20151106shenjat_pj1 |
Pjesa më e madhe e njerëzve sot nuk kanë vetvlerësim të lartë për veten, por ka dhe nga ata individë që janë të veçantë, por nuk e kuptojnë që janë të tillë. Dhe….. kjo gjë vjen se në jetën tonë ka shumë njerëz që na nënvlerësojnë ose na bëjnë të ndihemi të pavlefshëm dhe të pasigurt.
"Kur isha adoleshent isha i pasigurt. Nuk guxoja për gjëra të reja. Isha i bindur që nuk kisha talent për asgjë. Dhe ai mendim më vodhi të gjitha ambiciet." – Johnny Depp
Ka shumë prej jush që janë të veçantë, por thjesht nuk e dinë. Edhe nëse ju nuk shpëtoni jetë njerëzish çdo ditë, apo nuk keni doktoraturë, kjo nuk do të thotë se nuk jeni i veçantë. Të qënit i veçantë mund të nënkuptojë shumë gjëra, si psh të dalësh vullnetar për diçka, të ndihmosh një mik, t'i qëndrosh pranë dikujt në një moment të vështirë, etj. Ja 10 shenja që tregojnë se jeni unikë
1. Gjithmonë mendoni se duhet të mësoni ende
Sokrati ka thënë -"Unë di një gjë, që s'di asgjë"
Nëse jeni njeri i veçantë ju nuk jeni arrogant si shumë njerëz, dhe keni interes për gjërat që ndodhin nëpër botë. Gjithashtu, jeni kuriozë dhe gjithnjë mendoni se duhet të mësoni gjëra të reja ose të përmirësoni aftësitë.
2. Jeni bujar me të tjerët
Kur takoheni me njerëz të rinj ose dhe kur qëndroni në shoqërinë e miqve apo të kolegëve ju keni një qëndrim pozitiv, qeshni dhe jeni bujar, vetëm sepse nuk ka arsye që të jeni negativë dhe t'i trajtoni njerëzit si të pa rëndësishëm. Mos imitoni ata persona që janë të pasjellshëm apo që nuk qeshin kurrë, vetëm se ata janë të fuqishëm. Këto lloj njerëzish kanë shumë probleme të brendshme të pazgjidhura, që i kanë ndrydhur për një kohë të gjatë. Mënyra se si silleni ndaj të tjerëve, nëse kjo mënyrë është pozitive dhe me dashamirësi, ju bën të veçantë.
3. I kuptoni emocionet e të tjerëve
Nuk e kuptoni se si ka mundësi, por kur dikush flet për jetën e tij personale dhe eksperiencat e jetës, duke ndarë sekrete me ju, menjëherë e kuptoni se si ndihet ai person. Kur dikush ju thotë "Jam mirë" ju jeni në gjendje ta kuptoni nëse kjo është e vërtetë ose jo, pasi këta persona edhe pse thonë janë mirë, ndoshta zëri i tradhton apo shprehitë e fytyrës. Megjithatë, ju i dëgjoni deri në fund dhe i lejoni të shprehen.
4.Ju pëlqen muzika
"Një gjë e mirë për muzikën, kur të godet, nuk ndjen dhimbje." – Bob Marley
Truri juaj është tepër i ndjeshëm ndaj muzikës. Njerëzit e veçantë dëgjojnë muzikë çdo ditë, pasi i qetëson dhe i frymëzon. Emocionet mund të jenë të mira ose jo, por atë janë tepër të forta.
5. Ju dëgjoni
"Më pëlqen të dëgjoj. Kam mësuar shumë vetëm duke dëgjuar me kujdes. Shumica e njerëzve nuk dëgjojnë asnjëherë." – Ernest Hemingway
Kjo është një cilësi e rrallë tek njerëzit. Sot gjithnjë e më shumë njerëz kanë tendencë të flasin për veten për orë të tëra, pa respektuar të tjerët. Në të kundërt, ju jeni një individ që e dëgjoni bashkëbiseduesin me vëmendje dhe nuk e ndërprisni.
6. Ju pëlqen t'i bëni të tjerët të lumtur
Ndjeheni mirë kur bëni dikë të lumtur ose kur shpenzoni kohë duke menduar si t'i bëni të tjerët të qeshin ose të kalojnë një çast të këndshëm. Kjo mund të jetë një dhuratë e bukur, një buzëqeshje apo një surprizë.
7. Jeni njeri pozitiv
"Besoj me të vërtetë se çdo person që takojmë apo çdo gjë që bëjmë ndodh për një arsye. Asgjë nuk është e rastësishme; ne jemi të gjithë mësues – nëse i kushtojmë vëmendje mësimeve që mësojmë, u besojmë instikteve tona dhe nuk kemi frikë të marrim përsipër rreziqe, ndodhin mrekullira." – Marla Gibbs
Nëse jeni një njeri i veçantë ju keni një qëndrim pozitiv edhe nëse përballeni me sfida qëndroni pozitiv. Nuk i gjykoni të tjerët dhe mendoni që njerëzit janë të mirë. Kjo gjë mund t'ju zhgënjejë shpeshherë, por kështu jeni ndërtuar.
8. Keni synime në jetë
Ju e dini se çfarë kërkoni nga vetja dhe me mençuri keni planifikuar mënyrat si do i arrini qëllimet në jetë. Ju nuk qëndroni në vend, por veproni dhe e dini se ku po shkoni. Gjithashtu, nuk i lini të tjerët t'ju shkurajojnë.
9. Keni ëndrra
Jeni ambiciozë dhe kjo ju jep forcë për të vazhduar përpara, ju motivon dhe ju ndihmon të përballoni sfidat. Ju nuk zbrapseni nga pengesat që ju dalin përpara, nuk lejoni që t'ju friksësojë asgjë dhe ëndërroni shumë dhe vizualizoni të ardhmen.
10. Ju pëlqen të udhëtoni dhe të mësoni nga kulturat e tjera
"Udhëtimi është e vetmja gjë që ju bën më të pasur" – Anonim
Ju besoni tek forca e kulturave të ndryshme dhe jeni kureshtarë për kulturat e tjera, për arkitekurën dhe për shumë fusha të tjera të jetës. Ju mësoni nga kulturat e tjera dhe nga përvojat e tyre. Ju pëlqen të shoqëroheni dhe komunikoni me të tjerët, të cilët kanë përvojë dhe kulturë, shoqëri, fe apo qytetërim të ndryshme nga ju dhe jeni të lumtur të ndani me këta njerëz nga kultura juaj.