20150522kanceri |
Jeta ka të papritura dhe mund të qëllojë që të prekeni nga kanceri në moshë të vonshme.
Një 76-vjeçar u diagnostikua me kancer në zorrën e trashë në fazë të avancuar, i cili ishte përhapur në organet e tjera të trupit. Gjatë diskutimeve lihur me mënyrën e trajtimit të tij, familjarët e të moshuarit u ndanë në dy grupe: një grup nguli këmbë për kimioterapinë dhe mendon se kjo është metoda më efektive dhe më e zakonshme për trajtimin e kancerit pas operacionit; grupi tjetër propozoi terapinë alternative dhe mendon se trupi i të moshuarit nuk mund të durojë efekte negative të sjellë nga kimioterapia, prandaj duhet të vazhdojë rrugën e mbetur të jetës me terapi tradicionale dhe moderne për të pakësuar dhimbjet. Më pas i moshuari vendosi të bënte terapinë alternative.
Kjo është zgjedhje e vështirë në shumë familje të të moshuarve të prekur nga kanceri. Duhet të zgjedhet kimioterapia apo terapi alternative për të moshuarit të prekur nga kanceri në fazën e mesme dhe të vonshme ?
Mos shpërfillet vullneti i të sëmurit
Mjekët kanë mësuar librin udhërrëfyes ose procesin e diagnozës që paraqesin sugjerimet përkatëse, por libri udhërrëfyes nuk është ligj dhe nuk zbatohet me detyrim. Parimi i përdorimit të librit udhërrëfyes thekson respektimin e metodave të përzgjedhura nga pacienti.
Në fakt, përmbajtja e librave udhërrëfyes iu ka lënë mjekëve hapësirën e metodave klinike, duke përfshirë fjalët si "në parim", "konsiderueshëm" etj. Prandaj, mjekët kanë zgjedhje të mjaftueshme alternative. Gjatë procesit të mjekimit, mjekët duhet ta marrë parasysh vullnetin e pacientëve, i cili ka rëndësi të barabartë me mendimet profesionale.
Zgjedhjet e ndryshme, filozofitë e ndryshme të jetës
Zgjedhjet e pacientëve duhet të përputhen me filozofitë e jetës të tyre. Në syrin e disa pacientëve, cilësia e jetës nuk është e rëndësishme. Kimioterapia dhe radioterapia do t'i sjellin dhimbje të madhe, megjithatë ata nuk tërhiqen dhe synojnë për zgjatjen e mundshme të jetës. Por, disa pacientë nuk bien dakord me këtë. Ata preferojnë jetën me cilësi dhe respekt, se jetën e zgjatur me cilësi të dobët. Këta pacientë konsiderojnë terapi të dhimbshme. Ata pëlqejnë të japin dorëheqje në luftën kundër kancerit. Megjithëse këta pacientë preken nga sëmundjet e ngjashme, filozofitë e jetës së tyre janë të ndryshuara plotësisht.
Vullnetet e ndryshme të pacientëve përfshijnë jo vetëm idetë mbi cilësinë e jetës, por edhe qëndrimet e tyre ndaj jetës, marrëdhëniet mes familjarëve, kapacitetin e ngarkesës së kostos të teraopive të ndryshme etj. Prandaj, çdo terapi e përzgjedhur nga pacienti është opinion i tij personal ndaj vlerës dhe jetës.
2.Reagimet normale psikologjike të pacientëve
Disa personat mendojnë se mjekët duhet t'iu tregojnë pacientëve metodat e ndryshme të mjekimit dhe detaje të tjera. Pastaj, pacientët zgjedhin metodat e përshtatshme të mjekimit sipas pikëpamjes së tyre. Por në fakt, shumë pacientë nuk dinë si të zgjedhin metodat e mjekimit. Ata nuk e dinë qartësisht dhe shpresojnë se të tjerët mund t'u tregojnë cila është përzgjedhja e përshtatshme e tyre.
Shumë pacientët preken shumë pas mësojnë se vuajnë nga ndonjë sëmundje.
Normalisht, pacientët kenë 2 reagimet psikologjike: së pari, merakosen për efektet negative dhe problemet e reja të sjella nga metodat e mjekimit. Kjo është arsyja e zakonshme e pacientëve për refuzimin e ndonjë metode. Kur përballojmë sfida të papërcaktuara, do të fokusohemi tek gjërat e qarta. Është e vështirë që të përcaktohen dhimbjet e ardhme të sjella nga sëmundjet, por janë shumë të qarta ndikimet negative të sjella nga ndonjë metodë e mjekimit, për shembull, kimioterapia ndaj kancerit do të shkaktojë efekte të dukshme negative dhe procesi i kimioterapisë është shumë i dhimbshëm. Si rezultat, pacientët mund ta heqin dorë këtë rast të kurimit për shkak të frikës nga rreziqet e sjella nga kurimi.
Përveç kësaj, tek pacientët mund të lindin shqetësime të tepërta për dhimbjet e përballuara. Nën nxitjen e instinkteve të arratisjes nga dhimbjet, pacientët mund të përzgjedhin projektin për lehtësimin e shpejtë të gjendjes së shëndetshme aktuale, i cili mund të nuk jetë metoda më ideale për të. Një shembull tipik është dhimbja e sjellë nga lindja e fëmijës. Kjo dhimbje mund të bëjë që nënat të vendosin që në të ardhmen mës të eksperimentojnë të njëjtën gjë. Shumë gra shtatzëna kërkojnë prerjen cezariane për të përfunduar sa më shpejt procesin e lindjes, i cili për mjekët është një zgjedhje e papërshtatshme. Megjithëse operacioni cezarian është një operacion relativisht i matur, ai përfshin disa rreziqe. Ky operacion duhet të bëhet kur shtatzëna paraqitet me disa komplikacione.
Nuk ekziston një përgjigje e veçantë
Tani kthehemi në temën tonë, i moshuari mbi 75 vjeç u prek nga kanceri në fazat e mesme ose të vonshme, duhet të përzgjedhen kimitoterapia apo terapia alternative? Nuk eziston përgjigje unike për këtë problem.
Kur i moshuari mëson se është prekur nga kanceri në fazat e mesme dhe të vonshme, ai ka vështirësi të madhe ta pranojë këtë fakt. Si rezultat, ai mund të humbë idenë për zgjedhjet e ardhme. Në këtë moment, duhet të kërkohet ndihma nga të tjerët për të rregulluar mendimet e tij. Është më e mirë që të ftohen mjekët për këtë ndihmë. Mjekët duhet të paraqenin jo vetëm interesat dhe rreziqet e metodave të ndryshme të mjekimit, por edhe analizojnë gjendjen psikologjike të pacientëve, duke parë dëshirat e vërteta të pacientëve. Ky shërbim mund të ofrohet nga psikologët. Dhe në fund duhet të respektohet zgjedhja e pacientit. (Xu Guang)