PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Jeta moderne prek dëgjimin
2015-05-29 16:20:43 CRI Komenti juaj Printoni

Dëgjimi është një proces ndijor rezultat i një aktiviteti të sinkronizuar të një serë organesh dhe qelizash. Nëse njeriut është i aftë të shquajë një repertor të gjërë tingujsh dhe të prodhojë imazhe sonore, kjo realizohet në sajë të pranisë së një kategorie qelizash të specializuara të pozicionuara në zonën e veshit të brendshëm.

Dëgjimi është një organ shqisash që ka dy funksione: jep siguri duke na njoftuar për rreziqet e mundshme që na rrethojnë sikurse lejon edhe komunikimin. Dëgjimi na lejon që të bisedojmë, punojmë, ndërveprojmë, komunikojmë edhe të pushojmë. Me një dëgjim të mirë mund të ndjehemi të sigurtë, sepse na njofton mbi një rrezik të mundshëm, siç është zhurma e një borie gjatë ecjes me makinë si edhe veprimi kur dëgjojmë një thirrje për ndihmë.

Informacioni dëgjimor përcillet nga veshët, përmes nervave dëgjimorë në tru, ku interpretohet. Çdo vesh është i lidhur me trurin nëpërmjet një nervi të veçantë dëgjimor. Kështu tingulli i kapur vetëm nga veshi i majtë, dërgohet vetëm në anën e majtë të trurit. tingulli që kapet vetëm nga njëri vesh quhet monofonik. Qëndrat dëgjomore më të larta të trurit shërbejnë për të përpunuar informacionin bifonik që kapet nga të dy veshët. Ne i përdorim sinjalet bifonike për të vlerësuar vendndodhjen e burimit të tingullit. Tingulli që arrin në njërin vesh paksa më parë se në veshin tjetër, shërben si sinjal për vendndodhjen e tingullit. P.sh., nëse një shok që rri në të majtën tuaj ju thërret emrin, se pari do ta dëgjoni me veshin e majtë dhe pastaj me të djathtin. Për më tepër, zëri i shokut tuaj do të duket paksa më i lartë në veshin e majtë, duke dhënë një tjetër sinjal bifonik për vendndodhjen. Shpesh ne nuk e kuptojmë se ka një ndryshim, por reagojmë në mënyrën e duhur duke u kthyer në drejtim të burimit të tingullit.

Informacioni dëgjimor lëviz nga kërmilli i veshit përmes nervave dëgjimore për te talamusi, para se të arrijë te korteksi dëgjimor në lobet temporale të trurit.

Ka dy tipe kryesore të shurdhimit: Shurdhimi i përçueshmërisë dhe shurdhimi i nervit. I pari ka të bëjë zakonisht me strukturat në veshin e jashtëm apo të mesëm; i dyti është më serioz dhe shkaktohet si pasojë e dëmtimit të veshit të brendshëm ose nervit dëgjues.

Shurdhimi i përçueshmërisë shkaktohet nga mosfunksionimi i duhur i një strukture në veshin e jashtëm apo të mesëm. Ky tip shurdhimi mund të jetë i pranishëm që në lindje, ose mund të shkaktohet nga dëmtimi i veshit prej një plage apo infeksioni. Mund të shkakthet nga një e ftohur në kokë apo formimi i dyllit. Për fat të mirë shumë njerëz me shurdhim të përçueshmërisë mund të përdorin një aparat dëgjimi që ndihmon në përçimin e tingujve në veshin e brëndshëm, nga ku ato mund të shkatërrohen në impulse nervore dhe të dërgohen në tru.

Shurdhimi i nervit mund të shpjerë në humbjen e të dëgjuarit të tingujve me frekuencë të lartë apo në humbjen e plotë të dëgjimit. Shpesh në këto raste nga ana terapeutike nuk mund të bëhet asgjë ngaqe një pajisje dëgjimi s'mund të bëjë një neuron që s'ekziston të nxitet. Ekspozimi i stërgjatur ndaj zhurmave shumë të larta si p.sh. zhurmat në fabrika apo muzika rok e lartë mund të shkaktojë shurdhimin e nervit. Marrja e tepërt e ilaçeve apo proçesi i plakjes gjithashtu mund të jenë shkaktarë për këtë paaftësi.

Vitet e fundit ulja e dëgjimit ka shënuar një prirje në rritje në vende të ndryshme të botës. Kjo dukuri vërehet më shumë tek moshat e reja. Studjues në fushën e patologjive të dëgjimit shumë nga simptomat e sëmundjeve që lidhen me çrregullimet e dëgjimit i lidhin edhe me të ashtuquajturën "ndotje akustike". Ulja e dëgjimit tashmë është bërë shqetësuese për shkak të rritjes së numrit të personave të prekur prej saj, ndaj dhe kërkimet në fushën e akustikës sjellin të dhëna të reja lidhur me këtë "sëmundje të kohës së internetit."

Në Kinë janë 27,8 milion njerëz të prekur nga çrregullimet auditive, ose të dëgjimit. Sipas të dhënave të studimeve në fushën e dëgjimit numri I tyre rritet çdo vit me 300 mijë vetë.

Zhurmat, element bazë i ndotjes akustike

Studjuesit thonë se zhurmat janë ndër shkaqet kryesore të prekjes së njerëzve nga çrregullimet e dëgjimit dhe veçanërisht nga ulja e dëgjimit. Vitet e fundit për shkak të popullarizimit të prodhimeve të ndryshme elektronike si celularët, tabletat, por dhe frekuentimi kryesisht nga të rinjtë I lokaleve me muzikë të lartë shton mundësinë e rritjes së rrezikut të traumave akustike. Adoleshentët janë klientët kryesorë të lokaleve me muzikë në nivele të larta dëgjimi, apo të ashtuquajturat karaoke, që ndonëse kanë lindur në Azi tashmë janë përhapur edhe në vendet europiane, madje edhe në Shqiperi. Të vizitosh rregullisht, qoftë edhe një here në javë ambjente të tilla të mbyllura, me muzikë të lartë rreziku I dëmtimit të dëgjimit është I madh.

Tashmë në rrethet mjekësore të Kinës ulja e dëgjimit tek të rinjtë përbën një temë të diskutuar shpesh në takime pune apo dhe në forume të ndryshme të mjekëve.

Përdorimi i tepruar i kufjeve ul dëgjimin

23 vjeçarja kineze Lin duhet të udhëtojë dy herë në ditë me metro për rreth 2 orë për të mbërritur në vendin e saj të punës dhe më pas për tu kthyer në shtëpi. Ajo thotë se kjo është rutinë ndaj dhe për të kaluar kohën e për të mos u mëzitur gjatë gjithë kësaj kohe ajo dëgjon muzikë me kufje në vesh. Por kohët e fundit ajo ka shkuar te mjeku pasi ka ndjerë zhurma në vesh, dhimbje veshi dhe madje edhe të vjella. Pas analizave, mjeku i ka thënë se vajza vuan nga rënia e perceptimit të tingujve, një dukuri e shkaktuar nga zhurmat. E shqetësuar për këtë Lin ka pyetur mjekun se si mund të shërohej nga kjo sëmundje. Këshilla e parë e tij ishte që vajza të hiqte dorë menjëherë nga dëgjimi i muzikës me kufje, në ambjente të zhurmshme. Madje mjeku e paralajmëroi se nëse nuk do ta zbatonte këtë këshillë ajo mund të arrinte deri në traumë akustike të rëndë, si dhe rrezikonte humbjen e dëgjimit.

Rreziku i fshehur i MP3

Vitet e fundit aparatet MP3 janë përhapur kudo, veçanërisht në rradhët e adoleshentëve. Kjo grup moshë dëgjon muzikë me ndihmën e kufjeve. Përdorimi i kufjeve është pozitiv pasi nuk shqetësohen njerëzit që ndodhen pranë personit që dëgjon muzikë. Por nga ana tjetër përdorimi sistematik i kufjeve përbën një rrezik të fshehur. Me këtë term mjekët specialistë përcaktojnë prekjen e dëgjimit nga këta elementë të jashtëm të dëmshëm. Përdorimi sistematik i aparateve të dëgjimit dhe kufjeve prek të dëgjuarit normal, duke rrezikuar deri në shurdhim. Aparatet e dëgjimit dhe kryesisht kufjet përhapin tinguj stereo, por volumi maksimal i tyre prek rëndë nervin e dëgjimit, duke dëmtuar vetë dëgjimin. Sa herë ju ka ndodhur që në një ambjent të mbyllur, ndoshta në klasë, në shtëpi, në autobus apo tren i riu pranë jush me kufje në vesh dëgjon i qetë muzikë, por volumi i lartë i saj mbërrin deri tek ju. Kjo dukuri në pamje të parë normale për të rinjtë e sotëm që e kanë muzikën pjesë së përditshmërisë përmban rreziqe të larta për dëgjimin e personave që e kanë kthyer këtë dukuri në rutinë.

Në një sondazh kryer me të rinj që përdorin rregullisht kufjet për dëgjimin e muzikës apo edhe filmave pjesa më e madhe e tyre përgjigjen se nuk dëgjojnë mjaft qartë. Por ata e anashkalojnë arsyen e vërtetë të dëgjimit të paqartë, duke menduar se ndodh thjesht nga lodhja apo mungesa e gjumit.

Për të dalluar menjëherë nëse një njeri ka probleme me dëgjimin ka disa mënyra fare të thjeshta . Personat me dëgjim të dëbësuar u kërkojnë shpesh bashkëbiseduesve të përsërisin fraza të ndryshme. Ata kur nuk përdorin kufjet gjithmonë e ndjekin televizorin apo kompjuterin me zë më të lartë se normalja. Këta persona dallohen menjëherë sepse flasin në telefon me zë më të lartë se të tjerët.

Masat për mbrojtjen e dëgjimit

Për një cilësi të mirë dëgjimi, parandalimi i sëmundjeve që lidhen me dëmtimin e dëgjimit është shumë i rëndësishëm.

Të rinjtë duhet ti kushtojnë vëmendje

-Të marrin pjesë në veprimtari shoqërore dhe të mos izolohen.

-Të kenë një regjim të shëndetshëm ushqimor. Të rinjtë duhet të konsumojnë rregullisht ushqime me përmbajtje zinku, hekuri, kalçiumi dhe mikroelemente si drithrat integrale, perimet, frutat e detit. Ata duhet të shmangin konsumin e gjatë të ushqimeve me pak fibra. Përdorimi sa më i madh i frutave dhe perimeve me përmbajtje vitaminash C dhe E, rrit sasinë e oksigjenit në organizëm dhe përmirëson fluksin e gjakut në sistemin vaskular periferik, duke mbrojtur dëgjimin. Ndihmon në këtë drejtim mos pirja e alkoolit dhe duhanit.

-Të shmanget përdorimi i mjekimeve ototoksike, të shmangen antibiotikët me përbërje ototoksine që ndikojnë në dëmtimin e dëgjimit.

-Qëndroni larg mjediseve të zhurmshme. Kur të rinjtë përdorin aparatet MP3, tingulli nuk duhet të kalojë 80-90 decibel dhe të mos dëgjojnë më shumë se 1 orë muzikë në ditë.

-Dëgjimi përmirësohet me masazhin e veshëve. Në konturet e veshëve mund të bëni masazh të lehtë, duke prekur sistematikisht llapat e veshëve dhe pikën Fengchi që gjendet në të dyja anët e kokës, nën pjesën fundore të kokës.

-Të mos pastrohen shpesh veshët në brendësi pasi pastrami jo I rregullt I tyre krijon plagë dhe prek kanalin e jashtëm auditiv, duke dëmtuar timpanin e veshit, pra dëgjimin.

-Të flini në orar të rregullt dhe të shmangni lodhjen e tepruar dhe lëkundjet emocionale.

Të ruajmë dëgjimin pasi vetëm kështu jemi të shëndetshëm dhe të aftë për të shijuar tingujt e natyrës, muzikën e zgjedhur, fjalët e ngrohta të njerëzve tanë të dashur

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China