20150710vegjetarianetok |
Shumë prej nesh mendojnë se dieta vegjetariane është shumë e shëndetshme, meqenëse konsumi i saj shmang nivelin e yndyrnave në gjak. Por çfarë është në vetvete dieta vegjetariane ?.
Dieta vegjetariane ndahet në përgjithësi në dy lloje: së pari, dieta vegjetariane ku përfshihet veza dhe qumështi. Së dyti, dieta vegjetariane pa bulmet dhe vezë, që ndalon plotësisht të gjitha ushqimet me burime shtazore.
Sipas të dhënave, në krahasim me të tjerët, personat që konsumojnë dietën vegjetariane pa bulmet dhe vezë kanë rreziqe më të ulta të preken nga hipertensioni dhe sëmundjet e zemrës. Ndërsa krahasuar me ata që konsumojnë dietën vegjetariane me bulmet dhe vezë, këta kanë tension të ulët të gjakut dhe nuk vuajnë nga mbipesha.
Por nëse nuk janë planifikuar në mënyrë të arsyeshme elementet përbërëse të dietës, personat që konsumojnë dietën vegjetariane pa bulmet dhe vezë mund të përballen me rrezikun e mungesës së lëndëve ushqimore.
Në përgjithësi, ata që zgjedhin dietën vegjetariane me vezë dhe bulmet mund të kenë një ekuilibër më të mirë të lëndëve ushqyese, por përballen vetëm me sasinë e paktë të hekurit. Ndërsa ata që konsumojnë dietën vegjetariane pa bulmet dhe vezë, mund të preken nga anemia, mungesa e zinkut dhe e vitaminës B si dhe elemente të tjera ushqyese. Gjithashtu ata mund të rrezikohen nga mungesa e lartë e kalciumit, që shkakton osteoporozën, meqenëse dieta vegjetariane nuk përfshin ushqimet e pasura me vitaminën D, e cila ruan rolin kyç për thithjen e kalciumit.
A është e shëndetëshme dieta vegjetariane ?
Kjo varet nga gjendja shëndetësore dhe karakteristikat e trupit të njeriut. Njerëzit e shëndetshëm dhe të fortë mund të mbajnë dietën vegjetariane për një shëndet më të mirë. Por personat e dobët fizikisht duhet të marrin parasysh ndikimet e mungesës së lëndëve ushqyese nga dieta vegjetariane.
A preken vegjetarianët nga diabeti?
Njerëzit që mbajnë prej shumë vitesh dietë vegjetariane mund të preken nga diabeti. Është vërtet e çuditëshme, pasi diabeti lidhet ngushtë me zakonet e të ushqyerit, orarin e punës dhe të pushimit etj.
Së pari, vegjetarianët konsumojnë vetëm perimet dhe karbohidratet, duke shmangur prodhimet e mishit. Prandaj, ndjenja e ngopjes nuk mund të vazhdojë për një kohë të gjatë. Ata ndjehen shpejt të uritur dhe si rezultat konsumojnë shumë karbohidrate, të cilat shndërrohen në glukozë, që hyn në gjak shumë shpejt, duke rritur nivelin e sheqerit në gjak. Pas rritjes së sheqerit në gjak, truri merr këtë sinjal dhe nxit sekretimin e insulinës. I gjithë ky process shkakton rritjen e nivelit të diabetit tek njeriu.
Një tjetër arsye janë ushqimet e lehta. Shumë njerëz besojnë se ushqimet e shpejta dhe të lehta të një diete vegjetariane janë të shëndetshme. Por ato krijojnë shumë probleme shëndetësore.
Për shembull biskotat vegjetariane dhe ato prej drithërash kanë përmbajtje të pasur yndyrnash.