PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Detoksifikoni trurin: 5 mënyra të të pastruar karakterin
2015-07-31 14:12:19 CRI Komenti juaj Printoni

Kohët e fundit gjithnjë e më shumë njerëz mbajnë dieta apo konsumojnë lëngje për detoksifikimin e trupit. Megjithatë sipas specialistëve, gjëja e parë që duhet të bëni është të detoksifikoni mendjen. Në fund të fundit është truri ai që kontrollon trupin dhe nëse pastroni mendjen keni pastruar dhe trupin.

Ja 5 mënyra për të detoksifikuar trurin

1. Mos jini xhelozë

Xhelozia është një emocion negativ që mund t'ju kontrollojë mendjen madje t'ju prishë jetën. Ajo mund t'ju errësojë sytë dhe që ju mos t'i shihni gjërat siç janë. "Xhelozia është një vrasës," thotë Robert L. Leahy nga "Psychology Today". Në vend të kësaj jinni falënderues me atë që keni dhe kini besim tek partneri, mos lejoni që xhelozia t'ju verbojë dhe të dilni jashtë kontrollit.

2. Mos jetoni në të shkuarën

Gjithsecili prej nesh ka një moment të errët në jetën e tij, si humbja e një personi të dashur apo sfida të tjera. Pikëllimi është diçka natyrale, por të qëndroni të pikëlluar një kohë të gjatë nuk ndihmon. Marc Chernoff thotë: "Nëse ndjeni se keni ngecur tek e kaluara, atëherë truri juaj është i lidhur me këtë ndjenjë aq shumë saqë i duket sikur kjo gjë po ndodh tani." Shkëputuni nga e kaluara dhe punoni për të ardhmen me më shumë pozitivitet.

3. Mos lejoni që t'ju udhëheqin ndjenjat

Nëse mësoni si të kontrolloni emocionet kjo gjë do ju ndihmojë shumë në jetë.

Në faqen e internetit të "The Psychology Today" thuhet se: "Nëse qeshni kur qeshin dhe të tjerët ky është një reagim që do ju bëjë të ndiheni mirë. Nëse ndiheni të frustruar atëherë mund ta largoni atë në mënyra të ndryshme për të lehtësuar nervozizmin e brendshëm, ose meditoni apo merruni me diçka që ju pëlqen."

4. Mendimet negative automatike

Mendimet negative automatike duhen menaxhuar pasi mund të na shkatërrojnë edhe jetën. A ju ka ndodhur ndonjëherë që diçka jo e mirë që mund të na ketë ndodhur në punë të na bëjë të mendojmë se jemi tërësisht të paaftë dhe se karriera jonë nuk do të realizohet kurrë siç e kishim ëndërruar ?

Nëse një gjë e tillë ju ka ndodhur, ta dini se nuk jeni vetëm në përjetimin e ndjesive të tilla. Edhe ata që konsiderohen si më optimistët, kur vjen puna për moralin dhe entuziazmin nuk janë imunë ndaj mendimeve negative. Ndërkohë, ka disa që përjetojnë vazhdimisht mendime të tilla dhe kjo mund t'u ketë bërë jetën shumë të vështirë.

Sipas specialistëve, shëndrrimi i mendimeve negative në pozitive na ndihmon për të pasur një jetë më të mirë në shumë drejtime. Specialistët i quajnë mendimet negative automatike si ata zërat e vegjël brenda nesh që na thonë në mënyrë të vazhdueshme se jemi njerëz të paaftë, të shëndoshë, të shëmtuar, të dështuar. Sipas tyre, një pjesë e këtyre mendimeve negative janë të menaxhueshme. Dhe kjo mund të bëhet përmes një teknike të thjeshtë, e cila i ndalon mendimet negative që të hedhin rrënjë dhe të krijojnë terren për të na shkatërruar pak nga pak gjendjen e brendshme shpirtërore dhe si pasojë edhe vetë jetën. Ideja është që të ndalohen këto mendime dhe mbi të gjitha të krijohet një mundësi për mosrikthimin e tyre.

Truri është një organ shumë i fuqishëm dhe nëse e shihni veten si të shëndoshë, të rrudhur, të paaftë, kjo do të bëjë që të shtohet prodhimi i hormoneve të stresit dhe si pasojë do të ndikojë në mënyrë të pashmangshme gjendja shëndetësore dhe vetë mendja. "Mendimet negative sjellin gjëra negative dhe beteja për të shkatërruar ose për të shndërruar mendimet negative brenda nesh është një betejë që nuk merr fund kurrë.

Bëni një pakt me veten tuaj për të mos dëgjuar zërat e vegjël që duan t'ju poshtërojnë. Mos harroni kurrë se trupi juaj ndjek atë që i thotë mendja. Kjo është e sigurt dhe e pashmangshme

5. Bëhuni një person me integritet dhe moral

Çfarë është integriteti? Sipas fjalorit: "Të kesh integritet do të thotë të bësh gjërat e duhura në një mënyrë të drejtë.

Integriteti është një karakteristikë shumë e virtytshme e njerëzve.

Integriteti është respektimi i një kodi vlerash dhe morali të veçantë. Thënë ndryshe baza e integritetit është të bësh gjënë e duhur kur të tjerët nuk e kanë mendjen. Një individ me integritet është një ilaç i vetes. Ja cilët janë disa shembuj të përditshmërisë të cilat mund t'i konsiderojmë si integritet, publikon suplementi "Ndryshe" këtë studim të "Psychology Today".

Persona me integritet janë prindërit që u kërkojnë falje fëmijëve të tyre kur u bëjnë diçka të gabuar, janë shefat që theksojnë arritjet e stafit të tyre duke qenë modestë për të tyret, janëpartnerët romantikë që nuk i vënë njëri-tjetrit pseudonime, janë shoferët që nuk i bien pothuajse kurrë borisë, janë njerëzit e pushtetshëm që kërkojnë falje për vonesat, vullnetarët etj.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China