PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Si të ruhemi nga virozat e stinës
2015-09-25 14:42:39 CRI Komenti juaj Printoni

Një sërë këshillash kanë dhënë mjekët për përballimin e virozave të stinës një pjesë e të cilave janë shumë shqetësuese duke vënë në dyshim edhe jetën e pacientëve. Ndryshimet e temperaturës së mjedisit në stinën e vjeshtës janë shoqëruar me jo pak komplikacione shëndetësore, të cilat kanë lënë të kuptohet se kjo stinë paraqet jo pak probleme.

Diarre, të vjella, temperatura e lartë, acarimi i rrugëve aspiratore, krizat astmatike apo pickimet janë rastet më të shpeshta të paraqitjes së pacientëve. Edhe pse sezoni i verës ka kaluar dhe së bashku me të edhe muajt me temperaturë të lartë, sërish paraqiten raste të shumta të qytetarëve që kërkojnë ndërhyrje emergjente për shkak të virozave të stinës.

Këshilla kryesore që ata mjekët ofrojnë është ndërgjegjësimi i qytetarëve për të hequr dorë nga tendenca për të marrë medikamente mjekësore pa këshillën e mjekut, kujdesi për t'u ruajtur nga luhatjet e temperaturave dhe shmangia pa kushte ndaj çdo gjëje që nuk afron higjenë. Alergjitë, pickimet, puçrrimet, çrregullimet elektrolitike së bashku me spoliatrozat manifestohen më së shumti aktualisht dhe këto përbëjnë edhe numrin më të madh të vizitave e ndërhyrjeve.

Stina dhe virozat

Vjeshta e këtij viti ashtu si dhe vitin e kaluar ka hyrë me temperatura të larta. Kjo ka bërë që njerëzit të kenë jo pak ankesa shëndetësore, të cilat kanë pasur të bëjnë më së shumti me helmimet, alergjitë dhe dhembjet e shumta e të shpeshta të muskujve e të kockave.

Mjekët rendisin një sërë faktorësh si dhe komplikacionesh të shkaktuara nga viroza e stinës. Ata pohojnë se luhatjet e temperaturave, mëngjesi i freskët e i ftohtë, me një ditë me temperatura relaitivisht të larta dhe darka e ftohtë kanë shfaqur masivisht komplikacine tek shumë pacientë.

Alergjitë

"Alergjitë janë thuajse të përditshme si dhe pickimet",- tregon mjeku specialist. Çdo ditë paraqiten 15-17 raste me alergji të shkaktuara nga ndryshimet e motit, pluhurat, poleni, stina etj. Këto lloj alergjish kanë manifestuar puçrrime, të kruar të trupit, edemë të buzëve, edemë të laringut, vështirësi të frymëmarrjes e të tjera të ngjashme me to.

Pacientët ankohen pambarimisht për kruarje të trupit gjithandej. Mjekët konfirmojnë se njerëzit në këtë periudhë stinore ndihen të bezdisur tej mase teksa kruhen në kokë, qafë, fytyrë, krahëror, shpatulla, krahë e këmbë. Gjatë muajit shtator dhe në javën e parë të tetorit shqetësim jo i vogël kanë qenë për bluzat e bardha shtimi i rasteve të pickimeve nga insektet.

Një pjesë e pacientëve janë paraqitur në kufijtë fatal të jetës sidomos nga pickimet e grerëzave. Personat alergjikë me urgjencë madhore paraqiten në gjendje shoku anafilaktik dhe në 3-4 raste mjekët kanë mundur t'i mbajnë në jetë me shumë mund duke i ringjallur në urgjencë pacientët. Pickimet e këtij lloji janë paraqitur me reaksione të fuqishme, rënie tensioni të shpejtë e të menjëhershëm. Nuk janë vetëm grerëzat, por ka edhe të tjerë insekte që sjellin pasoja të rënda ashtu si dhe pickimet nga merimanga.

Stina me virozat e saj ka jo pak ndikim në regjimin e moshës së tretë, të cilët e pësojnë më shpejt gjendjen toksike nga dehidrimi, diarrenë me çrregullime ritmike, çrregullime elektrolitike me mungesë të kaliumit, magnezit dhe të tjera simptoma.

Spoliatroza që vihen re dhe shfaqet me dhimbje të të gjithë trupin është një problem tjetër që renditet si madhor për mjekët, pasi nuk shërohet dhe kurimi është i gjatë. Kjo sëmundje është degjenerative dhe prek moshën e mesme dhe të tretë, e shoqërohet me dhimbje tepër të forta.

Mos përdorimi i ilaçeve pa rekomandim

Mjekët këshillojnë se me një diagnozë të tillë nuk ka asnjë shpresë tek vetkurimi, pasi përdorimi i ilaçeve jashtë një konsulte me specialistin, jo vetëm që e ndërlikon sëmundjen, por ka shumë gjasa që medikamentet pa kriter dhe pa rekomandim të shkaktojnë tension të lartë, dëmtim të rëndë të mëlçisë dhe hemoragji stomaku.

Fluksin e predominojnë rastet me temperaturë të lartë e diare dhe shkaku janë luhatjet e temperaturave të mjedisit. Viruset dhe infeksionet e rrugëve të sipërme të frymëmarrjes si dhe infeksionet e aparatit tretës në shumicën e rasteve lihen pas dore nga të infektuarit, ndonëse kjo periudhë njihet për virozat e kohës. "Kemi jo pak shembuj teksa pacienti ka bërë 3-4 herë diare të ujshme në kushte shtëpie, dehidrim, të vjella pa ndalim, tharje të mukozave, etje e madhe për ujë e temperaturë mbi 39 e 40 gradë",- thonë mjekët.

Më tej specialisti ka bërë të qartë se helmimet më tepër vijnë nga lokalet e baret që gatuajnë prodhime deti ngase kanë toksina të fuqishme. Ky ka qenë fenomen shumë i njohur në periudhën e verës dhe vijon të jetë me jo pak urgjenca. Mjeku i urgjencës i specializuar për të përballuar emergjenca të tilla këshillon që njerëzit të tregojnë shumë kujdes në konsumimin e ushqimeve në restorante.

"Më së miri është të ushqehemi me ushqime të porositura e të gatuar enkas dhe të qëndrojmë sa më larg rasteve të konsumimit të ushqimeve që gatuhen në mensa kolektive".

Këshillat

Stina e vjeshtës së këtij viti ka karakteristikat e saj deri edhe specifike që lidhen me luhatjet e temperaturës gjatë 24 orëve apo edhe me ditët e nxehta. Në të tilla kushte mjekët këshillojnë qytetarët të tregojnë kujdes për t'iu përshtatur sa më mirë luhatjeve. "Ndryshimi i temperaturave ndikon në të gjitha drejtimet, në treguesit e organizmit dhe ato emocional",- shpehet ai.

Specialistët janë të mendimit se moti ndikon drejtpërdrejtë në humorin, por edhe në shumë sjellje emocionale me prapavijë ngacmime nervore të llojeve të ndryshme. "Ndodh që në një ditë me vranësirë të paraqiten në urgjencë persona që ankohen se u ther në anë të majtë duke treguar ankesat për zemrën, por përgjithësisht kemi të bëjmë vetëm me një merak dhe ngacmim nervor",- tregon specialisti.

Ajo që këshillohet në ditë të tilla është qetësimi i vetvetes dhe konsulta me mjekun pa i dhënë të drejtë vetes në përcaktimin e sëmundjes së sajuar. Por në ditë të tilla si në shtator dhe dhjetëditëshin e parë të tetorit mjekët kërkojnë më shumë kujdes në të veshur. Kjo do të thotë që qytetarët të vishen me pulovër në mëngjes e në mbrëmje dhe me bluzë e këmishë me apo pa mëngë në orët e ditës.

Një mënyrë e tillë veshje shmang djersitjen e cila bëhet burim i prekjes nga ndonjë bronshit pulmonar apo edhe shpërthime emocionale me fajësime të shumta e të ndryshme.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China