20150612shendetesi1 |
Çdo vit, mbi 70 milionë amerikanë vuajnë nga dhimbjet e ndryshme të kokës. 26 milionë prej tyre vuajnë nga migrena. Qëllimi i mjekësisë perëndimore dhe asaj tradicionale kineze për dhimbjet e kokës është lehtësimi i dhimbjeve. Ndërkohë që qëllimi përfundimtar është i njëjtë, mënyra e trajtimit mes dy mjekësive për trajtimin e migrenës është totalisht e ndryshme.
Edhe pse nuk ka asnjë kurë për migrenën, ekzistojnë disa përbërës natyral që ndihmojnë në lehtësimin e saj dhe uljen e frekuencës me të cilën ajo prek.
Migrena është një ndër 20 sëmundjet kronike më të përhapura në botë.. Ajo karakterizohet nga dhimbja në një pjesë të kokës dhe ka tendencë të përkeqësohet me lëvizje. Zgjat nga 4-72 orë pavarësisht se simptomat variojnë nga një person tek tjetri. Më të zakonshmet janë ndjeshmëria e lartë ndaj dritës dhe zhurmave, ndjesi si shpim gjëlpërash në krahë dhe këmbë, marrje mendsh dhe të përziera.
Rreth 75% të rasteve janë genetike, por gjendja përkeqësohet si pasojë e ndryshimeve të niveleve të përbërjeve kimike të trurit. Përkeqësues së migrenës janë stresi, duhani, alkooli, zhurmat, dehidratimi etj.
Akupunktura nuk është efektive vetëm për migrenën, por funksionon mrekullisht edhe për ata që kanë probleme me sinuset, tension të lartë të gjakut ose probleme me gjumin. Avantazhi më i madh që ka akupunktura kundrejt mjekësisë perëndimore është se nuk ka efekte anësore. Konceptet thelbësiore të Yin-it dhe Yang-ut si dhe energjisë jetike (Chi) janë shumë të rëndësishme, po ashtu edhe të të kuptuarit të sistemit të meridianëve. Të gjitha meridianët "Yang" të trupit takohen në kokë, duke lehtësuar qarkullimin gjakut dhe energjisë "chi" në kokë. Një mendje e kthjellët dhe kokë pa dhimbje varen shumë nga qarkullimi i mjaftueshëm i energjisë "chi" dhe gjakut, si dhe
një balancë e forcave Yin dhe Yang. Sipas mjekësisë kineze ka shumë arsye që shkaktojnë dhimbjet e kokës. Më të zakonshmet janë: mungesa e energjisë Chi dhe gjakut, mosqarkullimi i mirë i gjakut në kokë; bllokim i meridianëve etj. Trajtimi me akupunkturë mund të harmonizojë organet, të ekuilibrojë energjitë Yin-Yang, si dhe të zhbllokojë meridianët e bllokuar.
Nëse vuani nga migrena mund të provoni të pickoni për disa çaste lëkurën mes gishtit të madh dhe atij tregues. Kjo mund të jetë pak e dhimbshme por me dhimbjen çlirohet endorfinë.
Po ashtu endorfina çlirohet edhe duke ngrënë speca djegës, duke bërë sport, duke bërë akupunkturë, duke ngrënë çokollatë, duke qeshur sa më shumë, duke bërë banjo dielli, duke dëgjuar muzikën e preferuar, duke menduar pozitivisht, duke bërë yoga etj..
Efektiviteti i akupunkturës për migrenën është përfshirë në listën e Organizatës Botërore të Shëndetësisë per sëmundjet që arrin të trajtojë akupunktura.
Përveç akupunkturës migrena mund të lehtësohet edhe në kushtet e shtëpisë.
1. Akulli
Përdorimi i akullit mund të jetë një zgjidhje e lehtë për ata që vuajnë nga dhimbja e kokës.
• Merrni disa kuba akulli mbështillini me një peshqir dhe vendosini në pjesën e ballit, në tëmthe ose në pjesën mbrapa qafës për 10-15 minuta. Përsëriteni disa herë.
2. Uthulla e mollës
Redukton migrenën me anë të antioksidantëve që përmban, kontrollon sheqerin në gjak, rregullon presionin e gjakut duke reduktuar dhimbjen në kocka.
• Shtoni një lugë uthull molle në një gotë me ujë.
• Miksojeni me një lugë mjalt
• Pijeni çdo ditë.
3. Mente
Efektet antiinflamatore të mentes ndihmojnë në qetësimin e nervave sipas një studimi në vitin 2008 nga Gazeta Ndëkombëtare Neuroshkencore.
• Thjesht pini çaj menteje përzier me mjalt. Përsëriteni nëse nevojitet.
• Ose masazhoni pjesën tëmthore me një pikë vaji esencial menteje. Lereni për 20-30 minuta dhe përsëriteni derisa t'ju ikë dhimbja.
4. Speci djegës
Lehtësisht i gjendshëm në kuzhinë, speci djegës është ideal për migrenën pasi stimulon qarkullimin e gjakut. Ai përmban përmban kapsaicin, një element që vepron si një vrasës natyral i dhimbjes.
5. Kamomil
Një antiinflamator i njohur që në kohët e lashta, kamomili ndihmon në qetësimin e migrenës, por edhe në parandalimin e saj nëse ai pihet rregullisht çdo ditë.
• Në një gotë me ujë të nxehtë hidhni 2-3 lugë me lule kamomili të tharë për pak minuta. Për shije mund të shtoni edhe limon ose mjalt.
• Konsumojeni cdo ditë duke e bërë rutinë.
6. Xhenxhefili
Xhenxhefili bllokon prostaglantinën, e cila krijon kontraktet muskulore, impaktet hormonale dhe rregullon nivelin e inflamacionit në tru.
• Pini atë në formë çaji disa herë në ditë derisa të çliroheni nga dhimbja. Sigurohuni ta pini në momentin që ju fillon migrena.
• Edhe përtypja e një cope xhenxhefili ndihmon në zgjidhjen e problemit dhe lehtëson simptomat si marrja e mendëve ose ndjesia e vjelljes.
Gjithashtu specialistët këshiëllojnë përdorimin e ushtrimet fizike, jogës dhe meditimit. Flini mjaftueshëm dhe pini shumë ujë.