PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Studime interesante në mjekësi
2015-09-07 09:33:03 CRI Komenti juaj Printoni

Qelizat e trurit mund të zëvendësohen

Dritë në fund të tunelit për pacientët që vuajnë nga sëmundjet nervore që shkaktojnë dëmtimin e qelizave të trurit. Tashmë këto qeliza mund të zëvendësohen. Zbulimi i rëndësishëm është bërë nga studiuesit e Shkollës amerikane të mjekësisë "Case Western Reserve School", të cilët kanë zbuluar atë që e kanë quajtur alkimia qelizore, një mekanizëm i aftë për të shndërruar qelizat e lëkurës në qeliza cerebrale specifike. Objektivi është riparimi i dëmeve që shkaktojnë në tru skleroza e shumëfishtë, paraliza cerebrale apo sëmundje të tjera që shkaktojnë dëmtimin e mielinës, lënda që mbështjell qelizat nervore. Studimi është eksperimentuar mbi minjtë dhe rezultatet janë publikuar në revistën "Nature Biotechnology"

Krijohet veshka artificiale

Një tjetër studim i rëndësishëm që mund të eliminojë nevojën për transplant të veshkës është kryer nga shkencëtarët amerikanë. Mjekët e "Massachusetts General Hospital" në Boston kanë arritur të trapiantojnë me sukses veshkën e parë artificiale. Organi i është marrë një miu dhe pasi është pastruar dhe rigjeneruar me implantimin e qelizave të reja, ka funksionuar normalisht, duke filtruar gjakun dhe duke prodhuar urinë. Eksperimenti i kryer me sukses i hap rrugë prodhimit të organeve të përshtatshme për çdo pacient, pasi qelizat merren direkt nga trupi i atij që ka nevojë, për t'i dhuruar më vonë një veshkë të re

Studimet e fundit gjermane në fushën e mjeksisë tregojnë se, agjërimi i përsëritur e aktivizon trurin dhe e mbron atë nga gjakderdhja e brëndshme.

Studimet e fundit gjermane në fushën e mjeksisë tregojnë se, agjërimi i përsëritur e aktivizon trurin dhe e mbron atë nga gjakderdhja e mbrendshme.

Studimet tjera thonë se agjërimi konverton toksinat e trupit në energji.

Këta studiues kanë zbuluar pas një studimi trevjeçar se, ndalimi nga ushqimi dhe pijet për një periudhë prej 10 deri 12 orë gjatë ditës e detyron trupin të vihet në kërkim të burimeve të energjisë së trupit,dhe nuk gjen, përveç se yndyrat toksike të depozituara në brendësi të trupit dhe i shndërron ato në energji për ushtrimin e funksioneve të tij.

Gjenet shkak për shfaqjen e kolesterolit

Gjenet dhe trashëgimia janë të parapërcaktuara si përgjegjëse për shfaqjen e nivelit të lartë të kolesterolit në gjak. Ende nuk dihet se cilat janë gjenet që përfshihen në përhapjen e kolesterolit në organizëm, por të gjithë njerëzve u këshillohet një stil i shëndetshëm jete, regjim ushqimor të mirë dhe zbatimin e terapive të këshilluara nga specialistët, të gjitha sjelljet që janë armët më të mira ndaj hiperkolesterolaminës. Kolesteroli nuk kursen as femrat dhe as meshkujt, madje sipas studimeve, më të prekura janë femrat, pasi ato janë më të prira drejt ushqimeve me yndyrë. Një sërë studimesh kanë treguar se në lëkurën e bajameve, ndodhen substanca të tilla të cilat ndihmojnë në parandalimin e oksidimit të kolesterolit, një proces i cili mund të shkatërrojë qelizat e gjakut dhe të shkaktojë rrezik për atak kardiovaskular.

Shkenca, bimët jeshile pastrojnë gjakun

Për të pastruar gjakun nga përbërësit dhe elementet e dëmshme, mund të jenë të nevojshme një sërë kurash mjekësore. Një kurë e efektshme për të luftuar sëmundjet e gjakut është edhe ajo e përgatitur nga 250 gramë gjethe hithre, 10 gramë uthull dhe 10 gramë gjethe delli. Të gjitha këto vendosen në 1 litër ujë të ftohtë, ku qëndrojnë 12 orë. Pastaj zihen për 10 minuta, ëmbëlsohen sipas dëshirës me mjaltë dhe pastaj sërish mbyllen dhe qëndrojnë të mbyllura për 20 minuta. Kullohen dhe pihen gjatë tërë ditës me lugën e kafesë. Fiku është një frut, që përmban shumë karbohidrate, albuminë, yndyrë. Përdoret i freskët, i tharë dhe i përpunuar në produkte të ndryshme. Rekomandohet të përdoret nga personat e dobësuar, nga anemikët dhe nga ata që ndiejnë shumë të ftohtë, pasi i japin organizmit forcë dhe nxehtësi

Muzika qetëson më shumë se ilaçet

Muziko-terapia ndikon pozitivisht në qetësimin e trurit dhe dhimbjeve fizike tek personat e sëmurë. Ekziston një raport i thellë dhe ende misterioz, i cili lidh muzikën me shpirtin dhe mendimet e njeriut. Pse muzika mund të na shqetësojë, apo në të kundërt të na qetësojë; mund të na shtyjë drejt një agresiviteti, apo të na nxisë drejt një dashurie? Dhe në ç'mënyrë muzika mund të ketë efekte terapeutike dhe të qëndrojë përkrah terapive psikiatrike të suksesshme? Vetëm prej pak vitesh shkenca, veçanërisht neuroshkenca, i është dedikuar kuptimit të fenomeneve që lidhen me dëgjimin e muzikës. Pikërisht zbulimet e fundit tregojnë se muzika dhe shkenca kanë lidhje me njëra-tjetrën. Lidhja racionale mendim-muzikë nuk ekziston vetëm te fëmijët. Është provuar se muzika nuk është e bezdisshme, por që zgjidhet me dëshirë nga të gjithë, veçanërisht nga dëgjuesit e rinj. Ka efekt mbi vigjilencën, humorin dhe arsyen për të kryer punë të ndryshme, të cilat kërkojnë një përqendrim të veçantë. Veç të tjerash, nëse eksplorojmë në natyrë dhe etnologji raportin muzikë-mendim, do të zbulojmë lidhje të vjetra dhe shumë të thella

Farat e zeza kurojnë shumë sëmundje

Migrena, sëmundjet reumatizmale, diabeti, imuniteti i fëmijëve, sëmundjet e hundës, kolesteroli në gjak, propodiplegia,ulçera, kollë dhe ftohje, infeksioni i zemrës, sëmudnjet e lëkurës si dhe dobësia seksuale, kanë të gjitha një ilaç. Farat e zeza.

Fara e zezë (Nigella Sativa), është një bimë që ka gjetur përdorim të gjerë në mjekësinë popullore. Falë përbërjes që ajo ka efektet e saj kuruese për sëmundje të ndryshme janë të shumta. Ajo përmban vaj acidik të pangopur, vaj me eter, vitamina dhe një sërë substancash të tjera të domosdoshme për organizmin. Tashmë është vërtetuar se vaji acidik i pangopur që përmban fara e zezë ndikon pozitivisht mbi metabolizmin e trupit, rrit imunitetin dhe ndalon alergjinë. Fara e zezë përmban përafërsisht 38 për qind karbohidrate, 35 për qind vajra të ndryshëm, 21 për qind albumin dhe pjesa tjetër përbëhet prej më shumë se një qind substanca të ndryshme. Për t'u përmendur janë: vajrat acidike të pangopura, acidi Linolein, acidi alfa-Linolein, vajrat me eter (nigellon, alfa-pinen etj.), vitaminat (B1, B2, B6, Acidi Folik, Niacina), minerallet (hekur, kalcium, magnez, zink, etj.) dhe aminoacidet. Vajrat me eter si Nigellon dhe alfa-Pinen zgjerojnë rrugët e frymëmarrjes, lehtësojnë kollitjen, pengojnë qelbëzimin dhe ndalojnë dhimbjen. Nëse përdoren rregullisht ulin sheqerin në gjak. Vitaminat B1, B2 dhe B6 luajnë rol në prodhimin e enzimave dhe forcojnë sistemin mbrojtës. Acidi folik redukton rrezikun e tensionit dhe sëmundjeve të zemrës, gjithashtu është i nevojshëm në rinovimin e qelizave. Antioksidantët si vitaminat A, E, C dhe Beta-Karotin forcojnë sistemin mbrojtës te trupit.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China