PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Varësia ndaj celularit
2015-06-07 15:36:08 CRI Komenti juaj Printoni

Shumë njerëz sot janë totalisht të varur nga celulari. Ata nuk heqin dorë prej tij, madje edhe në situata që kërkon vëmendjen e tyre të plotë, madje as kur kalojnë rrugën dhe as kur mblidhen familjarisht. Një përdorues i internetit, z. Li tha se "në një dasëm, të sheh syri shumë të ftuar, që nuk e heqin telefonin asnjë minutë nga dora. Kur nusja dhe dhëndri ngrenë dolli për të ftuarit, shumë prej tyre ngrenë celularin në vend të gotës së verës, duke thënë gëzuar."

Po pse këta njerëz janë totalisht të varur nga celulari? Si mund të heqim dorë prej tij?

Z. Tang përdor shumë shpesh celularin e tij për shkak të punës, ai thotë se "zilet e celularit nuk pushojnë gjithë ditës, thirrjet telefonike pa pushim tregojnë se jeta ime është shumë e ngarkuar." Kohët e fundit, biznesi i tij u përkeqësua thirrjet telefonike u reduktuan shumë. Ai u përball me një qetësi të papritur.

Xiao Shi është një student totalisht i varur nga celulari i tij. Ai shpenzoi shumë para për të folur në telefon, mesazhe dhe përdorimin e internetit në celular. Përdorimi i tepërt i celularit ndikon edhe tek studimet. Ai ka ngelur në disa provime. Në fakt, jo vetëm studentët, por edhe nxënësit sot janë shumë të fokusuar tek përdorimi i celularit dhe kjo ka ndikuar tek performanca e tzre në shkollë. Familjarët e djalit mendojnë se ai ka problemin e varësisë ndaj celularit, ai e pranon këtë problem dhe është i gatshëm të ndërrojë celularin dhe të përdor një më të thjeshtë.

Problemet e zotit Tang dhe të studentit Xiao Shi i përketën varësisë ndaj celularit apo jo?

Në përgjithësi, nëse keni ndjenja të pakëndshme dhe parehati fizike e psikologjike pas shkëputjes nga celulari juaj, atëherë mund të jenë të varur nga celulari".

Kjo shihet tek rasti ynë, ku zoti Tang nuk përdori celularin u ndje keq psikologjikisht, duke shfaqur karakteristikat e varësisë ndaj celularit. Stundenti Xiaoshi njohu dhe kuptoi problemin e përdorimit të tepërt të celularit, ai u tregua i gatshëm të ndryshonte situatën, megjithëse ekziston vështirësi e madhe. Prandaj, ai është varur në mënyrë të dukshme nga celulari.

Varësia ndaj celularit nuk i përket sëmundjes klinike. Si varësia ndaj internetit, fenomeni i varësisë ndaj celularit nuk futet tek sëmundjet psiqike. Në mjekësi, i kushtohet vëmendja e madhe shpërdorimit dhe varësisë ndaj materialeve të dëmshme, si alkool, drogë, medikamente etj.

A vareni ju nga celulari?

Nëse keni mbi gjysmën e dukurive të mëposhtme, duhet të kini kujdes për varësinë ndaj celularit:

1. E keni gjithnjë celularin pas vetes, nëse vëreni se ju mungon celulari përfshiheni nga një ndjenjë paniku apo mërzie, që ju pengojnë të bëni punë të tjera.

2. Nëse nuk dëgjoni zilen e celularit për një kohë të gjatë mërziteni dhe në mënyrë të pavetëdijshme i hidhni herë pas here një sy telefonit për të parë nëse ka thirrje të humbura.

3. Kujtoni se po ju bie zilja e telefonit dhe madje ngatërroni zilet e të tjerëve me tuajën.

4. Në disa situata të rëndësishme ku kërkohet mbyllja e celularit, do të keni ndjenjë paheratie ose nuk e fikni celularin dhe vazhdoni përdorimin e tij.

5. Merakoseni se do të mbarojë bateria dhe do të qëndroni pa celular.

6. Në mënyrë të pavetëdijshme e shihni celularin me sy.

7. Jeni të ndërgjegjshëm për përdorimin e tepërt të celularit dhe dëshironi ndryshimin e këtij fenomeni. Por, është e vështirë që të realizohet kjo dëshirë.

8. Kur celulari nuk lidhet me internetin ose nuk mund të pranojë mesazhe mërziteni jashtë mase, madje edhe mund të nevrikoseni.

Përse kemi varësi ndaj celularit?

Më parë kur nuk ekzistonte kompjuteri, nuk ekzistonte as problemi i varësisë ndaj tij. Në kohët para përdorimit të përgjithshëm të celularit, nuk u dëgjua problemi i varësisë ndaj celularit. Por nuk mund t'ja vëmë fajin kompjuterit apo celularit, të cilët na sjellin shumë favore dhe efikase të lartë në punë dhe jetë. Gjatë përdorimit të tepërt të teknologjive moderne, kemi formuar një lloj ndjenje të thellë për smartfonin, duke shkaktuar vështirësi të madhe të shkëputjes nga to.

Dëmtimet e varësisë ndaj celularit

Efekte negative fizike: përdorimi afatgjatë i celularit mund të shkaktojë lodhje muskujsh të qafës dhe krahut, duke sjellë dhimbje dhe pafuqshmëri tek gishtat, duart dhe shpatulla. Shikimi i tepërt tek ekrani mund të shkaktojë lodhjen e syrit. Celularit mund të ndikojë tek ritmi i jetës normale, metabolizmi, ekuilibri i brendshëm i trupit, duke shkaktuar uljen e imunitetit dhe të rezistencës fizike.

Efekte negative psikologjike: përdorimi i tepërt i celularit, veçanërisht për lojërat mund të shkaktojë tension të vazhdueshëm, marramendje, rënie të vëmendjes, ngadalësimin e reagimeve, ankth etj.

Problemet e komunikimit: përdorimi i tepruar i celularit ju merr shumë kohë duke shpërfillur ekzistencën e të tjerëve përreth jush. Sipas sondazheve, gjatë një takimi familjar, brezi i ri luan me celular dhe nuk merr pjesë në bisedat me të tjerët. Për këtë moshuarit do të ndjehen të ofenduar.

Si të përballojmë problemet e varësisë ndaj celularit?

1. Normalizimi i përdorimit të shpeshtë të këtij objekti: duhet të njohim që varësia ndaj celularit nuk është një sëmundje dhe ta mos konsiderojmë si një ngarkesë psikologjike. Duhet të kemi një qëndrim të lirë për këtë fenomen.

2. Shmangia e përdorimit të tepërt të smartfone: megjithëse celulari ka shumë funksione që na ofrojnë shumë favore, duhet të tregohemi të ndërgjegjshëm për uljen e kohës së përdorimit të tij, veçanërisht në kohëne lirë.

3. Njohja e ndjenjave dhe ndjeshmërisë së trupit: nëse përdorimi i celularit shkakton lodhje dhe e shihni të vështirë të largoheni prej tij lindin shqetësime, mërzitje etj., duhet të merrni masa për uljen e përdorimit të tij.

4. Aktivitete të pasuara të jetës: fokusohemi tek aktivitete reale të jetës, duhet ta transferojmë vëmendjen tonë nga celulari tek muzika, turizmi dhe stërvitja.

5. Konsultimet psikologjike: nëse përdorimi i tepruar i celularit ka ndikuar tek mësimet tuaja, jeta dhe punë, ndoshta duhet të konsultoheni me një psikolog. (Xu Guang)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China