20151023shendetipj1 |
Vijmë në këtë botë duke qarë, por për arsye të ndryshme, me kalimin e moshes, të qarit apo derdhja e lotëve shihet si shenjë dobësie. Sipas ekspertëve e qara i bën mirë mendjes, trupit dhe shpirtit në shumë mënyra.
Ja çfarë ndodh kur qajmë:
1. Çlirohen toksinat
Njerëzit nuk qajnë vetëm kur janë të mërzitur, por edhe kur janë në stres apo të gëzuar. Kur qani ju çlironi kortizolin apo hormonin e lidhur me stresin. Ky hormon ju dëmton organizmin nëse niveli i tij nuk është në ekuilibër. Nivelet e larta të këtij hormoni shkaktojnë problem me gjumin, rënie të sistemit imunitar dhe dhjamë në zonën e barkut.
2. E qara vret bakteriet
Lotët largojnë bakteriet nga sytë. Kjo falë një përbërësi tek lotët, lysozyme, që është një hormone që e gjejmë tek qumështi i njeriut dhe pështyma. Kur qani, çlirohet lysozyme dhe vret rreth 90% të bakterieve në sy.
3. Përmirëson shikimin
Nëse keni turbullira në shikim pas një dite të gjatë para kompjuterit atëherë kjo tregon se sytë tuaj janë çdehidratuar. Të qarit ju hidraton membranat e syrit, dhe përmiron shëndetin e syrit në tërësi.
4. Përmirëson humorin
Kur qajmë çlirohemi nga stresi dhe ky veprim ka një ndikim shumë të madh në gjendjen tone emocionale. Sipas një studimi të vitit 2008 nga Universiteti i Floridës u arrit në përfundimin se 90% e atyre që kishin qarë gjatë një situate stresante kishin përmirësim të ndjeshëm të humorit.
5. Përballeni me ndjenjat
Nëse ndodheni në një moment jo të mirë në jetën tuaj, nëse mbani lotët për hir se nuk doni të turpëroheni thjesht sa do të shtoni edhe më shumë nivelin e stresit. Prandaj mos i frenoni ndjenjat dhe lotët.
Nëse rregulloni shtratin çdo mëngjes ju përmirëson jetën!
1. Ju jep një ndjenjë arritjeje
Edhe pse një gjë e vogël në dukje, por rregullimi i shtratit në mëngjes ju jep një ndjenjë arritjeje. Ju jep një ndjenjë suksesi dhe një përshtypje se gjërat i keni nën kontroll. Ndiheni të organizuar dhe gati për ditën.
2. Ju krijon ndjenjë pozitive kur shkoni në darkë për gjumë
Të gjithë e kemi provuar që pas një dite të stresuar dhe të lodhshme i vetmi mendim që na kalon është që të shtrihemi. Shkoni në dhomën e gjumit dhe çdo gjë rrëmujë! Shtrati i parregulluar dhe rroba sipër tij…
A e mbani mend si jeni ndjerë kur keni qëndruar në një hotel? Jeni futur në dhomë dhe çdo gjë ka qenë e rregullt. Në këtë moment ju keni një humor të mirë dhe mezi prisni të shtriheni. Këtë ndjenjë mund ta krijoni në shtëpinë tuaj çdo ditë!
Teorikisht, rregullimi i një shtrati zgjat 2 minuta.
2 minuta kohë e shpenzuar në mëngjes shpërblehet me humorin e mirë të darkës kur shkoni për të fjetur.
3. Reduktoni stresin duke rregulluar shtratin
Duke rregulluar shtratin ju evitoni rrëmujën në shtëpi, që përkthehet më pak stres. Nuk shpenzoni energji mendore, rrëmuja ju lodh. Një hapësirë e rregullt në shtëpi ka efekte qetësuese për trurin.
4. Çon në të tjera shprehi të mira
Sapo të nisni me këtë zakon do të kërkoni që të organizoheni edhe më shumë dhe të keni të rregullta edhe gjërat e tjera në banesë. Rrobat psh, kjo do t'ju marrë vetëm 3 minuta. Pra, në total me vetëm 5 minuta në mëngjes ju rregulloni shtratin dhe rrobat.
Ja çfarë ndodh në organizëm kur nevrikoseni
Çdokush prej nesh nevrikoset. Është një ndjenjë normale që gjithkush e provuar.
Megjithatë nevrikosja i bën dëm zemrës.
"Nëse nevrikoseni vazhdimisht dhe nuk e menaxhoni atë si duhet keni më shumë mundësi për atak kardiak," thotë kardiologu Dave Montgomery nga një spital në Atlanta.
Kur jeni të nevrikosur, hormonet e stresit, përfshi adrenalinën dhe kortizolin, përshpejtojnë rrahjet e zemrës dhe frymëmarrjen.
Në këto momente keni më shumë energji dhe ngushtohen enët e gjakut, trupi përgatitet për kundërpërgjigje.
Sipas studimeve, personat që nevrikosen lehtësisht kanë 19% më shumë risk për zhvillimin e sëmundjeve të zemrës.
Prandaj evitoni në maksimum nevrikosjen dhe arrini ta mposhtni me këto 4 mënyra duke i thënë vetes:
1. "Unë nuk mund të arrij asgjë duke u nevrikosur me të tjerët, edhe nëse ata janë përgjegjës për një problem të caktuar. Duhet të reagoj në një tjetër mënyrë."
2. "Sa rëndësi do të ketë kjo gjë pas 5 minutash, javësh, muajsh, vitesh"
3. "Nëse dhe nesër do të vazhdojë të jem i nevrikosur, do ta zgjidh nesër. Por, tani për tani po e lë këtë histori".
4. "Sado që të nevrikosem nuk do të thotë që unë po kujdesem medoemos për zgjidhjen e problemit."
Ushqimet që luftojnë depresionin sezonal
Në dimër shumë njerëz vuajnë nga depresioni sezonal, i quajtur ndryshe "SAD". Ky çrregullim prek 25 milionë amerikanë, pjesa më e madhe gra.
Me ardhjen e stinës së ftohtë, shkurtimi i orëve me diell mund të shkaktojnë një lloj depresioni i njohur si depresioni sezonal, thonë ekspertët.
Personat që ndikohen nga çrregullimet e depresionit sezonal, të quajtur gjithashtu SAD, mund të ndjejnë lodhje, mungesë motivimi, madje mund ta kenë të vështirë të çohen nga shtrati. Në rastet ekstreme, SAD mund të çojë në vetvrasje, sipas Dr. Angelos Halaris, një profesor në departamentin e psikiatrisë pranë Universitetit Loyola të Chicago-s.
"Duhet t'u kushtoni vemendje çrregullimeve sezonale dhe mos i nënvlerësoni," tha Halaris
Personat që vuajnë nga depresioni sezonal kanë simptoma të ndryshme, si pikëllim, humbasin interesin për aktivitete të ndryshme, kanë probleme me gjumin, humbje energjie dhe ndjenjë pavlefshmërie. Ato ndoshta flenë shumë ose nuk flenë fare. Nëse keni këto ndjenja gjatë muajve të dimrit, mund të merrni disa masa, një prej tyre janë dhe ushqimet. Depresioni sezonal prek rreth 5 për qind të popullsisë, thotë Halaris. Kjo gjë lidhet me pakësimin e dritës së diellit dhe qiellit gri, që mendohen se shkaktojnë çrregullime kimike në tru.
Stina "SAD" nis në tetor e zgjat deri në mesin e prillit. Për këtë Halaris sugjeron se duhet të merrni disa masat që ndihmojnë si:
1. Dilni më shpesh. Shpenzoni të paktën 30 minuta në ditë jashtë. Mos vini syze gjatë kohës që dilni. Mbajeni ajrin e dhomës sa më të pastër dhe lejoni diellin të hyjë.
2. Bëni ushtrime. Aktiviteti fizik çliron endorfinat dhe kimikate të tjera të trurit që ju ndihmojnë për t'u ndjerë më mirë dhe për të qenë më energjikë shpjegon Halaris. Ushtrohuni për 30 minuta në ditë.
3. Merruni me meditim. Meditimi do t'ju qetësojë dhe do të bëjë që të rifitoni balancën shpirtërore.