PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Sindroma e pensionit
2015-08-28 14:51:38 CRI Komenti juaj Printoni

Sindromat e pensionit përfshin sëmundjet e trupit dhe barrierat psikologjike, që shkaktohen nga ndryshimet e rolit të ri shoqëror, të stilit të ri të jetës dhe të ambientit pas pensionit. Dalja në pension është një ngjarje madhore dhe një sfidë në jetë. Të moshuarit që sapo kanë dalë në pension përballen me ndryshime të mëdha në fusha të ndryshme, si statusi shoqëror, aktivitetet e përditshme, ritmi i jetës, marrëdhëniet shoqërore etj.

Shfaqjet konkrete të sindromave të pensionit:

Sipas vëzhgimeve në një kompani kineze, shumë prej punonjësve që sapo dolën në pension ose janë në prag pensioni u goditën nga infarkti dhe sëmundje të tjera. Megjithëse kjo është koha kur ata duhet të jenë të lumtur që më në fund pas një pune të lodhshme disavjeçare do të pushojnë, ata përballen me sfidat e jetës së vështirë nga sëmundjet e rënda.

Sipas të dhënave në Kinë, afro gjysma e pensionistëve vuajnë nga sindroma e pensionit dhe shfaqin disa simptoma si luhatjet e dukshme të humorit, pikëllim, flasin pak ose aspak, bëhen të paduruar, të çrregullt në veprime, nuk arrijnë të fokusohen, bëjnë gabime të thjeshta. Gjithashtu, ata shprehin shpehherë pakënaqësi për gjendjen aktuale, kujtojnë të përmalluar të kaluarën, kanë paragjykime të shumta etj.

Veprimet dhe sjelljet e tyre kanë ndryshuar në mënyrë drastike në krahasim me të kaluarën. Ky ndryshim i karakterit dhe sjelljeve I hap derën një mjedisi për lindjen dhe zhvillimin e sëmundjeve. Personat e shëndetshëm mund të përballen me disa sëmundje të paparashikuara. Personat me sëmundjet kronike mund të kenë problemin e rëndimit të sëmundjes.

Përse ndodh sindroma e pensionit?

1. Karakteristikat e personalitetit: njerëzit shumë të zënë me punë kanë shumë ambicie në karrierën e tyre dhe janë shumë të vendosur në jetë. Pas pensionit, ata kalojnë nga një jetë shumë ritmike në një ditë boshe dhe pa aktivitet. Për shkak të vështirësisë së adaptimit të ndryshimeve psikologjike, ata mund të sulmohen më shpejt nga sëmundjet. Në të kundërtën, personat që punojnë më pak e përballojnë më mire fazën e pensionit, pasi pas kësaj ngjarjeje ritmi i jetës së tyre nuk ndryshon shumë.

2. Interesat personale: personat që nuk kanë asnjë hobi para pensionit, kanë mundësi më të madhe të përballen me barrierat psikologjike. Këta persona që humbin mbështetjen në punë, mund të humbasin interesin në jetë. Pas daljes në pension ata mund të nisin të zhvillojnë një hobi të re për të kaluar një jetë të gëzueshme. Vetëm në këtë mënyrë ata do të jenë në gjendje të kalojnë këtë periudhë të komplikuar psikologjike të jetës së tyre.

3. Marrëdhënia shoqërore: Personat që nuk kanë shumë miq kanë dhe barriera psikologjike. Ata ndihen shumë të vetmuar dhe të dëshpëruar. Nuk mund të diskujtojnë për një temë me të tjerët dhe të plotësojnë kërkesat emocionale. Në të kundërt, nëse ata kanë shumë miq dhe mund të njohin miq të rinj, do të kenë një humor më të mirë.

4. Statusi profesional: personat që janë në postin e drejtuesit apo edhe në poste të tjera të rëndësishme, do të përjetojnë një ndryshim të madh psikologjik nga një pozicion i lartë me prestigj dhe me shumë njerëz rrotul, në një vend të vetmuar.

5. Elementet e gjinisë: në përgjithësi, meshkujt kanë vështirësi më të madhe për t'u përshtatur me ndryshimet pas pensionit. Modeli i familjes tradicionale është kur burri përgjigjet për sigurimin e të ardhurave, pra punon jashtë shtëpisë, ndërsa gruaja përgjigjet për punët familjare. Pas pensionit të mashkullit, aktivitetet e tyre do të transferohen nga punët e jashtme tek familja e brendshme, prandaj, meshkujt e përjetojnë më keq sfidën e madhe të daljes në pension.

Si të veprojmë….

1. Rregullimi i gjendjes psikologjike, respektimi i ligjit të natyrës. Plakja është ligj i natyrës. Dalja në pension është një fazë e pashmangshme e jetës. Duhet ta pranojmë këtë fakt dhe më pas të evitojmë humorin negativ, të ngulim këmbë për pozitivitetin në jetë pas pensionit. Duhet të ketë besim se jeta pas pensionit është pranvera e dytë e jetës sonë. Duhet të riplanfikojmë përsëri jetën pas pensionit, duke garantuar arritjen e gëzimit.

2. Mbajtja e lidhjeve shoqërore. Pas daljes në pension, nëse keni shëndet të mirë dhe energji të mjaftueshme, mund të gjeni një aktivitet të ri për të kaluar kohën. Ose mund të dilni më shpesh në parqe me miqtë e vjetër dhe të kaloni një kohë më të këndshme e në ajër të pastër.

3. Gjetja e hobive të reja. Një shprehje kineze thotë se "sa të jetojmë, do të mësojmë". Edhe nëse nuk keni ndonjë hobi , mund të përpiqeni për të gjetur një, psh nisni kurse pianoje, vallëzim, peshkim, merruni me turizëm etj. Këto aktivitete mund të lehtësojnë presionin e jetës, asgjësojnë ndjenjën e vetmisë dhe të forcojnë lidhjet shoqërore.

4. Pjesëmarrja në aktivitete shoqërore për të njohur më shumë miq. Pas pensionit, qarku I miqve të të moshuarve zvogëlohet. Por nuk duhet të mbylleni në vetvete. Duhet të ruani marrëdhëniet me miqtë e vjetër dhe të përpiqeni të njiheni me miq të rinj. Vetëm këshut do të largoni vetminë. Krijimi i marrëdhënieve të mira familjare mund të nxisë atmosferën harmonike në familje.

5. Ritmi i rregullt i jetës dhe ruajtja e shëndetit: të moshuarit duhet të kenë një ritëm të rregullt jetësor. Pas pensionit, duhet të përcaktohet një orar praktik i punës dhe pushimit, duhet të flenë herët dhe ngrihen herët në një orar fiks. Mund të zhvillohen aktivitete në kohë të përcaktuar dhe zbatohet ritmi i ri i jetës. Përveç kësaj, duhet të mësohen me shprehi të shëndetshme dhe të shmangin veset jo të mira si konusmi I duhanit apo alkoolit. (Xu Guang)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China