20151211dobesimpsikologjik |
Për të humbur në peshë duhet të impenjoheni me shumë seriozitet, sidomos nëse kilogramët që doni të humbisni janë të shumtë. Përveç dietës dhe një aktiviteti fizik të moderuar duhet parë edhe nëse jeni të motivuar psikologjikisht:
1. Nuk jeni të duruar
Shumë prej nesh duam të dobësohemi sa hap e mbyll sytë, por ky proces kërkon një kohë më të gjatë. Tregohuni të duruar, rrëzimi i një kg brenda 2 javësh është i këshillueshëm.
Mos u peshoni çdo ditë dhe mos provoni parakohe rroba me masa më të vogël. Këto veprime mund t'ju ngjallin ndjenjën e dështimit dhe depresionit, të cilat mund të shkaktojnë mbingrënien.
Kur nisni një dietë mendoni se mund te humbisni peshë menjëherë. Në të vërtetë bëhet fjalë për një proces gradual që shpesh parashikon edhe faza të ndryshme. Për shembull, zakonisht ndodh që të humbisni peshë në fillim te dietës dhe me pas jo. Kjo mund të ndodhë për dy motive. Ne fillimi të dietës humbisni fillimisht lëngjet se sa yndyra, por edhe sepse trupi tenton te mësohet me regjimin e ri dietik.
2. Cili është motivi i dobësimit
Kur vendosni të mbani dietë duhet ta bëni këtë për veten tuaj dhe zgjidhja për të humbur peshë të jetë mbi të gjitha personale.
Gjithashtu duhet t'i bëni vetes një pyetje. Cila është arsyeja për dobësim, për t'u dukur elegante në rrobat që vesh apo për një shëndet më të mirë. Shumë persona kanë objektiva të parealizueshme të dobësimit. Më parë, duhet të pranojmë kushtet e lindura të trupit dhe më pas mund të vendosni objektiva të përshtatshme.
3. Mbajtja shënim e ushqimeve që konsumoni
"Nuk e di përse kam vendosur dhjam, nuk e kam tepruar me ushqimin."
Shumë persona thonë këto fjalë, por ata harrojnë ushqimet e vogla që hanë gjatë ditës si çokollata, ëmbëlsira etj. Për këtë duhet të bëni kujdes, nëse keni vendosur ta mbani dietën mos e prishni me çokollata, biskota etj. Për këtë këshillohet të mbani shënime se çfarë hani gjatë një dite dhe më pas të analizoni. Me këtë veprim do të ndërgjegjësoheni dhe do të kuptoni pse nuk humbni kilet e tepërta.
4. I riktheheni zakoneve të vjetra
Mund të zhytemi në mënyrë të pandërgjegjshme në zakonet e kaluara, sidomos për ushqimin. Në fakt, ngrënia nuk bëhet vetëm për të mbushur stomakun, por edhe për të marrë elementet ushqyese që i neojiten trupit të funksionojë normalisht. Kur udhëtoni mund të ndryshoni me lehtësi zakonin e dietës, meqenëse shkoni në një ambient të ri dhe përballeni më më pak presion gjatë ditës. Në një mjedis të ri, mund të hiqni dorë më shpejt zakonet e vjetra.
5. Nisni me hapa të vegjël
Shumë thonë çdo ditë se do të dobësohen, por faktikisht nuk bëjnë asgjë për këtë. Specialistët theksojnë se duhet të keni një program konkret. Niseni me hapa të vegjël në fillim, si psh mos konsumoni sheqer, ose mos konsumoni ushqimet me përmbajtje të lartë yndyre, ose niseni javën duke i thënë vetes: këtë javë do të bëj vrap 1 orë në ditë. Me këto vendime mund të fitoni vetëkontroll dhe pak nga pak të arrini endrrën tuaj.
Konsumoni më shumë perime dhe fruta për të ushqimeve me kalori të larta. Merruni me një sport që ju jep kënaqësi
6. Mos i merrni seriozisht dështimet për dobësim
Nëse përballeni me vështirësi ose dështim në planin e dobësimit, mos e trajtoni si humbje serioze. Autokritika e madhe në këtë fazë nuk ndihmon aspak. Humori jo i mirë mund të shkaktojnë mbingrënie. Duhet t'i thoni vetes: çdo ditë është një ditë e re, nis një plan i ri. Mbani një qëndrim pozitiv për t'ja dalë mbanë çdo sfide.
Përveç kësaj, mos hartoni një plan të rreptë dobësimi. Adaptimi me ndryshimin e regjimit ushqimore apo dietës kërkon kohë të gjatë, madje gjysmë viti.
7. Metodat praktike për uljen e sasisë së ushqimeve
Duhet të hartoni disa rregulla për ngrënien: mos hani vakte duket parë televizor apo duke lexuar librat, meqenëse shpërndarja e vëmendjeve gjatë ngrënies mund të shkaktojë mbingrënie në mënyrë të pandërgjegjshme. Përveç kësaj, ky zakon i keq nuk favorizon shëndetin e sistemit tretës.
Për çdo orë mund të pini një gotë çaj ose ujë, që mund të shkaktojë ndjenjën e ngopjes. Mundohuni të largoni ushqimet me sheqer apo të vogla që hapin dhe më shumë oreksin. Pra mundohuni mos mbani ushqime vend e pa vend pasi do të lindi edhe më tepër dëshira për të ngrënë.
8. Shpërblejeni veten sa herë që rrëzoni kile
Çdo person ka inerci. Trupi dhe ndërgjegjja jonë dëshirojnë të kthehen në gjendjen e mëparshme pas ndryshimit. Prandaj, duhet ta shpërbleni veten për çdo arritje të vogël në planin e dobësimit. Për shembull, shkuarja në kinema , bëerja e rrobave, udhëtimi në ndonjë vend apo një kafe me miqtë. Këto aktivitete mund t'ju sjellin kënaqësi, por kujdes nëse dilni për drekë apo një drekë të shijshme në restorant. (Xu Guang)
Nuk lejohet përdorimi i këtij artikulli pa lejen e redaksisë.
Në raste referimi nga ky artikull, ju lutemi shoqëroheni atë me burimin përkatës!