PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Tulsi, bima indiane që bën mrekullira
2015-07-03 10:35:36 CRI Komenti juaj Printoni

Tulsi apo borziloku i shenjtë është një simbol i rëndësishëm në traditën indiane. Ai është gjithashtu një bimë medicinale që shërben për shumë probleme. Ja pëfitimet që kemi nga kjo bimë:

1. Fuqi shëruese: Bima e tulsit ka shumë veti medicinale. Gjethet e tij qetësojnë nervat forcojnë kujtesën.

Po ashtu kjo bimë forcon shëndetin e stomakut.

2. Kundër etheve dhe gripit: Gjethet e borzikokut janë shumë të mira për të luftuar gripin apo ethet. Gjatë ditëve me të ftohta ju nevojitet pikërisht një çaj me gjethe tulsi për të larguar çdo ftohje. Në rastet kur keni ethe apo ftohje akute këshillohet pirja e tulsit me cardamom në gjysmë litri ujë, duke e miksuar me majlt dhe pak qumësht. Tek fëmijët e vegjël çaji i tulsit ul ndjeshëm temperaturën e lartë.

3. Kundër kollës: Tulsi është pejsë e rëndësishme e shurupëve kundër kollës. Ai gjithashtu ndihmon kundër problemeve me bronshitin dhe astmën. Po të përtypni disa gjethe tulsi mund të cliroheni nga gripi.

4. Probleme me fytin: Zieni ujin me disa gjethe borziloku dhe bëni gargarë. Do të shihni që pas disa herësh simptomat do të lehtësohen

5. Çrregullime me frymëmarrjen: Kjo është një bimë ideale për të gjitha çrregullimet me frymëmarrjen, pak gjethe me mjalt dhe xhenxhefil janë një kurë shumë efektive kundër bronshitit, astmës dhe të ftohtit. Gjithashtu ai lufton dhe ankthin.

6. Gurët në veshka: Borziloku ka shumë efekt të mirë kundër problemeve me veshkat. Në rast se keni gurë në veshka çaji i borzilokut me mjalt, nëse konsumohet për 6 muaj do të shkrijë gurin duke e nxjerrë atë jashtë.

7. Çrregullime me zemrën: Borziloku i shenjtë ka gjithashtu ndikim shumë pozitiv kundër problemeve kardiovaskulare. Ai gjithashtu redukton kolesterolin në gjak.

8. Diarrhenë dhe të perzierat tek fëmijët: Çaji me borzilok eviton problemet me të ftohtin, diarrenë dhe të përzierat.

9. Stresin: Gjethet e borzilokut të shenjtë konsiderohen si një mënyrë e mirë kundër stresit. Studimet e fundit kanë treguar se gjethet ofrojnë mbrojtje të madhe kundër stresit. Nëse konsumoni 12 gjethe borziloku në ditë mund të parandaloni stresin. Ju pastron gjakun dhe parandalon t[ë ftohtin.

10. Infeksionet në gojë: Gjethet janë tepër efektive kundër ulcerës dhe infeksioneve të gojës. Nëse konsumoni disa gjethe mund ta trjtoni këtë problem..

11. Pickimi nga insektet: Kjo bimë është një profilaktik që trajton pickimet nga insektet. Një lugë gjelle me çaj borzilogu vendoseni tek zona e pickuar dhe përsëriteni për disa orë.

1 2
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China