20151106optimizm |
Ka shumë të sëmurë sot me kancer që besojnë se nëse mbajnë një qëndrim optimist do të kenë mundësi më të madhe për të fituar betejën ndaj kancerit. Por a ka bazë shkencore kjo ide?
Ndër pacientët e prekur nga kanceri ekzistojnë dy koncepte të ndryshme, por tepër popullore: E para është se shumë pacientë frymëzohen nga optimizmi i pacientëve që kanë mposhtur kancerin dhe vendosin të vazhdojnë luftën ndaj kësaj sëmundjeje. E dyta, disa pacientë që bëhen më të ndjeshëm për shkak të sëmundjeve, do të bëjnë autokritikë. Ata dyshojnë se janë vetë ata që ia kanë shkaktuar organizmit këtë sëmundje si pasojë e stresit apo stilit jo të mirë të jetesës.
A ndikon stresi apo jo?
Shumë njerëzit sot besojnë se kanceri sulmon më shpesh personat me një lloj të veçantë karakteri ose me gjendje të keqe psikologjike: si nervozizëm, gjaknxehtësi, etj. Por a ka bazë shkencore kjo ide?
Sipas Shoqatës Amerikaen të Kancerit mbi lidhjet e gjendjes psikologjike me kancerin:
Nga analizat dhe rezultatet është me rëndësi jetike që të rregullohet humori dhe gjendja psikologjike. Metodat për lehtësimin e presionin dhe përmirësimin e marrëdhëniet ndërpersonale mund t'i ndihmojnë pacientët të ruajnë një qëndrim optimist dhe të përmirësojnë cilësinë e jetës së tyre. Megjithatë, nuk ekzistojnë prova të mirëfillta që tregojnë se rregullimi psikologjik mund të ulin rrezikun e prekjes nga kanceri, të parandalojnë përsëritjen e tij ose të zgjasë jetën e pacientëve. Por, kjo analizë nuk mund të pohojë vlerat e përkrahjes së grupit, meditimit, metodave për lehtësimin e presionit dhe ndërhyrjes psikologjike. Këto metoda mund të lehtësojnë presion shpirtëror dhe humorin negativ të shkaktuar nga kjo sëmundje.
Për kësaj, shumë njerëz besojnë se grupi i personave të mbyllur në vetvete kanë rrezik më të lartë për t'u prekur nga kanceri. Ata mendojnë se këto lloj njerëzish pas diagnostikimit me kancer do të vdesin më shpejt.
Për këtë opinion, Shoqata Amerikane e Kancerit thotë se shumica e studimeve në këtë fushë tregojnë se nuk ekziston lidhja e karakterit me kancerin. Por një pjesë të studimeve deklarojnë këtë lidhje mes karakterit dhe kancerit. Shkencëtarët vunë në dukje se këto studime nuk janë të mjaftueshme. Rezultatet e këtyre studimeve vijnë nga përqindjet e rastësishme. Në të njëjtën kohë, disa revista akademike preferojnë publikimin e artikujve mbi lidhjet mes karakterit dhe kancerit, meqenëse këta artikuj tërheqin vëmendjen e lexuesve.
Në vitin 2010, u publikua rezultati i programit të studimit shkencor mbi këtë lidhje me projektim më të mirë dhe me përmasë më të madhe, duke iu referuar 60 mijë objekteve të studimit për një periudhë të paktën 30-vjeçare. Ky program ka marrë parasysh plotësisht elementet e tjera të kancerit si pirja e duhanit, përdorimi i pijeve alkoolike etj. Por në këtë program, nuk është zbuluar aspak lidhjet mes karakterit dhe rreziqeve të përgjithshme të kancerit.
Nëse jeni optimist a do të shëroheni nga kanceri?
Pacientët e prekur nga kanceri mund ta detyrojnë vetën që të ruajnë gjithnjë një qëndrim optimist. Por. ky është i pamundshëm. Në fakt, pikëllimi, depresioni, ndjenja e fajit, frika, ankthi dhe ndryshimet e tjera psikologjike janë fenomene të zakonshme tek shumë njerëz.
Për ta studiuar lidhjen mes gjendjes psikologjike dhe mbijetesën e pacientëve të prekura nga kanceri, shkencëtarët kanë vëzhguar gjendjet emocionale të pacientëve me kancer në tru dhe qafë. Sipas nivelit të njohjes mbi lindjen dhe zhvillimin e kancerit, nuk duhet të besojmë se emocionet negative do të shkaktojnë ose përkeqësojnë kancerin.
Ndërhyrjet psikologjike mund të zgjatin kohën e mbijetesës së pacientëve të kancerit?
Rezultatet e studimit në fushat e trajtimeve psikologjike dhe metodat e lehtësimit të presionit janë shumë të ndërlikuara. Këto fenomene shqetësojnë studiuesit dhe pacientët me kancer. Për shembull, në vitin 1989, David Spiegel dhe kolegët e tij zbuluan një lidhje të vogël mes ndërhyrjeve psikologjike dhe kohës së mbijetesës. Por, programet e tjera mbi këtë objekt nuk e treguan këtë lidhje.
Në vitin 2007, David Spiegel zhvilloi studime të përsëritura mbi pacientët e tjerë. Por rezultati i këtij programi tregoi se jeta e pacientëve që pranuan ndërhyrjet psikologjike është përmirësuar, por nuk ekziston lidhje e dukshme në kohën e mbijetesës.
Sipas studimeve prej dhjetra vitesh, shërbimet e ofruara nga grupi i vullnetarëve ndaj pacientëve të kancerit mund të lehtësojnë presion, shqetësim, lodhje dhe fenomene të tjera, duke pakësuar përqindjen e depresionit. Grupi i vullnetarëve mund të përmirësojë cilësinë e jetës së pacientëve me kancer. Por provat e tanishme shkencore nuk mund të përkrahin opinionin që jeta e pacientëve të kancerit mund të zgjatet përmes shërbimeve të grupit të vullnetarëve dhe metodave të tjera të ndërhyrjeve psikologjike.
Përkrahjet emocionale dhe metodat për përmirësimin e shëndetit shpirtëror
Kanceri jo vetëm dëmton trupin tonë, por edhe ndikon tek humori dhe ndjenjat. Nuk propozojmë që të ndërmerret si metoda e vetme kundër kancerit, trajtimi psikologjik. Por metodat e ndërhyrjes psikologjike dhe përkrahjet emocionale mund të ndihmojnë këta pacientë dhe familjarët e tyre, ta përballojnë kancerin dhe të pranojnë trajtimet përkatëse mjekësore ndaj tij. Pacientët mund të komunikojnë me grupin e vullnetarëve, grupin e pacientëve që i kanë mbijetuar dhe janë shëruar nga kanceri. Këto komunikime mund t'i ndihmojnë të përballojnë diagnozën e kancerit dhe afatin e trajtimit.
Humori, gjendja psikologjike dhe emocionale e pacientëve mund të ndryshohet çdo ditë si dhe çdo orë. Por duhet të dini se ky është fenomeni i zakonshëm. Shumica e pacientëve me kancer mund të përballen me realitetin dhe sëmundjen dhe të vazhdojnë udhërimin e jetës. Por disa pacientëve u nevojitet ndihma nga grupi i vullnetarëve ose specialistët në fushën e shëndetit psikologjik.(Xu Guang)