PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
A është e dëmshme banania me pika të zeza në lëkurë?
2015-04-30 10:00:09 CRI Komenti juaj Printoni

Banania është një frut i shijshëm me shumë vitamina dhe minerale. Ajo mund të tretet lehtësisht dhe preferohet nga të gjithë. Ka raste kur bananet nxihen apo lëkura e tyre bëhet me pika të zeza. A duhet t'i konsumojmë këto banane?

Sipas specialistëve, konsumi i bananeve shumë të pjekura nuk është i dëmshëm.

Nga ana tjetër, specialistët e mjekësisë tradicionale kineze theksojnë se bananet e pjekura shumë mund të konsumohen, por kur tuli i tyre është me ngjyrë kafe të errët ka shumë mundësi që kjo banane të jetë e prishur dhe nuk duhet konsumuar.

Për sa kohë nxihen bananet?

Banania e freskët nëse nuk konsumohet nis dhe nxihet e kjo lidhet me elementin e karbonit në qelizën e lëkurës së bananave. Kur lëkura e bananes dëmtohet nga ndikimet e jashtme ose ftohtësia, karboni bie në kontakt me oksigjenin e ajrit. Oksidimi i karbonit mund të errëzojë lëkurën e bananes, duke shkaktuar pikat e zeza.

Një provë e thjeshtë mund të vërtetojë këtë ndryshim: fusni disa banana të freskëta pa pika të zeza në frigorifer. Pas disa orësh do të shihni pika të zeza në lëkurën e bananes. Në dimër, shitësit e bananeve janë të kujdesshëm dhe i mbulojnë mirë ato me qese për të mos t'u prekur nga temperatura e ulët.

Disa sekrete si t'i ruajmë të freskëta bananet

1. Mos i fusni bananet në frigorifer. Temperatura e përshtatshme për ruajtjen e bananeve është rreth 13 gradë. Temperatura e frigoriferit është rreth 4 gradë.

2. Nëse doni që bananet të qëndrojnë të freskëta për një kohë më të gjatë duhet që vendi ku bashkohen bananet me njëra-tjetrën (shih foton) të hermetizohet me qese plastike. Kjo gjë do t'i mbajë bananet tuaja të freskëta.

3. Lyejini bananet me lëng limoni ose uthull në bishtin e bananeve.

Po nëse heqim pjesën e kalbur të frutit, a mund të konsumohet pjesa e mbetur?

Specialistët e mjekësisë kineze thonë se frutat kalben kur sulmohen nga mikroorganizmat. Banania nëse kalbet mirë është të hidhet, pra edhe nëse ka mbetur një pjesë e që nuk është kalbur plotësisht mirë është të mos konsumohen. Mikroorganizamt që sulmojnë bananet mund të shkaktojnë çrregullimin e funksioneve tretëse të stomakut e të zorrës, si dhe probleme të tjera. Kur fruti është prekur nga myku, heqja e pjesës së kalbur të frutës nuk mund të garantojë sigurinë e shëndetit, meqenëse ky mikroroganizëm mund të shtrihet përmes lëngut tek pjesa tjetër e frutit, e cila duket normale nga pamja e jashtme.

Sipas studimeve nga kinezët edhe pjesa tjetër e frutit që nuk është e nxirë përmban 10-50% myk. Prandaj, ka përbërës të dëmshëm dhe nuk duhet konsumuar fruti i kalbur.

Cilat frutave duhet t'i hiqet lëkura?

Shumë njerëz mendojnë duhet të hiqet lëkura e frutave para konsumit për të hequr plotësisht pesticidet e mbetura në të. Por, sipas teorisë së mjekësisë tradicionale kineze, por edhe asaj perëndimore, lëkura e pjesës më të madhe të frutave ka vitamina dhe minerale dhe sjell dobi për shëndetin tonë. Për shembull, lëkura e rrushit mund të parandalojë nivelin e lartë të sheqerit në gjak dhe sëmundjet kardiovaskulare. Lëkura e mollës ka shumë fibra dietike, që ndihmon tretjen. Lëkura e mollës përmbaj dhe vitaminë C. Lëkura e domates ka shumë antioksidantë dhe trajton sëmundjet kardiovaskulare, forcon imunitetin dhe ju mban të rinj.

Mbani mend që lëkura e hurmës përmban acid tanik, që mund të shkaktojë probleme në stomak, ndjenjë mbingopje, humbje oreksi etj.

Bananet janë shumë të rëndësishme në përdorimin kundër hemoragjisë cerebrale, po ashtu ato ulin tensionin e lartë, ulin aciditetin e stomakut, si dhe ndihmojnë kundër diarresë. Në qoftë se vuani nga tensioni i lartë duhet të mendoni gjithmonë, për këtë frut tropikal. Dielli është ai që ngre tensionin, ndërsa banania bën të kundërtën e tij.

Studimet tregojnë se banania është frut shumë i pasur me kalium, dhe si e tillë ajo ndihmon në uljen e rrezikut të hemoragjisë cerebrale. "Dy deri tre banane në ditë janë optimale", thotë David Young. Banania mbron stomakun, pasi arrin të bllokojë bakteriet që mund të jenë aktive në të.

Banania është një frut tropikal dhe pothuajse është e pranishme në treg gjatë gjithë vitit

Të gjithë e dimë që bananet përmbajnë një sasi të lartë të kaliumit, i cili është i domosdoshëm për punën e muskujve.

Banania preferohet nga të gjitha moshat, sidomos nga fëmijët. Ajo është cilësuar dhe si si ushqimi numër një për atletët.

Po ta krahasojmë një banane me një mollë, ajo ka 3 herë më shumë fosfor, 5 herë më shumë vitaminë A dhe 5 herë më shumë hekur. Ajo po ashtu përmban kompleksin e vitaminave B, duke e bërë një frut të shkëlqyer për trurin.

Thuhet se bananet parandalojnë një sërë sëmundjesh, po ashtu janë cilësuar edhe si ushqimi i lumturisë.

Për shkak të përmbajtjes së lartë të hekurit banania lufton aneminë.

Ajo gjithashtu rregullon tensionin e gjakut dhe punën e trurit falë përmbajtjes së kaliumit.

Banania shihet dhe si një ushqim shumë i mirë që lufton diarrenë, pasi ekuilibron sistemin tretës dhe rregullon funksionin e zorrëve.

Lufton depresionin...

Sipas një studimi, personat me depresion ndiheshin më mirë pas konsumimit të bananes. Kjo pasi ajo përmban tryptophan, proteinë që ndihmon në përmirësimin e humorit dhe relakson trupin. Ajo përmabn gjithashtu vitaminën B6, duke mënjanuar një sërë problemesh si pagjumësi, apo probleme me humorin. Banania është një frut shumë i mirë edhe për bebet.

Ndihmon në shëndetin e kockave dhe në qetësimin e sistemit nervor. Po ashtu ajo forcon dhe durimin.

Lëkurat e bananes janë gjithashtu të vlefshme....

Mund ta aplikoni në fytyrë për një pamje më të freskët. Mund ta përdorni si maskë flokësh dhe maskë fytyre.

Lëkurën e bananes mund t'ja shtoni plehut të luleve, do të shërbejë si një ushqim për to.

Me lëkurën e bananes mund të fërkoni gjethet e luleve në shtëpi, ato do të shkëlqejnë.

Lëkurën e bananes mund ta përdorni në rastin kur ju pickon mushkonja. (Xu Guang)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China