20150821cajipj1 |
Çaji ka qenë dhe mbetet një pije shumë e populluar prej shekujsh. Pothuajse e gjithë bota pi çaj pavarësisht nëse ai është jeshil, i bardhë apo i zi. Siç e dimë të gjithë çaji sjell shumë përfitime për shëndetin; përmban shumë antioksidantë, ju jep energji dhe ju dobëson.
Por kur duhet pirë çaji?
1. Konsumoni çaj të bardhë në mëngjes
Sipas studimeve, konsumi i çajit të zio apo jeshil esëll nuk është një zgjidhje e mirë. Prandaj më mire të konsumoni një çaj pak më të lehtë, çajin e bardhë.
Çaji i bardhë është i lehtë në shije dhe rregullon nivelin e sheqerit në gjak dhe ul nivelin e kolesterolit të keq.
Sot ky çaj, falë vetive shëndetësore që ka, shijohet në gjithë botën. Rritet në Azi, kryesisht në Kinë, ndërsa është fituar nga bima e njëjtë e cila jep çajin e gjelbër dhe të zi.
Antioksidantët tek ky çaj ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare, kancerit dhe diabetit.
Ai gjithashtu ul nivelin e sheqerit në gjak, duke lehtësuar simptomat e diabetit. Zvogëlon stresin dhe rrit energjinë. Studimet sugjerojnë që mund të përshpejtojë metabolizmin dhe të nxisë trupin që të djegë më shumë yndyrë.
Çaji i bardhë ka gjithashtu veti antibakteriale dhe antivirusale, duke u bërë një vrasës i shkëlqyer natyral i baktereve dhe viruseve. Një gjë që ndoshta nuk e dinit për çajine bardhë është se ai falë përbërësve që përmban shkatërron bakteret në gojë, duke larguar aromën e pakëndshme.
Të gjithë tashmë e dinë që antioksidantët shkatërrojnë radikalet e lira që formohen si pasojë e stresit, ushqimit jo cilësor etj. Çaji i bardhë mbron lëkurën dhe ndihmon në parandalimin e rrudhave.
2. Konsumoni çaj jeshil pas orës 10 të mëngjesit
Pasi të keni ngrënë mëngjes mund të konsumoni çaj jeshil. Ai ju forcon metabolizmin dhe ju djeg kaloritë e tepërta deri në drekë.
Për çajin jeshil janë kryer studime pa fund. Një prej tyre ka treguar se ky çaj përmirëson funksionin e trurit dhe djeg yndyrnat.
Çaji jeshil e ka origjinën nga Kina. Kinezët kanë mbi 4 mijë vjet që konsumojnë çaj jeshil.
Gjatë disa dekadave të fundit çaji jeshil ka qenë në qendër të shumë studimeve shkencore dhe mjekësore, ku është zbuluar se fanatikët e çajit jeshil kanë rrezik më të ulët për zhvillimin e sëmundjeve të zemrës dhe disa llojeve të kancerit. Çaji jeshil përmban enzima, aminoacide, polifenole, karotenoide, vitamina, kafeinë etj.
1 Çaji jeshil redukton nivelet e kolesterolit në gjak. Përbërësi i tij aktiv, EGCG, përshpejton djegien e yndyrnave në trup, duke na mbrojtur nga mbishëndoshja.
2. Heq dhjamin e barkut. Kërkimet në Universitetin Tufts kanë treguar se katekina tek çaji jeshil, aktivizon djegien e yndyrnave në zonën e abdomenit me një shpejtësi rënieje nga pesha prej 77 përqindësh.
3. Pirja e çajit jeshil përditë ju mban në ekuilibër duke balancuar nivelin e sheqerit në gjak. EGCG-ja përmirëson përdorimin e insulinës në trup, duke parandaluar problemet që çojnë në rraskapitje dhe irritim.
4. Disa studime të tjera theksojnë se çaji jeshil mund të ndihmojë kundër kancerit të mushkrive. Në një studim të vitit 2010 u zbulua se EGCG-ja frenon rritjen e qelizave kancerogjene.
5. Çaji jeshil parandalon të gjitha dëmtimet e lëkurës dhe rrudhat. Mendohet se EGCG-ja është 200 herë më e fuqishme se vitamina E për shkatërrimin e e radikaleve të lira. Radiaklet e lira, apo qelizat e vdekura ndërveprojnë me qelizat e shëndetshme në trup, duke shkaktuar dëme jo vetëm brenda organizmit, por edhe jashtë.
6. Çaji jeshil përdoret gjithashtu për shkrirjen e dhjamit të tepërt në trup, për trajtimin e çrregullimeve të stomakut, të përzierat, diarre, dhimbjet e kokës, osteoporozën dhe tumoret.
3. Konsumoni çaj të zi gjatë drekës
Çaji i zi është një zgjidhje e duhur gjatë drakes pasi ju ndihmon të largoni sheqerin apo yndyrnat e tepërta gjatë vaktit.
Vetitë e çajit të zi:
1. Përmirëson qarkullimin e gjakut dhe eviton sulmin në tru
2. Parandalon zhvillimin e qelizave kancerogjene
3. Çaji i zi ju redukton lodhjen, për të gjithë ata që nuk duan kafeinën mund të konsumojnë çaj të zi në mëngjes në vend të kafesë pasi ai përmban më pak kafeinë dhe shumë antioksidantë.
4. Ashtu si edhe çaji jeshil, çaji i zi ju ndihmon të humbisni kilogramët e tepërt.
5. Sipas studimit të britanikëve, çaji i zi redukton stresin.
6. Çaji i zi përmban sasi më të madhe të një polisakaridi, i cili mund të jetë shumë i dobishëm për personat që vuajnë nga diabeti
4. Konsumoni çaj Pu-erh pas drekës
Çaji Pu-erh tështë një çaj unik që ndihmon procesin e tretjes. Në Kinë ky çaj është përdorur tradicionalisht për parandalimin e shëndoshjes.
Koha e duhur e pirjes së këtij çaji është çelësi i suksesit për dobësimin.
Çaji Pu-erh është konsideruar për vite si një mënyrë e mirë për shkrirjen apo tretjen e yndyrnave dhe rritjen e energjisë.
Pirja e këtij çaji në kohën e duhur do t'ju ndihmojë të largoni kilet e tepërta, nëpërmjet përshpejtimit të metabolizmit. Nëse e pini këtë çaj në kohën e gabuar, mund të bëjë veprimin e kundërt, pra mund të bëjë që të shtoni në peshë në vend që të humbisni kilogramët. Koha më e mirë është një orë pas buke, me qëllim që ai të nisë punën për largimin e yndyrës së tepërt nga trupi si dhe të ndihmojë trupin në largimin e ushqimeve të tjera të panevojshme, të cilat janë të vështira për t'u tretur. Duhet të kini kujdes sepse nëse pini këtë çaj gjysmë ore para buke mund të shkaktojë efektin e kundërt duke ia shtuar oreksin dhe në vend që të hani më pak, do të konsumoni më shumë ushqim pasi ky çaj do të eleminojë depozitat e yndyrës në trup duke bërë që t'ju shtohet oreksi.
5. Konsumoni çaj Oolong pas darkës
Pirja e këtij çaji pas darkës është një zgjidhje e mirë pasi ai ka më pak kafeinë se çaji jeshil apo ai i bardhë.
Një nga çajërat më të famshëm në Kinë është edhe çaji Oolong, i cili po të konsumohet rregullisht ka disa përfitime për shëndetin. Për nga shija çaji oolong ka shije si çaji i zi, por është më i ngjashëm për nga vlerat me çajin jeshil. Studimet kanë treguar se ky çaj ndihmon në uljen e kolesterolit, ruan zemrën, përdoret si trajtim për çrregullimet me tretjen, forcon sistemin imunitar dhe forcon kockat.
1) Sëmundjet e zemrës
Nga një studim të publikuar në vitin 2010, kërkuesit gjetën se përdorimi i vazhdueshëm i çajit oolong kishte lidhje me reduktimin e rrezikut të prekjes nga sëmundjet kardiovaskulare. Në këtë studim morën pjesë 76,979 persona të moshave 40-79. Nga studimi, anëtarët të cilët kishin pirë rregullisht kafe, çaj jeshil dhe çajin oolong kishin më pak mundësi për t'u prekur nga problemet në zemër.
2) Diabeti
Çaji Oolong ndihmon personat që vuajnë nga diabeti i tipit 2, sipas një studimi të publikuar 10 vjet më parë. Pas pirjes së 1,500 ml çaji oolong çdo ditë për një muaj, pacientët me diabet paten një rënie të nivelit të sheqerit në gjak (krahasuar me ata të cilët kishin konsumuar ujë në vend të çajit.
Pirja e këtij çaji ofron një sërë përfitimesh për shëndetin, megjithatë nuk duhet të pihet në sasi të mëdha nga personat të cilët janë të ndjeshëm ndaj kafeinës pasi mund t'u shkaktojë ankth, rrisë të rrahurat e zemrës si dhe tensionin e gjakut, po ashtu edhe të përkeqësojë simptomat e ulcerës.
Çaji "Oolong" është çaj i fermentuar pjesërisht, gjethet janë të oksiduara për një kohë më të shkurtër, ky çaj është në mes atij të gjelbër dhe të zi.
Të gjitha llojet e çajit përmbajnë ngjyrë dhe janë antioksidantë të fuqishëm, prandaj secili lloj vepron në mënyrën e tij në shëndetin tonë, prandaj pirja e çajit nuk ju shkakton dëme, por vetëm përfitime.
Kur shkencëtarët flasin për çajin, ata mendojnë në çajin e zi, të gjelbër, të bardhë ose çajin oolong – ku të gjithë janë bërë nga gjethet e bimës Camellia sinensis. Llojet herbale, si kamomili dhe peperminti, teknikisht nuk konsiderohen çaj; ato janë ekstrakte të bimëve tjera me karakteristika të ndryshme ushqyese.