20151009vitEpj2 |
Ajo eliminohet nga organizmi mjaft shpejt; mbidozimi nuk shkakton çrregullime në organizëm. Vitamina E rrit energjinë fizike, ndihmon në metabolizmin e yndyrave, proteinave dhe sheqernave. Vaj i ullirit, soja, frutat e thata dhe drithërat me gjithë lëkurë përbëjnë burimet kryesore të kësaj vitamine.
Ajo përdoret edhe në kozmetikë për të mbrojtur qelizat nga plakja e parakohshme. Ka veti antioksiduese, na mbron nga dëmet e radikaleve të lira. Është një nga faktorët e rregullimit të koagulimit të gjakut.
Doza ditore është 10-15 mlgr. Vitamina E përdoret në kozmetikë për t'i mbrojtur qelizat nga plakja e parakohshme e për t'i dhënë asaj më tepër elasticitet. Ajo ka veti të shërojë shenjat e fytyrës , nëse merret në formë ampulash apo injeksionesh. Vitamina E është antisterile, parandalon sterilitetin te meshkujt dhe te femrat. Kjo është e njohur me emrin "tokoferol" dmth të lindësh. Kjo vitaminë ndikon në funksionimin normal të organeve të organeve të shumëzimit si te njeriu dhe te kafshët. Mungesa e vitaminës E shkakton shterpësi, sterilitet.
Mbrojtja Nga Kanceri
Nga disa studime është zbuluar se ka deri në 50% zvogëlim të disa kancereve tek njerëzit që ushqehen me ushhqime të pasura me vitamine E. Struktura qelizore përkrahet nga vitamina E. Kanceri zakonisht formohet nga mutacioni i qelizave. Vitamina E parandalon këtë mutacion duke ndihmuar qelizat që të mbajnë strukturën e tyre normale. Dy kancere që kishin zvogëlim të dukshëm janë kanceri i prostates dhe kanceri i fshikëzës së urinës.
Përderisa Vitamina E nuk e shëron kancerin të ndihmosh duke parandaluar fillimin e tumoreve malinj është një hap shumë i mirë për njerëzit e predispozuar ndaj kancerit përmes prirjeve gjenetike apo edhe vetë stilit të jetës që bëjnë. Një funksion shumë mirë i njohur i Vitamines E është 'përzierja antioksidues' e tyre. Vitamina E ndihmon në përcjelljen e radikalëve të lirë dhe shoqërimin e tyre jashtë nga trupi.
Sëmundja Alzheimer-it
Një dobi tjetër e Vitaminës E është zvogëlimi shumë i madhë i rrezikut të zhvillimit të sëmundjes së Alzheimerit. Suplementarët me vitaminë E nuk kanë pasur kurrfarë efekti në zvogëlim të rrezikut, por Vitamina E nga ushqimet e pasura me të është parë se zvogëlon rrezikun e zhvillimit të sëmundjes së alzheimerit me një përqindje mahnitëse prej 67%. Ky rezultat është shpresëdhënës për njerëz që mund të janë në rrezik më të madh ndaj kësaj sëmundje për shkak të historisë familjare. Vitamina E nuk e zhbënë semundjen e Alzheimer-it, por nuk ka dëm nëse u shton këtë vitamin në dietën e këtyre pacientëve.
Dobitë Tjera
Ka disa zëra se Vitamina E mund të ndihmojë trupin që të luftojë sëmundjet dhe zvogëlojë mundësinë e zhvillimit të disa gjendjeve. Lista e këtyre gjendjeve shëndetësore është e gjatë. Për shkak të natyrës së Vitaminës E dhe mënyrës se si ndihmon mirëmbajtjen e shëndetit qelizor, është e mundshme se Vitamina E mund të luaj rol në luftimin e disa sëmundjeve. Shëndeti organeve është i rëndësishëm në luftimin e sëmundjeve dhe kështu të gjitha organet mund të përfitojnë nga shtimi i Vitamines E në dietë (ushqime). I tërë trupi është i bërë nga qelizat dhe shkenca ka filluar të gjejë shenja se Vitamina E ndihmon në 'sinjalizimin' qelizor. Ky sinjalizim mundëson qelizat të kryejnë funksionet e tyre dhe informojnë qelizat tjera se është koha e punës.