PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Dobësim i menjëhershëm, një ëndërr me pasoja
2015-08-14 14:39:39 CRI Komenti juaj Printoni

Mbipesha është një fenomen i zakonshëm në kohën e sotme. Numri i personave mbipeshë është rritur shumë. Sot të kesh linja të bukura trupi do të thotë të heqësh dorë nga shumë ushqime e sidomos nga sheqeri dhe karbohidratet si dhe të merresh me sport.

Në pamje të parë, teoria e dobësimit duket e thjeshtë, mjafton të pakësoni konsumin e ushqimeve ose të shtoni orët e stërvitjes për të djegur kaloritë e tepërta.

Për shembull, nëse planifikoni të humbni 1 kg brenda dy javësh, duhet të digjni 3850 kalori më shumë në një javë. Si rezultat, çdo ditë duhet të harxhoni 550 kalori më shumë, që ndodhen tek një hamburger "Big Mac". Prandaj, një nga mënyrat për të rënë nga pesha është të hiqni dorë nga ushqimet e shpejta.

Nëse doni që këtë 1 kilogram ta humbisni nëpërmjet stërvitjes atëherë mund të bëni shëtitje 154 minutash, vrap 63 minuta, not 46 minutash, dhe biçikletë 84 minuta. Por, kjo stëvitje duhet të jetë e përditshme.

Megjithatë, rrëzimi i 1 kg për një person që është 20 kh mbipeshë është i parëndësishëm.

Për këtë, sot qarkullojnë shumë metoda për rrëzimin e kilogramëve në një kohë rekord.

Së pari, është "metoda e urisë".

Sipas llogaritjes së sipërmendur, ndoshta gjatë ditës nuk kemi mundësi të harxhojmë 550 kalorive, prandaj duhet të përpiqemi të ulim konsumin e ushqimeve. Për personat mbipeshë, dietologët sugjerojë kufizimin e ushqimeve për uljen e peshës në një kohë të shkurtër.

Disa mënyra për ta bërë këtë janë konsumi i ushqimeve me pak kalori, konsumi i lëngjeve detoksifikuese me limon, trangull, xhenxhefil etj.

Dobësimi i menjëhershëm është një ëndërr e bukur, por ka disa probleme:

1. Kënaqeni tani, mërziteni më vonë

Në përgjithësi, ndryshimi i menjëhershëm do të kthehet në mënyrë të menjëhershme. Me pak fjalë, kilogramët që keni harxhuar në një kohë të shkurtër do t'i rimerrni shpejt. Prandaj m[ë mirë zgjidhni një plan afatgjatë dobësimi. Ne shëndoshemi nga stili jo i shëndetshëm i jetës së përditshme. Prandaj, duhet të bëjmë disa ndryshime në mënyrën e jetesës . Trupit tonë i nevojitet një kohë për të adoptuar me stilin e ri të jetesës.

2. Dobësim nuk do të thotë vetëm shkrirje dhjami

Për shumicën e njerëzve, qëllimi i dobësimit është heqja e dhjamit të tepërt të rezervuar në trup. Por, trupi ynë ka një kufizim për harxhimin e yndyrës brenda kohës së përcaktuar, që është një funksion për mbrojtjen e organizmit. Prandaj, dobësimi i ngadalshëm ka efekte më të mira. Metoda e shpejtë e dobësimit mund të ndihmojë realizimin e objektivit të kontrollit të peshës, por pesha e rrëzuar brenda kohës së shkurtër nuk është vetëm yndyrë, por edhe ujë.

3. Efektet negative të medikamenteve për dobësim

Medikamentet për dobësimit që qarkullojnë sot në treg si produkte shëndetësore nuk janë të shëndetshme pasi nuk garantohet asgjë. Në vitin 2009, FDA-ja amerikane ka kontrolluar rreth 72 lloje medikamentesh dobësimi dhe ka zbuluar shumë materialet e paligjshme të përfshirë në të, të cilat mund të shkaktojnë sëmundjet e zemrës, epilepsinë, vdekjen e trurit dhe efekte të tjera negative. Prandaj, ilaçet e dobësimit është një metodë e pasigurt.

4. Dieta pak kalorike

Dieta me pak kalori mund të pakësojë 12-25% të peshës brenda 12 javëve. Por, vetëm njerëzit që ngulin këmbë deri në fund, mund të arrijnë të ulin peshën e tyre. 25-50% e njerëzve nuk mund të vazhdojnë dietën për 12 javë. Kur ndalojnë këtë dietë, pesha e tyre mund të rikthehet shumë shpejt.

Dieta individuale duhet të rregullohet nga dietologu pasi dietat drastike për dobësim të menjëhershëm mund të shkaktojnë disa efekte negative serioze:

a. Gurë në tëmth

12%-25% e njerëzve që provojnë dobësimin e menjëhershëm brenda disa muajve, mund të kenë problemin e gurëve në tëmth.

b. dehidratim

Gjatë dobësimit, shumë njerëz jo vetëm hanë shumë pak ushqime, por edhe pinë shumë pak ujë. Disa njerëz nuk kanë zakonet e pirjes së ujit në kohë dhe mbështeten nga uji i përfshirë në ushqime. Kur konsumi i ushqimeve është kufizuar, lind problemi i dehidratimit. Disa persona provojnë uljen e shpejtë të peshës, e cila nuk vjen nga harxhimi i yndyrës, por nga dehidratimi. Ky është një fenomen i rrezikshëm për shëndetin. Prandaj, duhet t'i kushtoni vëmendje pirjes së ujit në kohë.

c. mungesa e elementeve ushqyese

Ky problem vjen kryesisht nga pamjaftueshmria e proteinave, vitaminave dhe mineraleve të ndryshme.

d. Mosbalancimi i elektroliteve

Kufizimi i ushqimeve mund të shkaktojë çrregullim të ekuilibrit të elektroliteve, duke sjellë probleme më të mëdha shëndetësore, si lodhje, niveli i lartë i sheqerit në gjak, marramendje, aritmi etj. Kur dalin këto probleme, duhet të shkoni sa më parë tek mjeku. Mund të konsumoni suplementë vitaminash dhe mineralesh për të ekuilibruar nivelin e elektroliteve.

Një fjalë e urtë kineze thuhet se "sa më i madh të jetë nxitimi, aq më e ulët është shpejtësia". Dobësimit i nevojitet një kohë e mjaftueshme. Nuk duhet të realizojmë këtë ëndërr në mënyrë të menjëhershme. (Xu Guang)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China