritini mendimet dhe emocionet tuaja
Ju duhet të kuptoni që ndoshta po kaloni një gjendje ankthi apo stresi dhe duhet t'i mirëprisni këto ndjenja. Përpiquni që të krijoni një dialog me mendimet tuaja– psh: "Oh , ja ku po afrohet mendimi se une nuk do fle dot sonte. OK, mirëserdhe!" Pra, shihini mendimet tuaja me një tjetër këndvështrim, mundohuni kalojini me sportivitet dhe në këtë mënyrë nuk do mbizotëroheni nga to, por do t'i shtypni.
3. Shkruani çdo gjë që ju kalon në mendje, pasi kjo bën që truri juaj të shkojë në gjendjen neutrale (REX)
4 Jeto jetën
Jetoje jetën-Frika se nuk do të të zërë gjumi mund të bëjë që mos të të zërë gjumi me të vërtetë: Kjo gjë jo vetëm që ju lë të dërrmuar ditën tjetër, por ju shton dhe nivelin e ankthit. Ndërmerrni hapa të vogla çdo ditë dhe mësoni gjëra të reja. Mundohuni të jeni të lumtur, pasi një "tru i lumtur" fle mirë.
5 Ruani të njejtin orar
Të shkosh për të fjetur dhe të zgjohesh në mëngjes në të njejtin orar nxit gjumin. Trupi dhe truri përgatiten për këtë orar dhe nisin aktivizimin, prandaj mund të flini më mirë në të njejtën orë. Megjithatë duhet të qëndroni fleksibël, pasi nëse planet ndryshojnë do të keni ankth.
6 Mos bëni luftë me gjumin
Kjo gjë vetëm sa do t'ju mbajë më shumë pa gjumë. Hiqni dorë nga meraqet, dhe mundohuni të krijoni paqe mendore dhe fizike, vetëm kështu mund të flini në mënyrë të natyrshme.
7 Ndërtoni parajsën tuaj
Dhoma juaj e gjumit duhet të jetë një ambjent i qetë, e ajrosur mirë, pa dritë të fortë dhe pa zhurmë dhe e sistemuar mirë. Nuk duhet të mbani shumë pajisje teknologjike apo wifi në dhomë, mundohuni të përjashtoni televizorin, gjithashtu pajisjet e dhomës duhet të jenë dru i mirë dhe nuk duhet të mbani gjëra plastike apo lule në dhomë. Koka ku flini duhet të jetë drejtuar nga lindja dhe nëse hyn shumë dritë në dhomën tuaj mundohuni që perdet të jenë të mbyllura në darkë.
Temperatura e dhomës duhet të varjojë nga 16-18 gradë celcius, pasi në këtë mënyrë çlirohet më mire hormoni i gjumit, melatonina.
8. Kur blini një krevat provojeni në fillim
Kur shkoni për të blerë jë shtrat mire është që ta provoni më parë. Dysheku ku flini ka shumë rëndësi, Është shumë me rëndësi që ju të ndërroni dyshekun tuaj çdo 7 vjet
Nëse zgjoheni në mëngjes me gjymtyrë të lodhura dhe dhembje në to apo në gjysmë të natës zgjoheni dhe ndjeni se gjymtyrët të janë mpirë dhe rënduar, duhet të ndërroni dyshekun, me siguri ka diçka që nuk shkon me të.
9. Kontrolloni pozicionin e gjumit
Ne kalojmë një të tretën e jetës sonë në gjumë dhe pozicioni i gjumit ka shumë rëndësi. Edhe pse ndoshta gjatë gjumin nuk mund të jeni të ndërgjegjshëm për pozicionin tuaj të fjetjes, të paktën blini dyshekun dhe jastëkun e duhur.