PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
11 superushqimet që u rriten vlerat kur konsumohen së bashku
2015-04-17 11:13:25 CRI Komenti juaj Printoni

1. Fasulet e zeza + speci kuq (jo djegës)

Fasulet e zeza janë një burim i mirë i hekurit. Fasulet e zeza gjithashtu janë një ushqim me përmbajtje të lartë antioksidantësh, sipas Mjekësisë Tradicionale Kineze.

Fasulet e zeza shihen si ushqim që ruajnë freskinë dhe energjinë tek njerëzit, sidomos për gratë. Fasulet e zeza janë shumë të shëndetshme për gratë shtatëzëna dhe për fetusin. Nga pikëpamja e mjekësisë moderne, fasulet përmbajnë shumë aminoacide, kalcium dhe elemente të tjerë ushqyes të cilët janë të domosdoshëm për detoksifikimin e organizmit dhe ulin hipertensionin.

"Nga 2% deri në 20% e hekurit tek ushqimet bimore arrijnë në gjak përmes traktit tuaj digjestiv, ndërsa nga mishi kjo përqindje është më e lartë," thotë Cynthia Sass, specialiste e njohur ushqimi. Në këtë moment kërkohen ushqimet e pasura me vitaminë C, si speci i kuq jo djegës i cili është perime me nivelin më të lartë të vitaminës C, duke përmbushur 400% kërkesat tuaja ditore për këtë vitaminë.

Ushqimet që përmbajnë vitaminë C rrisin përthithjen e hekurit deri në 6 herë, thotë Sass. Ajo na sugjeron të bëjmë sallatë me speca dhe fasule, për më shumë hekur në organizmin tonë.

2.Drithëra integrale + qepë + hudhër

Ashtu si edhe tek fasulet, hekurin dhe zinkun e gjeni edhe tek drithërat integrale, të cilat absorbohen më lehtë nga trupi. "Drithërat integrale përmbajnë substanca natyrale si minerale etj," thotë Sass. Studimet kanë treguar se ushqimet e pasura me sulfur, si hudhra apo qepa, shtojnë edhe më shumë vlerat e drithërave integrale nëse konsumohen së bashku. Një studim i vitit 2010 nga "Journal of Agricultural and Food Chemistry" arriti në përfundimin se sasia e hudhrës apo qepës e gatuar ose e gjallë tek ushqimet integrale shton sasinë e përthithjes së hekurit dhe zinkut nga organizmi. Kombinoni këto dy ushqime duke shtuar qepë në saduiçin tuaj.

3. Domate + vaj ulliri

Të gjithë ju e dini që vaji i ullirit i bën mirë shëndetit, por nëse kombinohet me domaten bëhet edhe më i fuqishëm. Në një studim të vitit 2000 u eksperimentua domate me vaj luledielli dhe domate me vaj ulliri. Nga ky studim u arrit në përfundimin se vaji i ullirit shtonte aktivitetin e antioksidantit likopen tek domatja, ndërkohë që nuk u pa asnjë efekt tek vaji i lulediellit. "Ka një numër kombinimesh ushqimi, përfshi bruschetta, sallatë me domate dhe vaj ulliri ose makarona integrale me salcë domatesh e vaj ulliri," thotë Sass.

4. Salmon + lakër kolard

Për të marrë sa më shumë kalcium, duhet të konsumoni vitaminë D. "Vitamina D ndihmon në përthithjen e kalciumit nga organizmi në gjak dhe ndihmon në ruajtjen e niveleve normale të këtij minerali në gjak," shton says. Nëse lëkura ekspozohet në diell nxit prodhimin e vitaminës D në trup, por këtë vitaminë mund të merrni edhe nga disa ushqimet, përfshi salmonin. Sass sugjeron ta shoqëroni peshkun me lakër kolard.

5. Brokoli + domate

Kur kombinohen këto dy ushqime kanë superfuqi për të luftuar kancerin. Sipas një studimi të vitit 2007 tek minjtë të cilët ishin ushqyer ose me brokoli, ose me domate ose me të dyja këto ushqimet ë kombinuara. Në fund të studimit u vërtetua se kombinimi i brokolit me domaten ngadalësonte rritjen e tumorit të prostatës.Ata zbuluan se dietat me 10% domate dhe 10% brokoli shkaktonte një ulje prej 52% të peshës së tumorit, ndërkohë që dieta vetëm me domate 34% dhe dieta vetëm me brokoli 42% ulje. "Mund ta gatuani brokolin në avull dhe ta përzieni me salcë domatesh dhe vaj ulliri," sugjeron Sass.

6. Çaji jeshil me piper të zi

Harrojeni mjaltin tek çaji jeshil. Studimet kanë dëshmuar se piperi i zi tek çaji jeshil është kombinimi perfekt. Çaji jeshil është i pasur me shumë antioksidantë, sidomos antioksidantin EGCG, që mendohet se nxit metabolizmin dhe mbron kundër kancerit. Por substance tek piperi i zi, enjohur si piperine, e bën antioksidantin EGCG të jetë akoma më efikas. Në një studim të vitit 2004, shkencëtarët injektuan minjtë me kombinim e EGCG dhe piperinës si dhe vetëm me antioksidantin EGCG. Ata zbuluan se piperina rrit përthithjen e EGCG-së.

7. Kurkumë +piper i zi

Keni dëgjuar për kurkumën dhe vetitë e saj shëruese. Ajo është e mbushur me antioksidantin e fuqishëm, kurkumin, që ka veti anti-inflamatore, antiseptike dhe antibakteriale, thotë Melissa Rifkin nga Qendra Mjekësore Montefiore në New York.

Problemi qëndron se kurkumina metabolizohet shumë shpejt përpara se të përthithet nga organizmi. "Nëse kombinoni turmerikun me piperinë, rritet deri në 1000 herë përfiti që marrim ngakurkuma," shton Rifkin. Ajo thotë se mund të kombinoni mishin e pulës me kurkumë dhe pak piper të zi.

8. Lakër brukseli +vaj ulliri

Këto lakra të vogla përmbajnë shumë vitaminë K. "Kjo vitaminë rregullon gjakun, e mbron nga mpiksjet dhe shërben për shëndetin e kockave," thotë Keri Gans. Vitamina K kërkon yndyrë për t'u përthithur më mirë nga organizmi. Prandaj ushqimet me këtë vitaminë duhen kombinuar me vaj ulliri që është yndyrë e shëndetshme dhe ul riskun për sëmundje zemre.

9. Lakra kaçurrele + bajamet

Një tjetër perime e pasur me vitaminë K është lakra kacurrele, por ky superushim është gjithashtu i pasur edhe me vitamin E, një antioksidant që nxit sistemin imunitar dhe mbron kundër kancerit dhe sëmundjeve të zemrës. "Disa studime sugjerojnë se ky kombinim është perfekt për një lëkurë të bukur," thotë Gans. Bajamet janë aleatë të mira të perimeve, pasi ua shtojnë edhe më shumë vlerat. Bëni sallatë me lakër kacurrele dhe bajame, është një kombinim jo vetëm shumë i shijshëm, por edhe tepër i shëndetshëm.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China