PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Sfidoni gravitetin me joga ajrore
2015-05-21 16:39:27 CRI Komenti juaj Printoni

Nëse ju pëlqen joga – edhe nëse nuk e praktikoni shpesh-duhet patjetër të provoni jogën ajrore.

Ata që e kanë provuar thonë se joga ajrore është 10 herë më efikase dhe relaksuese se format e tjera të jogës.

Si funkionon: Uleni në një copë të butë që duket si një shall i gjatë e lidhur në tavan. Kjo copë është e veçantë, jo si të gjitha copat e tjera. Ajo mund të mbajë një peshë mbi 1 ton, prandaj nuk duhet të shqetësoheni se mos copa do të griset.

Gjatësinë e kësaj kolovajze mund ta rregulloni sipas preferencave tuaja. Gjithashtu do t'ju nevojitet tapeti i jogës për të vendosur këmbët.

Gjatë gjithë jogës ajrore, ju merreni me pozicione të ndryshme të jogës tradicionale dhe pozicione të tjera.

Pse duhet të bëni joga ajrore?

Joga ajrore ofron të gjitha benefite dhe kënaqësinë e jogës së rregullt, por ka edhe disa përfitime shtesë.

1. Fleksibilitet më i madh. Meqënëse keni lirshmëri më të madhe për të lëvizur, mund ta lejoni trupin në pozicione të reja. Në disa raste kjo mund të jetë edhe më e komplikuar se joga tradicionale.

2. Fokusim më i mirë. Duke përbërë një sfidë të re për ju, joga ajrore ju detyron të jeni më vijgjilentë. Ndoshta do të bëni edhe më shumë përpjekje se zakonisht pasi për t'u koncentruar në ajër mudn të jetë edhe më e vështirë.

3. Forcon muskujt. Për shkak se graviteti punon më fortnë trupin tuaj se zakonisht, muskujt tuaj do të forcohen.

4. Kundër stresit. Ashtu si edhe joga tradicionale, joga ajrore është e shkëlqyer kundër stresit. Pra kjo jogë nuk shërben vetëm për të shtendosur muskujt, por edhe për të çliruar stresin, gjithashtu ju ndjeni një kënaqësinë e diçkaje të re dhe emocionuese, që ju bën të ndiheni mirë.

A është e sigurt kjo jogë?

Joga ajrore është një formë e sigurtë ushtrimi megjithatë gjatë ushtrimit të saj duhet të keni instructor joge sidomos në hapat fillestare. Instruktori do t'ju thotë si të qëndroni si duhet, që të mos lëndoheni.

Për më tepër, ju jeni pak cm mbi tokë dhe rënia nga "shalli" është e padëmshme.

Kush nuk duhet ta ushtrojë:

-Shtatzënat

-Personat që kanë pasur operacion sysh

- Ata që vuajnë nga Vertigo

-Ata që vuajnë nga sëmundje kardiovaskulare

-Çrregullime kockash

-Tension i ulët dhe i lartë i gjakut

Përpara jogës ajrore:

-Vishni veshje të rehatshme, duhet të jenë të ngushta por të rehatshme. Evitoni veshjet e gjëra pasi mund ta keni të vështirë lëvizjen me to.

-Shkoni zbathur, do të ndiheni më mirë në "shall" nëse jeni zbathur.

-Konsumoni shumë ujë, dhe hani lehtë

-Evitojini pijet me gaz dhe lëngje të tjera acidike përpara klasës. Pasi këto lëngje mund të shkaktojnë njesi të pakëndshme kur bëni lëvizje nga lart-poshtë.

-Mos përdorni kremëra. Pasi lëkura juaj mund të preket me copën dhe të shkaktojë probleme.

-Hiqni të gjitha bizhuteritë, orët dhe çdo gjë tjetër me rripa apo zinxhirë pasi mund tju kapen tek mbajteset e shallit. Duhet të keni kujdes edhe me thonjtë e këmbëve dhe të duarve.

-Mos shkoni vetëm. Me të tjerët dhe mbi të gjitha me një instructor keni më shumë siguri.

Joga ajrore mund të duket si një jogë e frikshme, por është tepër efikase dhe eksperiencë emocionuese.

Po çfarë është joga në vetvete..

Joga është një sistem gjithëpërfshirës për zhvillimin fizik, mendor dhe shpirtëror. Për zhvillimin fizik, joga, ofron një seri pozicionesh të quajtura "Asana të jogës"…

Këto Asana nuk janë gjimnastikë ose ushtrime të zakonshme. Asanat përbëhen nga lëvizje të ngadalta, të përmbajtura dhe nga pozicione të ndryshme statike. Gjatë praktikimit të asanave, trupi ndodhet në një gjendje të qetë, efikasiteti dhe frymëmarrja e thellë e cila shoqëron në mënyrë të natyrshme asanat, sjell më shumë oksigjen në qarkullimin e gjakut.

Gjatë asanave, akumulohet energji dhe trupi gjallërohet. Asanat ndikojnë mirë në të gjitha sistemet e trupit. Përkuljet dhe lëvizjet që kryhen gjatë asanave, ushtrojnë presion mbi gjendrat endokrine duke i ndihmuar të funksionojnë në një mënyrë më të balancuar. Për rrjedhim, përmirësohet funksionimi i gjithë organizmit.

Asanat ndikojnë në sekrecionet e gjëndrave të cilat kontrollojnë emocionet tona. Balancimi i këtyre sekrecioneve sjell një qetësim të mendjes. Pozicionet e jogës përmirësojnë tretjen, stimulojnë qarkullimin e gjakut, masazhojnë organet e brendshme, relaksojnë dhe tonifikojnë muskujt por edhe sistemin nervor.

Asanat janë të përshtatshme dhe të lehta për të gjithë njerëzit. Rekomandojmë pozicionet që janë më të përshtatshme për ju dhe ju shpjegojmë si ti praktikoni në mënyrë që të arrini mirëqenie trupore dhe mendore.

Është e mundur që të evitohen ose të shërohen shumë sëmundje të trupit dhe të mendjes, duke bërë një jetë të shëndetshme. Një pjesë e rëndësishme e jogës është ndjekja e disa rregullave të thjeshta të dietës dhe shëndetit.

Një dietë vegjetariane ndihmon shumë jo vetëm për të pasur një trup të shëndetshëm, por edhe për të pasur një mendje të qetë dhe të kthjellët. Lidhja mes dietës dhe shëndetit mendor dhe trupor mësohet me jogë. Ndërsa ushqimi i mirë është vital për shëndetin tonë, është po aq i rëndësishëm.

Asanet e ndryshme, teknika e frymëmarrjes, relaksimi etj, përveç që ndikojnë në mbajtjen e vitalitetit dhe shëndetit fizik ato e pastrojnë mendjen, ndikojnë në disponim pozitiv. Rrisin koncentrimin më të mirë, duke bërë zhvillimin fizikë, emocional , potencialin mendor dhe shpirtëror.

Çakrat

Çakrat janë qendra energjetike që janë të vendosura përgjatë boshtit kurrizor. Janë shtatë qendra të tilla. Sipas anatomisë i përgjigjen pleksuseve nervore dhe gjëndrave me sekrecion të brendshëm.

Efektet

Bëni jogë në ajër të freskët.

Efektet e dëshirueshme mund t'i arrini nëse e praktikoni një kohë të gjatë. Praktikojeni 3 herë në ditë prej 20-30 minuta. Më mirë do të ishte çdo të dytën ditë. Mos merrni ushqim disa orë para aplikimit të Jogës. Merrni ushqim vegjetarian. Ushtroni jogën zbathur .Nëse djersitni është një shenjë e mirë, mos u shqetësoni joga është një mësim që synon harmonizimin dhe përsosmërinë e trupit, mendjes dhe shpirtit.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China