PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Akupunktura praktikohet nga aktorët e "Hollivudit", muzikantët dhe sportistët më të mirë– ja pse!
2015-08-28 14:59:08 CRI Komenti juaj Printoni

Akupunktura është një metodë alternative me përdorim të gjilpërave (acus = gjilpërë). Origjinën e ka 4000 vjet më parë në Kinë. Sipas kinezëve, çekuilibrimi i energjisë chi, apo i forcës së jetës, është burimi i çdo sëmundjeje. Kanalet imagjinare ku rrjedh energjia chi quhen meridianë dhe mendohet se janë 20 të tilla dhe 2000 pika akupunkture. Prandaj, ku ka bllokim dhe çekuilibër të forcave yin dhe yang, përdoret akupunktura për të sjellë qarkullimin e mirë të energjisë. Kjo metodë sot është bërë shumë e populluar edhe në Perëndim, ku besohet se përdorimi i gjilpërave në pika të posaçme të akupunkturës stimulon sistemin nervor qendror dhe në tru nis një efekt i ngjashëm me atë të qetësuesit.

A është akupunktura një trajtim efektiv për migrenën dhe për llojet e tjera të dhimbjes së kokës? "Po", kjo është përgjigjja që japin praktikuesit e akupunkturës nëpër botë. Çdo ditë, personat me migrenë drejtohen drejt qendrave të akupunkturës për të gjetur një trajtim që do t'ua lehtësonte disi dhimbjet. Për ata që kanë vuajtur prej vitesh nga dhimbjet e kokës, çlirimi vjen si një mrekulli nga terapia më e vjetër kineze

Migrena është përfshirë në listën e Organizatës Botërore të Shëndetësisë të sëmundjeve që arrin të trajtojë akupunktura.

Akupunktura nuk është efektive vetëm për migrenën, por funksionon mrekullisht edhe për ata që kanë probleme me sinuset, tension të lartë të gjakut ose probleme me gjumin. Përparësia më e madhe që ka akupunktura kundrejt mjekësisë perëndimore është se nuk ka efekte anësore.

Konceptet thelbësiore të yin-it dhe yang-ut si dhe energjisë jetike (chi) janë shumë të rëndësishme, po ashtu edhe të kuptuarit e sistemit të meridianëve. Të gjitha meridianët yang të trupit takohen në kokë, duke lehtësuar qarkullimin e gjakut dhe të energjisë chi aty. Një mendje e kthjellët dhe kokë pa dhimbje varen shumë nga qarkullimi i mjaftueshëm i energjisë chi dhe gjakut, si dhe një balancë e forcave yin dhe yang. Sipas mjekësisë kineze ka shumë arsye që shkaktojnë dhimbjet e kokës. Më të zakonshmet janë: mungesa e energjisë chi dhe gjakut, mosqarkullimi i mirë i gjakut në kokë, bllokimi i meridianëve etj. Trajtimi me akupunkturë mund të harmonizojë organet, të ekuilibrojë energjitë yin dhe yang, si dhe të zhbllokojë meridianët e bllokuar.

Hulumtuesit dhe shkencëtarët besojnë tani se akupunktura mund të sjellë shumë ndryshime biokimike në trup:

Serotonina: Trajtimi me akupunkturë ndikon mbi disa neurotransmetues të trupit, duke sjellë ndryshime në organizëm. Shkencëtarët kanë zbuluar se nivelet e ulëta të serotoninës shkaktojnë dhimbje koke. Aftësia e akupunkturës për të rregulluar nivelet e serotoninës është studiuar hollësisht nga ekspertët në Kinë, Japoni dhe Kanada. Ndryshimet në nivelet e serotoninës në tru dhe në palcën kurrizore mund të arrihen shumë mirë me akupunkturë.

Çlirimi i endorfinave me akupunkturë: Dr. Jisheng Han, profesor i akupunkturës, thotë se stimulimi me anë të gjilpërave çliron nivele të ndryshme të endorfinës në sistemin qendror nervor. Endorfina është përgjegjëse per aktivizimin e shumë proceseve trupore, që ulin dhimbjen e trupit dhe përmirësojnë humorin. Fjala "endorfinë" do të thotë "morfinë brenda trupit".

Endorfinat çlirohen nëpërmjet akupunkturës, masazhit, meditimit, seksit, aktivitetit fizik etj.

Akupunktura hyn në botën e "Hollivudit"

Në Kinë dhe në shumë vende të tjera aziatike, akupunktura është një trajtim shumë i përdorur alternativ, megjithatë kohët e fundit po përdoret edhe nga vipat më të njohur të "Hollivudit".

Arësyet janë të shumta – për shëndetin në përgjithësi, për uljen e kilogramëve, për lifting fytyre, problemet me fertilitetin, migrenën etj. Përdorimi i akupunkturës në Perëndim i ka zanafillat që nga Marilyn Monroe. Ajo e përdori këtë metodë të lashtë kineze për t'u qetësuar nga dhimbjet e stomakut kur ndodhej në Tokio me burrin e saj Joe DiMaggio. Më vonë, përdorimi i akupunkturës pasoi me Katy Perry dhe Jim Carrey, të cilët dëshmojnë se akupunktura, së bashku me dietën ushqimore nga dr. Ni Maoshing, e ka përmirësuar shëndetin e tyre në përgjithësi. Kim Kardashian disa muaj më parë postoi në instagramin e saj një fotografi ku në fytyrën e saj kishte gjilpëra akupunkture.

Ndoshta më parë Kim është "takuar" me gjilpërat e botoksit, por në këtë foto ajo shfaqet me gjilpërat e akupunkturës. Po cilat janë përfitimet që sjell akupunktura për fytyrën?

Martha Lucas, akupunkturiste nga Kolorado me gradën "doktor", shprehet se pas 10 seancash trajtimi (dy herë në javë për 5 javë radhazi), lëkura bëhet më e pastër dhe vijat e rrudhave më pak të dukshme. Ajo thotë se trajtimet mund të zhdukin rrudhat e lehta.

"Akupunktura kozmetike është një zgjidhje e përkryer për ato gra që nuk duan efekte anësore si pasojë e trajtimeve të tjera të fytyrës, lifting, botoks apo operacione plastike," thotë Lucas.

Kjo procedurë funksionon edhe për meshkujt, shton Lucas, megjithëse jo shumë prej tyre e kërkojnë atë.

Akupunktura është pjesë e rëndësishme e MTK-së për rregullimin e energjisë chi apo bioenergjisë. Kur gjilpërat - rreth 30 apo 40 - aplikohen në trup dhe fytyrë, stimulohet prodhimi i kolagjenit dhe elastinës, thotë Lucas, dhe lëkura përmirësohet ndjeshëm.

"Mjekësia kineze është mjekësia e vërtetë kundër plakjes," vëren Lucas. "Ju ndihmon që trupi juaj të krijojë një pamje më të re."

Këngëtarja Celine Dion nëpërmjet akupunkturës arriti të ngelte shtatzënë me binjakët e saj në moshën 42-vjeçare. Ajo e ndihmoi Mariah Carey-n me këshillën e saj për përdorimin e akupunkturës, e cila lindi dhe ajo binjakë në moshën 40-vjeçare. Aktorja Natalie Portman tha se akupunktura e ndihmoi në reduktimin e stresit gjatë shtatzënisë, ndërkohë Kate Winslet shprehet se kjo metodë i ka ulur dhimbjet. Dr. Sunita Kapur nga një spital në Nju-Delhi thotë se akupunktura mund të stimulojë sistemin hormonal tek femrat dhe të ndihmojë për ngeljen shtatzënë

Jennifer Lopez dobësohet me akupunkturë

Hulumtimet e fundit kanë treguar se barnat tradicionale kineze dhe akupunktura mund të trajtojnë obezitetin dhe nuk kanë efekte të rrezikshme anësore, të cilat gjendet në produktet farmaceutike. Obeziteti është bërë problematik vitet e fundit në mbarë botën, për shkak të konsumit në rritje të ushqimeve që përmbajnë sheqer dhe yndyrna.

Revista "OK!" i ka kushtuar një prej artikujve të saj, dobive që ka akupunktura për dobësimin, duke marrë shembull një prej vipave më të njohur, Xhenifer Lopezin. Aktualisht, është parë se gjithnjë e më shumë yje të "Hollivudit" po u drejtohen qendrave të akupunkturës për t'u dobësuar dhe për trajtime kundër plakjes. Në një intervistë Lopez u shpreh se ka humbur 8 kilogramë nëpërmjet metodës dobiprurëse, akupunkturës.

Përveç akupunkturës, Lopez përdor gjithashtu barna kineze: lëvorja e pjeprit të dimrit është më e preferuara e saj.

Joey Komada, akupunkturiste e licensuar dhe shumë e njohur në ShBA, ka arritur në përfundim se efektet e akupunkturës ndikojnë në reduktimin e peshës së tepërt. Akupunktura ndihmon në çlirimin e endorfinave, të cilat përmirësojnë humorin dhe gjendjen shpirtërore dhe janë quajtur shpesh edhe si antidepresantë. Akupunktura gjithashtu ndihmon përshpejtimin e metabolizmit, duke ndihmuar në humbjen e kilogramëve të tepërt.

Por a mundet që të gjithë të humbin kilogramët e tepërt me akupunkturë? A ndikon metoda e lashtë kineze njësoj tek të gjithë?

Kjo varet nga shumë faktorë, përfshi moshën dhe fizikun. Gjendja shëndetësore tek një person është një aspekt i rëndësishëm për akupunkturën. Për shembull, nëse dikush ka probleme me fshikëzën e tëmthit ose lodhje të gjendrave mbiveshkore, nuk mund të trajtohet me akupunkturë.

Doktor Edward Lamadrid nga Çikago në një studim shkencor lidhur me efektet e akupunkturës tek pesha, arriti në përfundimin se 95 për qind e pjesëmarrësve kishin pasur ulje të dukshme të peshës në një periudhë 6-javëshe. Tek këta pacientë u pa gjithashtu një përmirësim në shëndetin e përgjithshëm e një qetësim shpirtëror.

Gjithashtu edhe Lopez konfirmoi se me akupukturën i është përmirësuar ndjeshëm cilësia e gjumit, dhe në fakt, kapërcimi i pagjumësisë është në favor të pakësimit të peshës. Në një raport të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë së SHBA-së, Dr Katz shprehet se "përmirësimi i gjumit është i rëndësishëm aq sa dieta dhe sporti për ruajtjen e peshës". Gjithashtu, vipa të tjerë si Sandra Bullock etj., merren me akupunkturë, për të qëndruar të rinj

Akupunktura, një trend i ri selfie-sh

Penelope Cruz ka nxjerrë disa foto ku shfaqet me gjilpëra në vesh. Supermodelja Kate Moss e përdori akupunkturën për të lënë drogën dhe për të lehtësuar astmën dhe artritin.

Oprah Winfrey gjithashtu e përdor akupunkturën rregullisht. Modeli Iman Abdulmajid e përdor për shëndetin në përgjithësi, ndërkohë kanceri i Valerie Harper's u kurua 90 % nga kjo terapi. Sheryl Crow përjetoi një përmirësim të madh nga përdorimi i bimëve kineze për të kuruar kancerin e gjirit.

Akupunktura për të vegjël e të mëdhenj

Është një kurë e mrekulllueshme për dhimbjet e artritit, migrenës dhe tendosjes së muskujve. Këngëtarja Gwen Stefani arriti të shpëtonte nga migrena falë akupunkturës, si dhe trajtoi me të djalin e vet të vogël. Ka disa yje të tjerë të njohur që me akupunkturë kanë trajtuar kafshët e tyre shtëpiake.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China