20150904pijetgaz |
Pijet e gazuara janë pijet që preferohen shumë sot sidomos nga të rinjtë. Ndoshta shpesh kemi pyetje për këto pije. Çfarë roli luajnë ato? Cilat prej tyre janë janë të mira e cilat jo? Në këtë artikull fokusohemi pikërisht tek informacioni mbipijet me gaz.
Pijet me gaz janë pijet e bikarbonatit të natriumit, formula e të cilës është NaHCO2.
A janë pijet Soda të mira për përdhesin apo jo?
Përdhesi është sëmundje që shfaqet me pezmatim të kyçeve apo nyjeve e të mishrave, me dhembje e dridhje. Shumë persona kanë probleme në pjesë të ndryshme të trupit, të cilat në shumë raste sjellin probleme në ecje. Inflamacioni vjen i shkaktuar nga krijimi i kristaleve të acidit urik në kyçe.
Acidi urik është një produkt që krijohet në trup kur organizmi shpërbën një grup substancash të quajtura purina. Këto substanca janë pjesë përbërëse të të gjitha qelizave të trupit. Ato gjenden edhe në ushqime e pije.
Përdhesi lidhet me metabolizmin e purinës. Pijet soda janë pije bazike, që mund të krijojë një ambientin bazik në veshkë. Kjo favorizon metabolizimin e acidit urik në veshkë. Por, pacientët që vuajnë nga përdhesi duhet të frenojnë konsumin e ushqimeve që përmbajnë shumë purinë. Konsumi i pijeve me gaz ka vetëm rolin e lehtësimit të fenomeneve të dhimbjes nga përdhesi, por nuk mund ta parandalojë këtë sëmundje dhe nuk ka funksion mjekësor.
Konsumi i pijeve me gaz, a mund të ndihmojnë trejtjen e ushqimeve?
Në një gjendje normale, sekretimi i acideve të stomakut mund të favorizojë tretjen e ushqimeve dhe mund të vrasë shumicën e mikrobeve të sjella me ushqimin. Por sekretimi i tepërt i acideve të stomakut mund të shkaktojë dhimbje dhe probleme të tjera. Personat me problemet e sekretimit të tepërt të aciditetit të stomakut, mund të konsumojnë pijet me gaz për të neutralizuar acidet e tepërta. Por, për personat me sekretimin e pamjaftueshëm të acideve të stomakut, konsumi i pijeve me gaz do të rëndojë situatën.
Konsumi i pijeve me gaz a mund të përmirësojë pH e trupit?
Në gjendjen normale, vlera e pH-it në gjak është 7.35-7.45, një anim i lehtë për nga mjedisi bazik. Pijet soda janë pije alkaline. Kur konsumojmë ushqimet e tepërta acidike (si mish etj), disa persona thonë se konsumi i sodave mund të përmirësojë pH e trupit tonë, duke ruajtur ph më shumë drejt mjedisit bazik. Në pamje të parë, kjo është teori që duket efektive, por në fakt, kjo është e pabazë. Trupi ynë është një sistem shumë i ndërlikuar. Kur konsumojnë ushqime acide ose bazike, trupi mund të sekretojë substancat për ruajtjen e PH-it në shkallën normale. Personat që nuk kanë sëmundjet serioze të mëlçisë dhe veshkave, mund të ruajnë një pH të ekuilibruar, gjë që nuk varet nga ushqimet dhe lëngjet e konsumuara. Prandaj, konsumi i pijeve soda për të përmirësuar gjendjen e PH-it është teoria e pabazë.
Pijet soda a janë të njëta me pijet karbonike?
Pasi u njohëm me pije sodat si duhet të përzgjedhim pijet me gaz në supermarket? A ka ndryshime mes pijeve me gaz dhe pijeve me acid karbonik?
Pijet me gaz që shiten në treg ndahen në dy lloje: pija e thjeshtë me gaz në shishe, ku përfshihen vetëm ujë dhe soda dhe pijet me gaz në kanaçe, ku mund të shtohen dyoksid karboni për të përmirësuar shije. Në disa pijet me gaz shtohet shumë sheqer. Këto pije që përmbajnë acid karbonik përfshijnë vetëm dyoksid karboni, sheqer por jo sodë.
Nëse doni të përzgjidhni pijet e cilësuara me gaz, duhet t'i kushtoni vëmendje të madhe përmbajtjes së tyre. A ka bikarbonat natriumit (sodë) apo jo? Disa personat nuk e preferojnë shijen e bikarbonatit të natriumit. Mund t'ishtoni pak akull kësaj pije dhe ta lini për pak çaste. Këto pije me gaz në temperaturë të ulët kanë shije më të mirë.
Si ta bëjmë vetë pijen me gaz?
Nëse doni ta bëni vetë pijen me gaz, atëherë blini sodë buke(bikarbonat natriumit) dhe e përzieni në ujë për të bërë pije me gaz. Nëse dëshironi përmirësoni shije, mund të shtoni lëng limoni dhe më pas mbyllni shishen dhe tundeni për t'u shkrirë në ujë. Kur e hapni shishen mund të shtoni pak mjalt për të lehtësuar shijen e hidhur të saj.
Përveç kësaj, pijet me gaz të përgatitura në shtëpi mund të përdoren për të pastruar fytyrën. Pijet me gaz zbusin lëkurën, duke hequr qelizat e vdekura. Femrat mund të pastrojnë lëkurë më parë me ujë me gaz, më pas të vendosin kremin ushqyes apo kundër rrudhë. Procesi i pastrimit të lëkurës me ujë të gazuar mund të nxisë thithjen e materialeve ushqyese nga lëkura. Uji me gaz ka funksionin e anti-oksidantit, që mund të parandalojë plakjen e lëkurës.
Disa specialistë të kozmetikës thonë se uji me gaz e limon mund të përdoren për larjen e flokëve, duke i mbrojtur dhe mbajtur të shëndetshme ato.
Të metat e pijeve të gazuara
Si përfundim theksojmë se konsumi i pijeve me gaz duhet të varet nga gjendja e shëndetit. Pijet soda bazike mund të lehtësojnë problemet e sekretimit të tepërt të aciditetit në stomak, por do të përkeqësojnë sëmundjet e sekretimit të pamjaftueshëm të acideve të stomakut, duke shkaktuar dëme akoma më të shumta për pacientin që vuajnë nga ky problem. Prandaj, nëse konsumi i pijeve me gaz mund t'ju sjellë ndjenjë të mirë gjatë procesit të tretjes së ushqimeve, kjo është e përshtatshme për ju. Në të kundërtën, duhet të shmangni përdorimin e kësaj pije. (Xu Guang)