20150515ngjyratpj2 |
Pavarësisht nëse pëlqeni ngjyrën vibrante portokalli apo ngjyrën paqësore të blusë, ngjyrat tona të preferuara janë çelësi për të kuptuar një pjesë të rëndësishme të personalitetit tonë. Ja ç'thonë ekspertët për ngjyrën tuaj të preferuar.
1. Personat që preferojnë ngjyrën e bardhë
E bardha është simbol i pastërtisë, pafajësisë dhe naivitetit, është ngjyra e rinisë. Nëse pëlqeni ngjyrën e bardhë jeni një person elegant dhe përlqeni përsosmërinë. Po ashtu mund të jeni dhe një person që pëlqen thjeshtësinë dhe jetën pa komplekse.
2. Personat që plqejnë ngjyrën e kuqe
E kuqja është ngjyra e forcës shëndetit dhe vitalitetit. E kuqja është shpesh ngjyra e personave agresivë, dhe impulsivë—ose e dikujt që ka dëshirë të jetë i tillë! Ngjyra e kuqe ka hyrë në ndërgjegjen tonë si ngjyra e dashurisë, ndoshta për shkak se shkencërisht është një ngjyrë që stimulon shqisat dhe aktivizon qarkullimin e gjakut. Pra, ata që zgjedhin të kuqen, karakterizohen nga pasioni, sensualiteti, energjia dhe spontaniteti.
Por përtej pasionit, e kuqja është ngjyra më e fortë dhe është e lidhur me forcën, agresivitetin, ambicien dhe rebelimin.
Njerëzit, të cilët e shmangin atë, zakonisht kanë luhatje humori dhe janë egoistë. Nuk përjashtohet. gjithashtu, të kenë edhe fobi, të cilat nuk kanë gjetur ende forcën t'i përballojnë.
3. Personat që pëlqejnë ngjyrën blu
Bluja është ngjyra e suksesit dhe e paqes. Sipas psikologëve, ngjyrën blu e përzgjedhin në përgjithësi njerëzit e vendosur dhe që e dinë qartë se çfarë duan. Ata dinë si të ndërtojnë marrëdhëniet me botën që i rrethon dhe janë persona jo vetëm të fjalës, por edhe të veprës.
Nga ana tjetër, adhuruesit e ngjyrës i përkasin edhe personat me karakter disi të kundërt nga grupi i mësipërm e që karakterizohen nga qetësia dhe shpesh ndodh të jenë të jenë të vetmuar.
Gjithsesi, në të të dyja grupet e temperamenteve, ajo që i lidh është qëndrueshmëria dhe qetësia që ata gjejnë tek ngjyra blu.
4. Personat që pëlqejnë ngyrën e zezë
E zeza frymëzon pasuri, respekt, elegancë dhe në disa raste edhe mister.
Është e lidhur edhe me të mbajturit zi, me të panjohurën, vdekjen, depresionin dhe vetminë. E zeza është në fakt mungesa e ngjyrës. Teorikisht, kjo mungesë e ngjyrës mund t'i atribuohet mungesës së gëzimit, gjallërisë dhe jetës sociale. Mund të themi se njeriu, i cili preferon të zezën është serioz, meditues dhe nganjëherë i fshehtë.
Njerëzit,të cilët nuk e duan të zezën, kërkojnë pavarësinë dhe lirinë nga çdo varësi. Ata karakterizohen nga frika ndaj së panjohurës.
5. Personat që pëlqejnë ngjyrën e verdhë
Është ngjyra që tërheq më shumë vëmendjen. Përdoret në fushat e reklamimit, në tabela. Gjithashtu është ngjyra e diellit, elementi që na jep jetë. Ata që tregojnë një preferencë për të verdhën, karakterizohen nga gjallëria dhe energjia, komunikimi, lumturia. Pëlqejnë argëtimin dhe mirëqenien. Në disa teori të tjera, e verdha përfaqëson zili, sëmundje dhe rrezik.
Ata që e shmangin atë, shpesh, zhgënjehen lehtë dhe përpiqen për të shpjeguar emocionet me logjikën.
6. Personat që pëlqejnë ngjyrën portokalli
Nuk është rastësi që ngjyra portokalli ka marrë emrin nga portokalli. Në mendjet tona e lidhim këtë ngjyrë me lumturinë dhe shëndetin.
Njerëzit. të cilët e duan ngjyrën portokalli, karakterizohen nga rehatia, bollëku, ngrohtësia, këmbëngulja, shoqërueshmëria dhe pavarësia.
Ata që nuk e pëlqejnë janë zakonisht tolerantë ndaj njerëzve të cilët i rrethojnë, ndërsa ata vetë ka gjasa të jenë emocionalisht në presion.
7. Personat që pëlqejnë ngjyrën e gjelbër
Gjatë Mesjetës, kjo ngjyrë ishte e lidhur me të keqen dhe shpesh me vetë djallin.
Megjithatë, gjatë shekujve, e gjelbra u "shkëput" nga e keqja dhe u bë sinonim i natyrës, besimit dhe harmonisë. Tifozët e së gjelbrës janë të qetë, shmangin konfliktet dhe duan rehatinë, ngrohtësinë dhe ekuilibrin.
Njerëzit, të cilët e shmangin atë, karakterizohen nga një preferencë më e madhe për pavarësinë, se sa për përkushtimin ndaj jetës familjare.
8. Personat që pëlqejnë ngjyrën e kaltër
E kaltra është simboli i paqes, qetësisë dhe ëndrrave. Njerëzit, të cilët e duan këtë ngjyrë, karakterizohen nga qetësia, ëndrrat e bukura, përkushtimi, organizimi, nostalgjia dhe sinqeriteti. Por, e kaltra e errët, ndoshta për shkak të afrimit me ngjyrën
e zezë, karakterizon një njeri melankolik.
Ata që e shmangin, karakterizohen nga disiplina dhe parapëlqimi për punët e vështira. Janë të vendosur dhe nuk devijojnë nga objektivat e tyre.
9. Personat që pëlqejnë ngjyrën kafe
Është ngjyra e tokës, e bilancit dhe stabilitetit.
Ata që zgjedhin këtë ngjyrë zakonisht janë praktikë, të balancuar dhe të thjeshtë.
Ata që e shmangin janë aventurierë, të shqetësuar dhe karakterizohen nga mospëlqimi i rutinës.
10. Personat që pëlqejnë ngjyrën gri
Ndodhet mes të zezës dhe të bardhës dhe jep një zgjidhje 'diplomatike'.
Ata që e pëlqejnë karakterizohen nga modestia dhe indiferenca.
Njerëzit që e shmangin preferojnë ndershmërinë dhe transparencën në krahasim me diplomacinë