PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Receta shtëpie kundër thinjave
2015-10-31 13:43:22 CRI Komenti juaj Printoni

Si t'ja bëjmë me thinjat kur jemi shtatzënë?

Kate Middleton është një nga femrat që përndiqet më shumë nga paparacët. Gjatë daljes së saj në publik, ajo shihet në detaje. Mediat britanike kanë shkruar se i kanë dalë thinjat.

Sipas Daily Mail, e cila ka qenë e para që është marrë me një gjetje të tillë, shkruan se dukesha ka zgjedhur që të ndalë të gjitha trajtimet e bukurisë, siç janë edhe lyerja e flokëve për shkak të fëmijës që ka në bark

Por ata thonë se ajo duhet të lyejë flokët me përbërës natyralë, e pa amoniak, sepse Kate Middleton nuk është një femër si gjithë të tjerat.

Megjithatë shumë femra sot nuk preferojnë të rrezikojnë me bojërat pa amoniak dhe janë gjithmonë në kërkim të metodave natyrale për flokët e tyre.

Disa nga recetat në kushtet e shtëpisë për të mbuluar thinjat përfshijnë përdorimin e disa përbërsve natyralë si kënaja, çaji i zi dhe kripa, xhenxhefili dhe mjalti, susami, bima kineze Ho Shou Wu, etj.

Mënyra të tjera kundër thinjave janë konsumi i proteinave, hekurit, vitaminave dhe vajit të arrës së kokosit.

Pse thinjemi?

Floku është një biomaterial i përbërë nga proteina që quhet keratinë. Floku rritet nga folikuli. Sa më e madhe prania e melaninës, aq më e errët është ngjyra e flokut.

Zakonisht floku nis të zbardhet rreth moshës 35-vjeçare. Megjithatë tek disa ky proces nis shumë më herët e për disa të tjerë pas të dyzetave. Kjo varet nga shumë faktorë, përfshi atë genetik, nivelin e stresit, ushqimi etj.

Pjesa më e madhe e njerëzve i konsiderojnë thinjat si tregues i plakjes.

Shkaqet e thinjave

Flokët e thinjur jo gjithmonë janë shenjë e plakjes. Megjithatë, të gjithë e dimë se thinjat janë të pashmangshme me kalimin e moshës.

Thinjat dalin për shkak të humbjes së melaninës në flokë, humbje që shkaktohet nga një deficit në prodhimin e melanociteve.

Shkencëtarët historikisht kanë bërë hulumtime të hollësishme rreth thinjave, dhe kanë zbuluar më në fund rrënjët e këtij problemi. Qimet e marrin ngjyrën prej pigmentit që quhet melanin, i cili prodhohet nga qelizat melankolite në folikulat e qimeve.

Të dhënat sugjerojnë se dëmtimi i ADN-së dhe grumbullimi i peroksidit të hidrogjenit në folikulat e qimeve janë shkaqe të mundshme të dëmtimit të prodhimit të melaninës. Pa melaninën, qimja e re që rritet nuk përmban pigment, dhe ajo del e bardhë, gri ose në ngjyrë argjendi.

Disa njerëz fillojnë të thinjen shpejt, madje që në moshën e adoleshencës. Fillimi i thinjave zakonisht përcaktohet nga gjenetika, pra, nëse nëna apo babai juaj është thinjur herët, edhe ju do të thinjeni afërsisht në të njëjtën periudhë të jetës

Stresi: Stresi çon në zbardhje të parakohshme të flokut.

Sëmundjet: Thinjat e parakohshme mund të jenë shenjë e disa sëmundjeve në trup si hipertiroidja, anemia etj.

Dieta e varfër: Një rol shumë të madh në parandalimin e flokëve të bardhë luan mënyra si ushqehemi. Mungesa e vitaminës B12, hekuri, dhe jodi konsiderohen si arsyet për zbardhjen e flokut. Gjithashtu mungesa e proteinave çon në thinjen e flokut. Çaji, kafeja dhe duhanpirja çojnë në thinjen e parakohshme të flokut.

Lyerja e flokëve dhe uji tepër i nxehtë: Përdorimi i kimikateve dhe uji shumë i nxehtë janë faktorë që çojnë në thinjen e parakohshme të flokut.

Receta natyrale kundër zbardhjes së flokut

Sot qarkullojnë shumë mënyra kundrë këtij problem që mund t'i bëni vetë pa shumë shpenzime dhe pa shkatërruar flokun me kimikate

Marrja e proteinave: Meqënëse floku përbëhet nga një protein e quajtur keratin, një dietë e pasur me proteina ndihmon në rritjen e shëndetshme të flokut. Proteinat i gjejmë tek veza, mishi thjerrzat etj.

Vitaminat dhe mineralet: Vitamina A, B12, hekuri, bakri dhe zinku janë disa nga ushqyesit më të rëndësishëm. Mungesa e tyre çon në zbardhjen e flokut. Ushqimet si mishi, peshku, arrat, legumet, etj janë burim i mirë i këtyre mineraleve dhe vitaminave.

Jodi: Jodi është tepër i rëndësishëm kur bëhet fjala për thinjat. Jodi është një element që ndikon gjendrat tiroide. Çdo sëmudje apo problem me gjendrat tiroide mund të çojë në thinje të flokut. Jodin e gjejmë tek kripa, bananet, karotat dhe peshku.

Amla: Ky frut në Indi konsiderohet si fruit që bën mrekulli dhe në mjekësinë indiane përdoret për trajtimin e shumë problemeve. Nëse pluhurin e kërij fruit e përzjeni me vajin e arrës së kokosit dhe e aplikoni në skalpin e kokës kjo pengon zbardhjen e flokut. Konsumi I amlës rrit flokët dhe gjithashtu është i mirë për tretje, rrugë te frymëmarrjes, lufton diabetin, sëmundjet zemrës, diarrenë dhe dizanterinë.

Çaj izi dhe kripë: Nëse aplikoni çaj të zi dhe kripë në flokë atëherë do mbuloni thinjat, por këtë gjë duhet ta bëni disa herë. Tek disa persona efektet mund të mos jenë të menjëhershme. Për këtë recetë merrni një filxhan çaj të zi të forte dhe shtojini një lugë kripë. Aplikojeni në rrënjë të ftohtë. Lëreni për rreth 1 orë dhe më pas shplani flokët pa i larë me shampo.

Vaj i arrës së kokosit: Shumë njerëz besojnë se ky është një truk i vjetër i gjysheve, por studimet kanë treguar se aplikimi i rregullt i këtij vaji në flokë ndihmon shëndetin e tyre dhe parandalon thinjat.

Evitoni stresin: Stresi është një faktor që çon në zbardhjen e flokut. Evitoni stresin dhe në këtë mënyrë do të parandaloni apo ngadalësoni procesin e thinjes. Bëni ushtrime të rregullta, merruni me meditim, shpenzoni kohë me familjen dhe miqtë dhe dilni në natyrë.

Kënaja: Aplikimi i kënasë mbi flokë është një tjetër mënyrë natyrale për të mbuluar thinjat. Kënaja gjithashtu ka veti të ushqejë flokët pasi nuk përmban kimikate dhe ka bazë bimore, Nuk ka efekte anësore dhe ndihmon në shkëlqimin e flokut

Kënaja do të dale e kuqe në flokët tuaj. Sa më e hapur të jetë ngjyra e flokut tuaj, ose sa më shumë thinja të keni aq më e çelët do jetë ngjyra e kuqe e kënasë.

Xhenxhefil me mjalt: Konsumi i xhenxhefilit me mjalt mendohet se trajton flokët e bardhë dhe kjo përzierje vjen nga mjekësia tradicionale kineze.

Susami: Farat e susamit, sidomos susamit të zi dhe vajit të susamit konsiderohen si shumë të efektshme kundër thinjave sipas mjekësisë indiane dhe kineze. Masazhoni skalpin me vaj susami dhe përdoreni më shumë në dietën tuaj.

Çfarë duhet të evitoni: Duhanin, çajin dhe konsumin e kafesë, përdorimin e detergjentëve të forte dhe larjen e kokës me ujë shumë të nxehtë.

Parandalimi i thinjave

Ushqehuni me një dietë të shëndetshme. Diet aka rol shumë të madh në shëndetin e flokëve, prandaj merrni të gjitha mineralet dhe vitaminat që i nevojiten trupit për të parandaluar zbardhjen e flokut.

Hani sasi të mjaftueshme ushqimesh që përmbajnë proteina. Gjithashtu konsumoni sasi të mjaftueshme uji për hidratim.

Sigurohuni që po merrni sasinë e duhur të vitaminës B12 dhe mineralin zink. Ushqimet kryesore me vitaminë B12 janë mishi, peshku, produktet e qumështit dhe vezët. Duke ngrënë rregullisht këto ushqime do të siguroni sasinë e kësaj vitamine në mënyrë natyrale. Nëse keni mungesë të vitaminës B12 atëherë ka të ngjarë të vuani nga anemia, që do të thotë se ju keni më pak qeliza të kuqe në gjak – qeliza këto që transportojnë oksigjenin dhe rregullojnë metabolizmin që ofron energji për të gjitha funksionet e trupit. Ndoshta mund të vuani nga anemia për shkak të mungesës së hekurit, por edhe për shkak të mungesës së vitaminës B12. Një burim i mirë i kësaj vitamine është edhe spirulina – një lloj alge me ngjyrë blu në të gjelbër, një superushqim i pasur në proteina. Spirulina është e pasur gjithashtu në antioksidantë, si betakaroten (30-40 herë më shumë se karotat), selen, zink, hekur dhe vitaminë C, E dhe B kompleks, vitamina dhe minerale. Mund ta shtoni atë në formë pluhuri në lëngjet që konsumoni përditë. Do të vini re ndryshimin e ditëve kur merrni spirulina që jeni me më tepër energji, më të qartë në të menduar dhe me humor më të mirë, se sa në ditët kur nuk e merrni

Gjithashtu konsumoni sasinë e mjaftueshme të vitaminës A, C dhe E dhe të mineraleve bakër, hekur dhe acid folik.

Biotina (shpeshherë e quajnë vitamina H) është një tjetër vitaminë e rëndësishme për flokë të shëndetshëm. Gjendet tek trangujt, thekra dhe bajamet.

Evitoni përdorimin e produkteve jo cilësore të flokëve. Këto produkte janë të mbushura me kimikate si sulfat, fosfat, klorinë dhe amoniak, kimikate këto që çojnë në tharje floku dhe dobësim të rrënjës.

2. Masazhoni shpeshherë kokën. Ky veprim sipas mjekësisë kineze stimulon qarkullimin e gjakut në skalp, duke ndihmuar në daljen e shëndetshme të flokëvde. Masazhoni skalpin me një vaj natyral si vaj bajamesh, vaj are kokosi etj.

Këshilla:

Çdo javë, bëni maska natyrale në shtëpi dhe mbajini për rreth 1 orë në flokë. Kjo do t'u shkëlqejë flokun dhe dë t'i mbajë të shëndetshëm. Kënaja është një mënyrë më e mirë dhe më e shëndetshme për lyrjen e flokut, pasi ka prejardhje bimore. Ju shkëlqen flokët dhe ju shton volumin.

Kur bëni dush, përdorni një balsam të mire pas shampos

Nëse vendosni të lyeni flokët me bojë, aplikoni një bojë natyrale dhe ngjyrë që i përshtatet toneve të lëkurës suaj.

Si e trajtojnë kinezët këtë problem

Kinezët zbuluan në lashtësi një bimë që mbulon thinjat, me emrin Ho Shou Wu.

Kjo bimë tradicionale kineze përdoret për ushqimin e mëlçisë dhe të veshkave, gjithashtu edhe të gjakut. Edhe pse kinezët kanë zbuluar shumë bimë kundër zbardhjes së flokut Ho Shou Wu (fo-ti) është bërë më e rëndësishme për trajtimin e flokëve të bardhë. Në fakt emri "Ho Shou Wu" do të thotë "koka plot me flokë të zinj."

Sipas teorisë së mjekësisë tradicionale kineze gjendja e flokut tuaj është pasqyrim i sistemit të brendshëm të organizmit. Praktikuesit e mjekësisë tradicionale kineze kanë identifikuar se dobësimi i punës së veshkave dhe mëlçisë çon në zbardhje dhe rënie të flokut.

Bima Ho Shou Wu ka shumë përdorime. Shumica e herbalistëve kinezë sugjerojnë se pacientët e tyre duhet ta përdorin këtë bimë për një kohë të gjatë. Nëse gjeni ekstraktin e kësaj bime mund ta përdorni kundër rënies dhe zbardhjes së flokut.

Kjo bimë nuk ju ndihmon vetëm për errësimin e flokut, por gjithashtu do t'ju ushqejë trupin përfshi veshkat, mëlçinë, spermën dhe kockat.

Dieta kineze kundër thinjave

Farat e lotusit, orizi dhe hidet nëse i konsumoni përditë në formë supe do t'u mbulojnë thinjat. Gjithashtu konsumoni rregullisht fasule të zeza, bizele, susam të zi, arra, perimet si karotat, spinaqin, panxharin lakrën, kërpudhat si dhe mos harroni proteinat.

Megjithatë ka dhe disa mënyra të përkohshme për mbulimin e thinjave ku mes tyre është përdorimi i rimelit – ka rimel enkas për mbulimin e thinjave, por ndërkohë disa përdorin rimel qerpikësh! Kjo mënyrë është shumë efikase në mbulimin e thinjave që ju kanë dalë tek-tuk, sidomos në zonën e tëmthave, ku është dhe zona që dalin më herët thinjat. Ky rimel do të qëndrojë deri në larjen e flokut.

Kujdes:

1. Mos i shkulni thinjat, pasi kjo do ta përkeqësojë situatën, pasi do thinjat do të shtohen më shumë në vendin e shkuljes.

2. Mos u mërzisni, pasi për çdo problem ka një zgjidhje.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China