20150731dobesimi |
Në ditët e sotme rrëzimi i kilogramëve të tepërt nuk është dëshirë vetëm e femrave, por edhe e meshkujve. Për këtë, shumë njerëz marrin masa për t'u dobësuar duke mbajtur dietë, apo duke shkuar në palestër dhe duke u marrë me aktivitetet që të dobësojnë. Gjatë procesit të kontrollit të peshës duhet ta bëjmë këtë gradualisht, pa sakrifikuar shëndetin tonë. Arsyja e mbipeshës nuk vjen vetëm nga mbingrënia, por edhe nga rregullimi i metabolizimit dhe faktorë të tjerë. Prandaj, duhet të së pari të kuptoni pse jeni mbipeshë dhe më pas të merrni hapat e duhura. Mos merrni produkte që ju dëmtojnë shëndetin.
Edhe kjo gjë e ka një zgjidhje, ndoshta jo përfundimtare, por të paktën do ju mbajë peshën të qëndrueshme dhe nuk do të shëndosheni. Ja 3 llojet e ushqimeve që duhet të konsumoni për një peshë të qëndrueshme:
1. Drithërat
Misër-Megjithëse misri ka yndyrë, duhet të dini që për të shkrirë yndyrën kërkohet yndyrë. Yndyra tek misri është e shëndetshme dhe ju largon mbetjen e kolesterolit në arterie, parandalon hipertension, sëmundjet koronare të zemrës dhe ka rol pozitiv për parandalimin e diabetit. Këtë dobi e kan dhe avokado arrat dhe salmoni. Misra përmban vitaminën E, e cila ndikon në zhvillimin e trupit të fëmijës dhe të metabolizimit. Vitamina E është antioksidant që vret radikalet e lira. Misri përmban gjithashtu fibra dietike që rregullojnë punën e zorrës, dhe largon yndyrën. Në stinën e nxehtë të verës konsumi i disa misrave të shijshëm është një përzgjedhja e mirë.
Tërshërë-Tërshëra është vlerësuar gjerësisht si një drithë me vlerë të lartë ushqyese. Dietologu Hong Shaoguang tha se tërshëra ju ndihmon në uljen e nivelit të kolesterolit të keq si dhe ka një rol shumë pozitiv për kontrollin e diabetit dhe të peshës.
2. Perimet
Kërpudha: Në dietën e përditshme, mund të konsumohen shumë kërpudha të ndryshme. Sipas studimeve të mjekësisë moderne, kërpudhat ushqyese përfshijnë colloid, fibra dietike dhe polisaharide, të cilat mund të ulin tensionin e gjakut dhe yndyrën e gjakut. Prandaj, ato janë shumë të përshtatshme për persona mbipeshë. Dietologu Hong Shaoguang thotë se brenda dietës së përditshme, duhet të përfshihen mishi, perimet dhe nuk duhet të mungojnë kërpudhat.
Rrepat:Në dietën e përditshme, rrepat ju ndihmojnë për të kontrolluar peshën. Rrepa e bardhë dhe ajo jeshile përfmbajnë fibra dietike dhe elemente të tjera të cilat mund të nxisin sekretimin e lëngut të tëmthit, që favorizon tretjen e yndyrës, duke shmangur grumbullimin e yndyrës. Enzimat e tretjes tek rrepa favorizon metabolizimin dhe dekompozimin e yndyrës. Konsumi i rrepës në verë stimulon gjithashtu oreksin.
Trangulli: Trangulli është një nga perimet që konsumohet mirë në verë. Ai shmang dehidratimin, largon nxehtësinë e brendshme dhe favorizon urinën. Përveç kësaj, trangulli ka shije të mirë dhe mund të konsumohet drejtpërdrejt. Ai përmban fibra dhe acid Tartronic, që mund të frenojë kalimin e sheqerit në yndyrë, duke mbajtur peshën të qëndrueshme dhe parandaluar sëmundjet koronare të zemrës.
3.Frutat
Mollët janë të pasura në fibra
Mollët janë tepër të pasura në fibra, të cilat ndihmojnë në rregullimin e sistemit të tretjes dhe mbajnë zorrët të shëndetshme. Fibra ndihmojnë gjithashtu në frenimin e urisë, duke ju dhënë ndjesinë e ngopjes për një kohë të gjatë, që do të thotë se një mollë është e shkëqyer në mes të vakteve dhe për rënien nga pesha. Mbi të gjitha, fibrat tek molla ju ndihmojnë në reduktimin e kolesterolit të keq, si dhe parandalojnë diarrenë dhe kapsllëkun.
Mollët ndihmojnë në detoksifikimin e mëlçisë
Mollët janë shumë të mira edhe për mëlçinë. Disa njerëz flasin shpesh për dietat detoksifikuese, por ju nuk duhet t'i nisni ato nëse nuk konsultoheni më parë me mjekun. Mbajtja e dietës nuk është e lehtë, por ngrënia e një mollë në ditë është e lehtë dhe kështu ju e mbani mëlçinë tuaj të shëndetshme. Vetëm në këtë mënyrë mëlçia juaj do të jetë në gjendje të largojë toksinat e dëmshme nga organizmi. Bëni një "smoothie" me mollë në ditë dhe do të shihni ndryshime të mëdha në organizëm dhe në lëkurën tuaj.
Molla ju mban zemrën të shëndetshme
Një nga përfitimet më të mëdha të ngrënies së një molle në ditë është se ajo ruan shëndetin e zemrës. Fibrat tek mollët ndihmojnë në reduktimin e nivelit të kolesterolit të keq, duke reduktuar rrezikun për sëmundje zemre. Mbi të gjitha, mollët ndihmojnë në parandalimin e ngushtimi të arterieve, duke evituar riskun e një sulmi në zemër. A e dinit që sëmundja e zemrës është shkaku kryesor i vdekjes tek gratë? Konsumoni më shpesh mollë, për të qëndruar të shëndetshme dhe për të jetuar më gjatë.
Papaja: Papaja, një frut me vlera të larta ushqyese ka shije të ëmbël dhe aromë të veçantë. Ajo përmban shumë vitamina, minerale dhe elemnte të tjera ushqyese. Enzimat e papaja-s mund të dekompozojnë jo vetëm proteinë, sheqer, por edhe yndyrë, duke nxitur metabolizimin dhe shkarkimin e yndyrës së tepërt. Vitamina C tek papaja dhe enzimat e saj mund të përmirësojë shëndetin e lëkurës dhe të shkarkojë toksinat e trupit, duke zbukuruar lëkurën dhe duke e mbajtur atë të shëndetshme. Prandaj, papaja quhet edhe si ushqimi i bukurisë.
Në fund të këtij artikulli, duhet të theksojmë se megjithëse shumë ushqime kanë rol ndihmës për uljen e peshës, metodat praktike dhe efektive janë kufizimi i konsumit të ushqimeve dhe zhvillimi i stërvitjes. Konsumi i tepërt i ushqimeve të sugjeruara nuk mund të garantojë linjën e bukur të trupit. Na nevojtet një dietë e ekuilibruar, e përshtatshme dhe e shëndetshme. (Xu Guang)