PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Shëndeti psikologjik i të moshuarve që jetojnë vetëm
2015-10-16 15:55:42 CRI Komenti juaj Printoni

Gruaja e të moshuarit Zhang u largua nga jeta dy vjet më parë. I moshuari Zhang i cili jeton vetëm, ka një shëndet të mirë fizik, por ai ka rënë në depresion, Kujton gjithmonë gruan e tij dhe humori i tij nuk është shumë i mirë, ndihet pothuajse gjatë gjithë kohës i dëshpëruar, i shqetësuar etj. Ai nuk fle mirë dhe shpesh bën autokritikë. Ka raste kur ai loton dhe dëshiron që të largohet sa më parë nga kjo botë.

Të moshuarit e vetmuar

Fëmijët kur rriten shkojnë në vende të tjera për t'u shkolluar apo për të punuar. Megjithëse shumë persona kujtojnë jetën e përbashkët të familjes së madhe, në kohën moderne familja po bëhet gjithmonë e më e vogël, ku gjithnjë e më shumë fëmijë punojnë ose jetojnë në vende larg nga prindërit e tyre.

Në Kinë, numri i të modhuarit që jetojnë vetëm pa fëmijët po rritet ndjeshëm.

Së pari, duhet të pranohet largimi i pashmangshëm i fëmijëve nga familja për një jetë dhe karrierë më të mirë. Prindërit kanë dëshirë që fëmija i tyre të ecë në jetë dhe respektojnë zgjedhjen e pavarur të tyre, duke shpërfillur jetën e vetmuar të pleqërisë që bëjnë.

Së dyti, jetesa e përbashkët me prindërit në qytet përballet me shumë vështirësi, si sipërfaqja e pamjaftueshme e apartamentit, ngarkesa e tepërt ekonomike etj. Përveç kësaj, koncepti familjar i qytetarëve ndryshon shumë. Shumë çifte të reja nuk mund ose nuk dëshirojnë të bashkëjetojnë me prindërit. Disa prindër të moshuar pëlqejnë të jetojnë vetëm, meqenëse nuk dëshirojnë që stili i jetesës të prishet nga fëmijët.

Si rezultat, jetesa e vetmuar po bëhet një metodë e jetës të pashmangshme për shumë të moshuarit. Megjithatë, të moshuarit përballen me rënien e ngadalshme të funksioneve fizike dhe të aftësisë së vetëkujdesjes. Prandaj, shumë të moshuar që jetojnë vetëm, përballen me shumë probleme psikologjike.

"Kthimi i shpeshtë i fëmijëve në shtëpi", kërkesa kryesore e të moshuarve që jetojnë vetëm

Zonja Miao një zonjë mbi 70 vjeç kalon shumë orë në park çdo ditë. Ajo kthehet në shtëpi vetëm për të ngrënë ose për të fjetur. Ulet në park dhe sodit panoramën e bukur dhe kalimtarët. Ajo thotë se fëmijët e saj jetojnë larg dhe janë shumë të ngarkuar me punë, prandaj nuk kthehen dot shpesh në shtëpi. Kjo zonjë merakoset jeta e vetmuar që bën.

Një tjetër i moshur zoti Wu u prek nga një grip kohët e fundit dhe qëndroi në spital për një javë. Ai i telefonoi djalit të tij, i cili punon në një provincë tjetër.

Por, djali i tij ishte shumë i zënë me studimet dhe nuk mund të kthehet për ta vizituar babanë e tij. Edhe babai u mërzit që i biri nuk pati mundësi t'i qëndronte pranë në këtë moment.

Dëshira më e madhe e shumë të moshuarve është "kthimi i shpeshtë i fëmijëve në shtëpi". Mosha e thyer, shëndeti i përkeqësuar, sëmundjet e papritura, ndjenja e vetmisë, gjendja e pasigurt psikologjike dhe elementet e tjera bëjnë që ata të kërkojnë shoqërimin e përkohshëm të fëmijëve. Nëse fëmijët nuk mund të kthehen shpesh në shtëpi tek këta të moshuar lind një ndenjëe meraku, shqetësimi, paniku dhe ndjenja të tjera negative. Përveç kësaj, me dobësimin dita-ditës të rolit shoqëror të tyre, të moshuarit mund të kenë vetëvlerësim të ulët, i cili do të shkaktojë komunikim më të paktë me jashtë dhe vetëmbylljen e mëtejshme të tyre.

Ç'duhet të bëjnë të moshuarit që jetojnë vetëm?

Së pari, të moshuarit duhet të ruajnë një qëndrim pozitive dhe të pranojnë realitetin e jetës. Për çdo sfidë, duhet të bëjnë përpjekjet e mundshme për ta përmirësuar gjendjen e tyre, për të ngritur vetëbesim dhe për të ruajtur ekuilibrin psikologjik.

Së dyti, duhet të lehtësojnë sa më parë mbështetjen psikologjike ndaj fëmijëve. Kur fëmijët janë rritur në moshën e largimit, duhet të kuptojnë se largimi i tyre është i pashmangshëm. Të moshuarit mund të kenë përgatitje psikologjike për këtë proces.

Së treti, duhet të ruhet marrëdhënia e lirë, e barbartë me fëmijët, duke krijuar një lidhje të mirë emocionale prind-fëmijë. Pas largimit të fëmijëve, ata do të përpiqen të kthehen më shpesh në shtëpi. Megjithëse fëmijët duhet të shtojnë lidhjet dhe komunikimet me prindërit, të moshuarit duhet të marrin parasysh qëndrimin e fëmijëve. Nëse ata ulin pritshmëritë nga fëmijët atëherë mund të kenë një ekuilibër më të mirë psikologjik.

Së katërti, duhet të shtohen aktivitetet e përditshme, të marrin pjesë në aktivitete shoqërore dhe bamirësie ose në klube dhe grupe të moshuarish. Shoqërimi me të tjerët lehtëson ndjenjën e vetmisë.

Së pesti, të moshuarit mund të mësojnë njohuri dhe teknika të reja në kohët e lira të tyre. Në kohën moderne ekzistojnë metodat dhe teknologji të komunikimit, si internet, celular, facebook etj. Këto metoda të reja të komunikimit mund të shtojnë lidhjet me fëmijë, me shoqërinë, duke rritur vetëbesimin.

Përkrahjet e nevojshme emocionale nga fëmijët

Në kohët e sotme, për shkak të shumë elementeve si puna, ardimi, martesa, kufizimi i kushteve të banesës etj, është diçka tepër e vështirë të qëndrohet pranë prindërve apo kthimi i shpeshtë në shtëpi. Por, përkrahja emocionale dhe shpirtërore ndaj prindërve është përgjegjësia e fëmijëve të larguar.

Fëmijët mund t'i kushtojnë vëmendje shëndetin e prindërve, të shtojnë komunikimin me ta, duke u ofruar përkrahjen emocionale. Disa fëmijë janë të mendimit se përkrahja ekonomike ndaj prindërve është mënyrë e drejtpërdrejtë e dashurisë. Por në fakt, të moshuarit i kushtojnë vëmendjet më të madhe përkrahjes emocionale. Nëse të rinjtë nuk mund të kthehen shpesh në shtëpi, duhet të dërgojnë mesazhe, bëjnë telefonata ose dërgojnë e-mail më shpesh për prindërit që jetojnë vetëm në largësi. Nëse është e mundur, të rinjtë duhet të kthehen për t'i vizituar prindërit, pasi kjo është dëshira më e madhe e prindërve. (Xu Guang)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China