20150605kapslleku2 |
Kapsllëku është një problem që prek shumë njerëz, sot vetëm në SHBA vuajnë 42 milionë prej tij. Çdokush prej nesh ka orare të ndryshme të të shkuarit në tualet, megjithatë specialistët theksojnë se 3 ose më pak herë në javë mund të jetë problem. Megjithatë, kapsllëku mund të shkaktohet edhe nga sëmundje të tjera si hypotiroidja sëmundjet e zorrëve, po ashtu nga medikamentet si qetesuesit dhe anti-depresantët etj.
Elizabeth Blaney, gastroenterologe dhe profesore e asocuar pranë Universitetit të Pittsburgh-ut thotë se mesatarisht një amerikan merr vetëm 15 gramë fibra në ditë, në një kohë kur ekspertët këshillojnë të paktën 25 gramë. Shumica jonë nuk konsumon ujë aq sa duhet dhe kjo gjë çon gjithashtu në kapsllëk. Për të luftuar me këtë problem duhet të konsumoni disa ushqime që do t'ju ndihmojnë vërtetë:
1. Kumbullat
Kumbullat, sidomos të thatat janë më të famshmet për të luftuar kapsllëkun, sepse ato janë shumë të pasura në fibra. Një kumbull ka 1 gram fibër. "Kjo është një sasi e konsideruehsme," thotë Dr. Blaney. Kumbullat përmbajnë gjithashtu fructanë dhe sorbitol, si dhe kanë efekte laksative.
2. Kivit
Kivit janë të pasura me fibra, një tas me kivi ka 5 gramë fibra, gjithashtu ka dhe lëndë të tjera ushqyese si vitaminë C etj.
3. Uji
Së bashku me fibrat dhe ushtrimet e rregullta, pirja e ujit është faktori më i rëndësishëm kundër kapsllëkut. Uji ndihmon shumë në lëvizjen e zorrëve. Konsumoni 8 deri në 10 gota uji në ditë, rekomandon Dr. Sam.
4. Farat e lirit
Vetëm një lugë gjelle me fara liri ka 2 gramë fibra. Këto fara mund tua shtoni smoothie, mëngjeseve ose sallatave. Kini kujdes që këto fara t'i shoqëroni edhe me ushqime të tjera pasi trupi juaj ka vështirësi për t'i tretur ato nëse i konsumoni të vetme.
5. Portokajt
Një portokall ofron 4 gramë fibra dhe ka vetëm 86 kalori. Për më tepër ato përmabjnë naringenin, që hulumtuesit kinezë në një studim tek kafshët zbuluan se ajo mund të shërbejë si një laxativ kundër kapsllëkut.
5. Tërshëra
Tërshëra përmban gjithashtu fibra dhe na mban të ngropur prandaj bëjeni pjesë të mëngjeseve tuaja.
6. Orizi
Konsumi i një tasi orizi mudn të ketë efekte positive për ju. Sipas studimeve të japonezëve, personat që konsumojnë rregullisht oriz kanë 41% riskl më të ulët për të vuajtur nga kapsllëku. Ata thane se fibrat tek orizi luajnë një rol të rëndësishëm për këtë.
7. Spinaqi
Një gotë spinaq i gatuar përmban 4 gramë fibra, ai gjithashtu është një burim i shkëlqyer i magnezit. Magnezi ndihmon zorrën dhe gjithashtu ndihmon ujin të marrë me vete mbetjen në zorrë, thotë Dr. Blaney. Në fakt, në disa raste ajo u jep pacienteve laksativ me magnez.
8. Bizelet
Një gotë bizelesh përmban 4 gramë fibrash duke u future në listen e ushqimeve kundër kapsllëkut.
9. Kosi
Kosi përmban probiotikë të shëndetshëm për zorrët tuaja. Probiotikët janë bakterie të mira që luftojnë bakteriet e këqija duke ruajtur shëndetit e zorrëve dhe të të gjithë organizmit.
10. Kafeja
Specialistët janë të mendimit se kafeja stimulon muret e zorrës. A e keni vënë re ndonjëherë që pas kafesë së mëngjesit keni dashur të shkoni menjëherë në tualet? Kjo është një nga arsyet. (Kafeja ka edhe të mira të tjera, pasi ajo përmirëson qarkullimin, kujtesën dhe është e mbushur plot me antioksidantë.