PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
A mund të dobësohemi me lëngje frutash dhe perimesh?
2015-10-08 16:42:13 CRI Komenti juaj Printoni

Shumë femra duan të dobësohen dhe për ta realizuar këtë marrin lloj lloj masashm që nga dietat, çajërat, pilulat për dobësim apo dhe orët e zgjatura në palestër. Para disa vitesh, në uebsajtin për dobësim me lëngje frutash dhe perimesh, shkruhej një dietë ditore: dy mollë, një karotë, pak rrush, një spec jo djegës, një domatë, një copë xhenxhefil, disa pika limon dhe një lugë farash liri. Në mëngjes dhe drekë, konsumohen vetëm 2 gota me lëng frutash dhe 4 gota me lëng perimesh. Në mbrëmje, konsumohet pak bukë ose oriz. Sipas shpjegimit, nëse i përmbaheni kësaj diete për një muaj mund të dobësoheni mbi 5 kg në muaj.

Kjo dietë duket e mirë në pamje të parë, por a jep rezultat? A mund të dobësohemi në këtë mënyrë dhe ndërkohë të ruajmë shëndetin?

Dietologu kinez pranë Universitetit të Mjekësisë të Chongqing-ut, Luo Xiaozhou është i mendimit se dobësimi është për të redukuar yndyrën e tepërt dhe të nxitur metabolizimin. Dieta me lëngje frutash dhe perime është e paushqyeshme.

Lëngjet e frutave dhe perimeve nuk janë njësoj si frutat dhe perime

Disa njerëzit nuk e preferojnë konsumin e frutave dhe perimeve çdo ditë. Por nëse i bëjnë ato lëng, atëherë mund të konsumojnë 6 gota lëngje frutash dhe perimesh çdo ditë. Shumë njerëzit mendojnë se konsumi i lëngjeve të ndryshme mund ta përmbushë nevojat ushqyese. Por, kjo është një ide e gabuar.

Sipas dietologut ësit Luo Xiaozhou, lëngjet e frutave dhe perimeve nuk janë e njëjta gjë si vetë frutat dhe perimet, u prishet struktura e tyre kimike gjatë shtrydhjes dhe vitaminat në to mund të oksidohen shumë shpejt. Si rezultat, disa elementë ushqyes tek frutave dhe perimet humbasin me këtë proces. Prandaj, konsumi i lëngjeve të frutave dhe perimeve nuk sjell sasinë e njëjtë ushqyese në krahasim me konsumin e drejtpërdrejtë të frutave.

Lëngjet e frutave dhe perimeve janë vetëm ushqime shtesë

Trupit tonë i nevojiten ushqimet të ndryshme për të ruajtur shëndet optimal. Ndër mesin e këtyre ushqimeve përfshihen 7 elemente kryesore: sheqer, yndyrë, proteinë, vitaminë, kripërat inorganike, celulozë dhe ujë, të cilat janë mjetet bazë për aktivitete të jetës. Lëngjet e mollës, karotat, rrushi, domate etj përfshijnë vitamina, minerale dhe karbohidrate. Personat që nuk vuajnë nga diabeti me ngërnien e frutave zbukurojnë lëkurën, pastrojnë zorrët dhe efekte të tjera të dobishme. Tek frutat mundojnë proteinat, yndyrnat dhe materiale të tjera të nevojshme të trupit. 16.3% e trupit përbëhet nga proteina. Mungesa e proteinave shkakton dobësim imuniteti, plakje të parakoshme, tharje lëkure, bllokim në zemër, thinja dhe simptomat e tjera negative.

Luo Xiaozhou paralajmëroi se dobësimi përmes konsumit të lëngjeve frutash dhe perimesh ka efekt të përkohshme dhe pesha juaj mund të rikthehet shumë shpejt, ndoshta dhe më shumë se hera e parë.

Bukuria bazohet tek shëndeti i trupit. Sipas Luo Xiaozhou-s, metodat e shëndetshme të dobësimit janë koordinimi i stërvitjes dhe dietës së ekuilibruar. Stërvitjet e zakonshme përfshijnë notin, vrapim të lehtë, gjimnastikë etj. Në dietën e përditshme, duhet të konsumoni ushqimet e ndryshme, duke garantuar ekuilibrin e elementeve ushqyese për organizmin. Duhet të shmangni ushqimet me shumë sheqer, ushqimet e skuqura dhe ushqimet e pashëndetshme. Përveç kësaj, mund të kërkoni këshillën e dietologut për një plan ose një dietë të përshtatshme për ju.

Yndyra e nevojshme për shëndetin e trupit

Shumë të reja duan në heqin dhjamin nga organizmi sa më parë. Një studente kineze 18 vjeçe Xiao Mei, konsumoi vetëm sallatë perimesh dhe oriz. Ajo hoqi dorë nga të gjitha ushqimet me yndyrë. Ajo e mbajti këtë dietë për një periudhë të gjatë, dhe pati çrregullime menstruacionesh. Xiao Mei shkoi në spital për kontroll mjekësor. Mjekët i thanë se ajo përballet me problemet e çrregullimet e sekretimit të estrogjenit, si pasojë e mungesës së yndyrnave në trup.

Yndyra është ndër 7 elementet e nevojshëm ushqyes dhe burimi kryesor i energjisë trupore. Mungesa e yndyrave mund të shkaktojë harxhimin e tepërt të yndyrave dhe proteinave të trupit, duke shkaktuar vështirësinë e sekretimit të hormonit estrogjen.

Mungesa e yndyrës palk lëkurën parakohe

Shumë femra shpresojnë të kenë lëkurë të bukur dhe të butë dhe kjo varet nga yndyra gjithashtu. Yndyra nën lëkurë mund të garantojë lëmueshmëri dhe elasticitetin e lëkurës. Yndyra e ushqimeve mund të ndihmojë përthithjen e vitaminave A, D, E etj., nga trupi.

Pas menopauzës, yndyra është burimi i rëndësishëm i estrogjenit.

Na nevojitet yndyra e përshtatshme në dietë

Sipas dietologëve, për një person i rritur, 1 kilogram duhet të ketë 2.5 gramë yndyrë. Një person i rritur duhet të konsumojë yndyrë 125-150 gramë. Prandaj, mos hiqni dorë nga konsumi i mishit, vezës, qumësht etj. (Xu Guang)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China