20150501Keshillapj1 |
Kinezët përdorin 6 teknika të thjeshta cdo ditë për të stimuluar pikat e akupunkturës, të cilat lidhen me organet e brendshme. Masazhi jo vetëm ju shlodh, por ka aftësi të balancojë emocionet tuaja dhe të shërojë organet e brendshme.
1. 1. Fërkoni duart
Fërkoni duart me njëra-tjetrën lehtësisht dhe ngadalë për 10 herë. Më pas ndërthurini gishtat dhe tërhiqni duart 3 herë.
Ky lloj masazhi përmirëson shëndetin e zemrës dhe parandalon rrudhat në fytyrë.
2. Fërkoni ballin
Me gishtat tregues shtypni ballin tek zona e tëmthave. Mund të fërkoni edhe vetullat. Përsëriteni këtë ushtrim 5 herë.
Ky masazh ju qetëson kokën, redukton stresin dhe ankthin, përmirëson gjumin dhe parandalon rrudhat.
3. Fërkoni veshët
Fërkoni veshët. Përsëriteni këtë 5 herë. Mirë është të hiqni vathët përpara masazhimit të veshëve.
Ky masazh ju forcon veshkat, mesin dhe përmirëson funksionin e mëlcisë, redukton titinusin dhe shërben për një dëgjim të mirë.
4. Fërkoni stomakun
Vendoseni të gjithë pëllëmbën e dorës tek abdomen. Bëni lëvizje rrethore 5 herë në drejtim të akrepave të orës dhe 5 herë në drejtim kundër orar.
Ky masazh përmirëson tretjen, lëviz zorrët dhe pastron toksinat dhe mbetjet e tjera në stomak dhe zorrë. Mund të ndihmojë edhe për rënien në peshë.
5.Fërkoni shputat e këmbëve me gisht
Përsëriteni këtë masazh 10 herë në ditë. Ai shlodh këmbët, i bën mirë mesit dhe forcon veshkat , parandalon dementian, forocon imunitetin dhe lufton pagjumësinë.
6. Fërkoni skalpin me majat e gishtave
Përdorni gishtat e duarve për të masazhuar skalpin me një kohëzgjatje 1 minutë. Ky masazh do të largojë tensionin dhe presionin në kokë. Ju qetëson mendjen dhe shton qarkullimin e energjisë në kokë, duke ndihmuar në rritjen e shëndetshme të flokut, parandalon tensionin e larte te gjakut dhe ul riskun për goditje ne tru.
Ndërkohë që bëni masazhin duhet t ë keni parasysh:
-Merrni frymë natyralisht.
-Jini në pozicion të rehatshëm.
-Evitoni temepraturat shumë të larta apo shumë të ulëta
-Mos bëni masazh kur jeni duke ngrënë apo pas buke.
-Pas masazhit bëni 30 minuta pushim dhe konsumoni një gotë me uje te ngrohtë.
-Nëse jeni të sëmurë mos bëni masazh ose pas operacionit apo gajtë shtatzënisë.
-Nëse mund të bëni këto teknika cdo ditë shëndeti juaj do të përmirësohet shumë dhe do të jetoni një jetë të gjatë e pa probleme
Trangujt e detit vrasin kancerin 95%
Trangujt e detit kanë qindra vite që përdoren në Mjekësinë Tradicionale Kineze, për të vrarë qelizat e kancerit si dhe për stimulimin e sistemit imunitar.
"Studimet kanë dëshmuar se trangujt e detit mund të vrasin qelizat e kancerit në mushkri, gji, prostatë, lëkurë dhe melci.
Shkencëtarët besojnë se kimikati kyç për këtë është frondoside A. Shkencëtarët arritën në përfundimin se ky kimikat vret 95% të qelizave kancerogjene në gji, 95% të qelizave kancerogjene në mëlci, 90% të melanomës, dhe 85-88% të kancerit të mushkrive.
"Trangulli i detit jo vetëm arrin të tkurrë tumori, por pengon dhe përhapjen e mëtejshme të metastazave."
Në eksperimentin tek minjtë, frondoside A u pa se tkurri tumorin deri në 40% brenda 10 ditësh, ndërsa kimioterapia e reduktoi tumorin me 47%, por efektet anësore të saj janë tepër të rrezikshme.
Si të jetoni 100 vjet
Koncepti "Blue Zones" i referohet atyre vendeve në botë ku njerëzit jetojnë më gjatë dhe me një stil të shëndetshëm jete.
Që nga Greqia në Japoni e deri në Costa Rica, jeta e njerëzve që jetojnë në këto "Blue Zones" është studiuar nga eksploruesi i National Geographic, Dan Buettner dhe nga ekipi i "Blue Zones".
Ja çfarë panë ata në zakonet e njerëzve që jetojnë më gjatë në botë…
9 mënyra sit ë jetoni më gjatë...
1. Jini aktivë dhe lëvizni çdo ditë më shumë
Njerëzit që jetojnë më gjatë sot në botë nuk bëjnë maratona apo shkojnë në palestër. Në vend të kësaj ata lëvizin dhe punojnë çdo ditë më shumë pa e kuptuar. Ata punojnë në fermë, në kopësht ecin më shumë dhe i japin varkave.
2. Kini një qëllim në jetë
Njerëzit që jetojnë më gjatë në planet pyesin "cili është qëllimi që zgjohem cdo ditë në mëngjes?" Të dini qëllimin e jetës suaj ju shton deri në 7 vjet jetëgjatësi.
3. Gjeni kohë për pushim dhe relaks
Edhe njerëzit e "Blue Zones" përballen me stresin. Stresi çon në plakje te parakohshme dhe ne shumë sëmundje te tjera madhore. Japonezët gjejnë pak minuta çdo ditë për meditim dhe gjejnë kohë për një sy gjumë në drekë, ashtu si edhe kinezët.
4.Mos e teproni me ushqimin
Duhet të hani derisa të jeni 80% të ngopur. Njerëzit nga "Blue Zones" hanë vakte në mesditë ose darkë rreth orës 5-7.
5. Hani perime
Fasulet përfshi fava, të zeza, sojë dhe thjerrza janë shumë të rëndësishme për një jetë të gjatë. Mishi konsumohet 5 herë në muaj.
6. Pini verë po me karar
Banorët në të gjitha Blue Zones konsumojnë alkool në mënyrë të moderuar. Ata konsumojnë 1-2 gota pije në ditë, preferohet vera.
7. Kini besim në dicka
Kini besim në diçka dhe bëni lutje e falënderime
8. Familja në vend të parë…
Banorët e Blue Zones vendosin familjen në vend të parë. Kjo do të thotë të kujdeseni për prindërit e moshuar. Ata e duan partnerin dhe kujdesen shume per femijet, i kushtojnë atyre kohë dhe u dhurojnë shumë dashuri.