PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Meditim kundër plakjes së trurit
2015-09-11 16:36:50 CRI Komenti juaj Printoni

Mënyra më e mirë kundër plakjes së trurit është meditimi, sipas një studimi të ri nga Universiteti i Harvardit. Sipas studimit, nëse meditimi bëhet rregullisht parandalon mrekullisht plakjen e trurit. Të gjithë e dimë që qëndrimi në një vend të qetë që nxit një ndjenjë paqeje dhe relaksi redukton nivelin e stresit. Për here të parë, shkencëtarët kanë prova se meditimi ngadalëson dhe parandalon procesin e plakjes. Hulumtuesit e Harvard-it bënë të ditur se meditimi mundëson ndryshime të rënëdishme në pjesë të trurit që përgjigjen për emocionet, kujtesën dhe të mësuarin.

Në studimin 8 jashësh, hulumtuesit përdorën imazhet e rezonancës magnetike për të krahasuar trurin e dy grupeve. Grupi i parë praktikoi meditim për 27 minuta në ditë për 8-javë dhe grupi i dytë nuk meditoi.

Studiuesit arritën në përfundimin se hippocampus-i, që tkurret me moshimin, ishte më i trashë tek medituesit pas 8 javësh, dhe i pandryshuar tek personat që nuk medituan. Hippocampus kontrollon kujtesën,procesin e të mësuarit etj. Amygdala, e cila kontrollon emosiconet si stress dhe ankth, uli densitetin tek medituesit.

Medituesit pranuan se kanë më pak stress dhe ankth. Meditimi ju rrit përqendrimin. (Meditimi mundësohet përmes mantrave , imazheve, apo muzikës). Meditimi ju krijon zakonin e të menduarit përpara të vepruarit. Psh, nëse një koleg është i nevrikosur dhe ju akuzon për diçka me zë të lartë, nëse nuk jeni i përgatitur dhe veproni sipas instiktit ka mundësi të nisni një debat. Nëse ndaloni për një çast dhe merrni frymë përpara se të thoni atë që keni ndërmend, kjo kohë do të ndihmojë kolegun tuaj të qetësohet. Të ndjehesh më i qetë dhe më pak i nevrikosur mund të përmirësojë jetën tuaj dhe të atyre përreth. Për më tepër, truri juaj do të qëndrojë aktiv dhe të ketë aftësi më të madhe për të mësuar dhe për të mbajtur mend, funksione këto që i humbasim me kalimin e moshës.

Ka disa lloje meditimesh:

-Meditimi me Frymëmarrje

Kudo që jeni merrni frymë thellë dhe ngadalë për disa herë, ju qetëson mendjen dhe trupin brenda një minute. "Të përqëndrohesh në frymëmarrje të jep rastin që menjëherë të ndryshosh perspektivën ndaj situatës," thot Fred Miller, yogist dhe autor i librit How to Calm Down/Si të Qetësohemi (Warner Books, 2003). Meditimet me frymëmarrje janë praktike dhe të lehta. "Fryëmëmarrja është gjithmonë me ty," thotë Sharon Salzberg. "Mund ta praktikosh në dyqan, në dhomën e pritjes, te mjeku, në trafik, dhe askush nuk e di se çfarë po bën."

Miller rekomandon një ushtrim të thjeshtë që e quan "Tri frymëmarrje të thella." Merr frymë nga hunda dhe prapë nxirre nga hunda. Merr frymë prapë nga hunda kësaj radhe më thellë dhe pastaj nxirre jashtë duke e zgjatur nxjerrjen e ajrit më gjatë se frymëmarrjen. Të tretën herë merr frymë edhe më ngadalë duke i kushtuar vëmendje se si fryma po i mbush mushkëritë. Në fund nxirre ajrin jashtë në të njëjtën shpejtësi dhe prapë duke i kushtuar vëmendje frymës që del nga mushkëritë.

Nëse mendja të shkon tek gjëra të tjera në momentin e këtij ushtrimi, thjesht silleni vëmendjen tek frymëmarrja. Mendja është si një fëmijë, edhe pse e vullnetshme (dmth e ndryshueshme sipas vullnetit tuaj), prapë se prapë mund të trajnohet të përqendrohet përmes orvatjeve të përsëritshme. Përsëriteni këtë praktikë meditimi disa herë gjatë ditës.

Meditimi me Ecje

Meditimi me ecje prej 15 minutash mund të largojë ankthin. Lëvizja e përsëritshme e krahëve dhe këmbëve të bëjnë të futesh në gjendje meditimi.

Meditim me Lutje

Nëse doni të reduktoni stresin dhe ankthin atëherë ky meditim është i duhuri për ju. Së pari niseni duke zgjedhur një lutje që do ta përsëritësh. "Është me rëndësi të gjesh një që ka domethënieje për ty," thotë Miller. "Vendi parë që duhet shikosh është besimi (feja) që ke apo që kanë prindërit tuaj, aty të gjesh një lutje që nuk shoqërohet me diçka që sjell ankth dhe tension."

Kalo të paktën pesë minuta çdo ditë duke recituar disa herë këtë lutje apo poezi, ose fjalë që ke zgjedhur. Nëse fillon të mendosh diçka tjetër ktheje prapë vëmendjen tek fjala apo fjalët. Mund ta praktikosh këtë meditim kurdoherë, kudo, por është veçanërisht ndihmuese në kohërat kur ndihesh e/i brengosur apo në frikë.

Meditimi Ulur

Për ta praktikuar, ulu i/e qetë dhe mbyll sytë. Merr disa herë frymë thellë. Kujto ndonjë moment të veçantë dhe përdor gjithë shqisat tua për të ri-krijuar të gjitha detajet. Imagjino ambientin, shiko ngjyrat, dhe përkujto çfarëdo arome, zëra dhe gjëra tjera fizike që kanë qenë pjesë e momentit. Qëndro me këtë imazh për një apo dy minuta dhe pastaj gradualisht lëre të venitet.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China