PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Ja pse nuk duhet të vishni më taka të larta
2015-10-08 14:42:29 CRI Komenti juaj Printoni

1.Këpucët me taka shkaktojnë artrit

Sipas një studimi të Harvard-it takat e larta i bëjnë keq shëndetit të gjunjve, pasi ushtrojnë presion mbi to gjatë ecjes. Sipas këtij studimi gratë që veshin taka të larta kanë 2 herë më shumë mundësi të preken nga osteoartrirti tek gjunjtë.

2.Veshja e takave të larta dëmton këmbët dhe muskujt

Kur vishni taka të larta ndryshon pozicioni i këmbës, dhe thembra qëndron më lartë. Kjo mund të shkaktojë dhimbje kronike këmbësh dhe spazma muskujsh. Sipas terapistes Natalie A. Nevins nëse duhet të vishni taka për shkak të profesionit tuaj, është mire që të keni edhe një pale këpucë të sheshta gjatë ditës.

3. Takat e larta shkaktojnë nerv shiatik

Takat e larta bëjnë që të ushtroni më shumë presion tek muskujt e prapëm të mesit. Sipas Dr. Carrie Bowler, gratë që veshin taka të larta shpesh vuajnë nga nervi shiatik—dhimbje kronike këmbësh dhe dhimbje të tjera gjatë ecjes.

4.Takat e larta ju shtrembërojnë qafën

Dr. Bowler thekson gjithashtu se takat e larta kanë efekte në të gjithë kolonën tuaj e sidomos tek pjesa e sipërme e trupit e konkretisht tek qafa.

5. Takat e larta dëmtojnë kockat

Sipas një njoftimi në "Washington Post", podiatristët thonë se qëndrimi apo ecja për një kohë të gjatë me taka të larta shakton fraktura ose krisje tek kockat e këmbëve, prandaj është mirë të evitoni këtë gjë sa më shumë. Merrni masa të tjera si masazh këmbësh apo dhe ndërrim të këpucëve gjatë ditës.


1 2
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China