PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Harroni 11 gjëra nëse nuk jeni i kënaqur me jetën
2015-07-31 14:13:28 CRI Komenti juaj Printoni

Pse jeni i pakënaqur me jetën tuaj?

Mund të ketë disa arsye. Ndoshta nuk ju pëlqen puna që bëni, ose keni zënka në familje etj. Problemi qëndron tek mbizotërimi i energjisë negative në jetën tuaj, duke ju bllokuar parjen e gjërave nga një këndvështrim pozitiv në jetë.

Ja 15 gjërat që duhet të harroni.

1. Harroni të ankuarit për çdo gjë

"Të ankuarit pa pushim është budallallëk. Ose merrni masa, pra veproni, ose harrojeni, mos u ankoni." – thotë Stefan Sagmeister

Është interesante të shihni ata që ankohen pa pushim. Ata vetëm ankohen dhe nuk zgjidhin gjë. Bëni një listë çdo ditë për gjërat që jeni mirënjohës dhe falenderues në jetë.

2. Harroni ndarjet e së shkuarës

Ndoshta ju mendoni se fati luan me ju dhe ju bën që të takoheni gjithnjë me personat e gabuar. Harroni ndarjet e së shkuarës dhe shihini ato me sy tjetër, atë të fitimit të përvojës në marrëdhënie me të tjerët. Analizoni faktet pse këto marrëdhënie nuk shkuan mirë. Falni sa të mundni dhe mendoni që po maturoheni si person dhe po bëheni më i ditur.

3. Harroni ato gjëra që nuk i keni

Ndoshta mendja juaj është e fokusuar vetëm tek gjërat që nuk i keni, dhe që duhet t'i kishit. Mos u bëni tepër lakmiqarë, pasi nuk do të vlerësoni dhe nuk do të jeni të lumtur me gjërat që keni.

4. Harroni ato gjëra që nuk mund t'i ndryshoni

Nëse keni probleme me gjatësinë, me pamjen, me lëkurën etj, këto gjëra mund t'i ndryshoni deri në një farë pike, por nuk mund të zgjateni apo të ndryshoni pamjen tuaj. Ka disa gjëra në jetë që nuk i ndryshojmë dot , prandaj ajo që mund të bëjmë është të përballemi me realitetin dhe ta pranojmë vetveten. Nëse nuk e bëjmë këtë atëherë do të zhytemi në dëshpërim, për gjëra që nuk i ndryshojmë dot. Ajo që mund të ndryshojmë është qëndrimi që mbajnë ndaj këtyre.

5. Harroni të qëndruarit në vend

Kjo ndodh kur ju mendoni se keni të gjitha aftësitë dhe mençurinë e duhur dhe nuk është nevoja të studioni apo punoni më shumë. Nëse mendoni kështu atëherë do jetë e vështirë ngritja juaj profesionale.

6. Harroni arritjen e menjëhershme të rezultateve

Një burim i madh i pakënaqësisë është kur dështoni arritjen e rezultatin në kohën e planifikuar. Shoqëria jonë është e fiksuar tek rezultati. Kjo ju bën të harroni progresin dhe çon në demoralizim. Një mënyrë tjetër më e mire do të ishte fokusimi tek hapat e vegjël çdo ditë për realizimin e qëllimeve.

7. Harroni kushtet e papërshtashme të punës

Një e treta e amerikanëve ankohen dhe janë të pakënaqur me kushtet e punës dhe gjithnjë kërkojnë për një punë më të mirë. Ndërsa tek të rinjtë ankesat dhe pakënaqësitë janë edhe më të mëdha rreth 40%. Problemi kryesor janë pagat e ulëta, takimet dhe e_mailet pafund dhe mungesa e komunikimit .

8. Harroni gjetjen e qëllimit.

"Ende nuk e kam gjetur çfarë dua."- Bono, U2

Shumë njerëz janë të varur nga dëshira për të gjetur çfarë duan në jetë dhe kjo mund të marrë kohë e tyre. Ata nisin të dyshojnë nëse kanë zgjedhur karrierën e duhur apo partnerin e duhur.Për këtë duhet të përqëndroheni tek vlerat tuaja të vërteta, si dhe aftësitë tuaja për të dashur dhe ndihmuar të tjerët.

9. Harroni negativitetin

Ju e kuptoni që jeni bërë të varuar apo jeni fiksuar pas mendimeve negative. Studimet kanë treguar se ky monolog negative vendos mendjen dhe trupin tuaj në rrezik. Vetëm ju ia vini fajin vetes suaj 100% kur nuk ia dilni mbanë dhe imagjinoni gjithnjë skenarin më të keq të mundshëm. Në mënyrë të pashmangshme kjo çon në vetvlerësim të ulët. Niseni ditën me mendime pozitive dhe kërkoni bukurinë në jetë.

10. Harroni njerëzit toksikë

Shumë që vuajnë nga ankthi dhe depresioni nuk e kuptojnë se kjo ndodh për shkak të një të ashtuquajture "marrëdhënie toksike". Një marrëdhënie e tillë u ul vetëvlerësimin. Partnerët e tyre i kanë bërë të besojnë se janë të paaftë ose egoistë. Ndonjëherë njerëzve u duhen vite që të kuptojnë se depresioni dhe ankthi u vjen nga marrëdhëniet e tyre dhe se ata kanë ndryshuar."

Këshilla: Së pari, dalloni shenjat që partneri ose partnerja juaj mund të jetë abuzues. Pastaj, këshillohuni me një ekspert, anëtar të familjes ose shok a shoqe për t'ju ndihmuar t'i njihni këto shenja.

11. Harroni zvarritjen e punëve

Mendoni për një detyrë që e keni shtyrë. Nëse arsyeja është sepse është e mërzitshme ose thjesht nuk keni dëshirë për ta bërë, këtu nuk mund t'ju ndihmojmë. Por në qoftë se po e shmangni detyrën sepse ju sjell ankth apo se keni frikë se mos dështoni, atëherë shtyrja vetëm sa e bën atë edhe më shkatërruese për nervat.

Këshilla: Para se të merreni me problemin, bëni diçka që ju ndihmon në lehtësimin e stresit: dëgjoni muzikë, shkoni për një vrap. Merruni me diçka që ju ndihmon ta pakësoni ankthin. Në këtë mënyrë mund ta bëni deri diku të këndshme kryerjen e detyrës, në vend që të stresoheni.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China