20150410profesioniok |
Sportistet lindin fëmijë më shpejt dhe me më pak vështirësi
Nga statistikat ka rezultuar se shtatzënat me profesion sportin nuk kanë përqindje të lartë për abort spontan, madje kjo përqindje është më e ulët se personat normalë. Gjithashtu një nën që është sportiste gjatë fazës së shtatzënisë, nuk do të ketë shumë të prëziera siç mund të kenë nënat e tjera; Shtatzënat me profesionin sportiste kanë përqindje më të ulët për diabet dhe hipertension. Forca e muskujve të barkut mund ta favorizojë procesin e lindjes së fëmijës. Si rezultat, sportistet shtatzëna mund të lindin fëmijë më lehtësisht.
Gjithashtu ato nuk kanë shumë gjakdershje pas lindjes.
Në Lojërat Olimpike të vitit 1956, 3 fitueset e medaljes së artë ishin shtatzënë. Në Lojërat Olimpike të vitit 1952, një femër shtatzënë zuri vendin e 3-të në kërcim nga tranpolina. Disa femra kanë përfunduar garën e maratonës në muajin e 8-të të shtatzënisë. Këto fakte vërtetojnë se shtatzënia nuk ka ndikime të njëjta ndaj të gjitha sportisteve, por ndikime të ndryshme për personat e ndryshëm. Në përgjithësi, mjekët nuk përkrahin stërvitjet e forta për një kohë të gjatë, pasi kjo mund të çojë në abort spontan. Prandaj, shtatzënat duhet të pyesin më parë specialistin për të përcaktuar forcën dhe llojin stërvitjes.
Standardet e stërvitjes së përshtatshme duhet të jenë të lehta dhe jo me shumë sforco. Mund të zgjidhni aerobinë, por duke pasur kujdes. Është më mirë që të kontrolloni numrin e rrahjeve të zemrës brenda 140 rrahjeve në minutë. Duhet të ndalohen sportet kur haseni me fenomene të parehatshme si frymëmarrje e vështirë, rrahje tepër të shpejta të zemrës, marramendje, mpirje gjymtyrësh etj.
Stuardesat duhet të ndalojnë punën
Puna e stuardesës ka shumë sfida pasi ato përballen me shumë vështirësi, sidomos nëse janë shtatzënë. Lodhja gjatë fluturimit, diferenca e orës, rrezatimi, lëkundjet, zhurma dhe elementet e tjera të veçanta mund të shkaktojnë çrregullime të funksionit endokrin, si dhe të ndikojnë tek oreksin dhe cilësia e gjumit, e rrjedhimisht tek rritja e embrionit. Qëndrimi me këmbë për një kohë të gjatë mund të sjellë presion të madh tek legeni, duke shkaktuar dhimbje të madhe në bark dhe mes. Përveç kësaj, stuardesat duhet të mbarojnë shumë punë brenda një kohe të shkurtër, dhe tek disa prej tyre nëse janë shtatzënë mudn të nisin shenjat e nervozizmit apo ankthit. Gjatë fluturimit, paqëndrueshme ajrore mund të shkaktojë plagosjen, si dhe abort spontan.
Këngëtaret e shtatzëna duhet të këndojnë këngë më të lehta
Sipas të dhënave statistikore, muzika e lehtë mund të forcojë imunitetin e foshnjës para lindjes, pasi muzika ndikon tek truri i fetusit. Kjo favorizon jo vetëm rritjen e tij të shëndetshme, por edhe zhvillimin intelektual. Por gjatë shtatzënisë, të kënduarit e shpeshtë mund të shkaktojnë pezmatim të fytit.
Intensiteti ideal i zërit duhet të variojë nga 10 deri në 35 decibel. Zëri tepër i fortë mund të shtojë përqindjen e të përzierave dhe të hipertensionit gjatë shtatzënisë. Zhurma e fortë mund të sjellë çrregullime në sistemin endokrinal dhe lindje të parakohshme të foshnjës. Përveç kësaj, zhurmat dëmtojnë disa funksione të trurit të fetusit dhe ndikojnë seriozisht zhvillimin intelektual.
Këngëtaret shtatzëna në 3 muajt e parë nuk duhet të këndojnë me zë të lartë, për të shmangur abortin. Në periudhën e vonshme të shtatzënisë, është më mirë që mund të përzgjedhin këngë të lehta. Gjatë këndimit, fetusi në barkun e nënave mund të "këndojnë" së bashku me to. Kjo favorizon përmirësimin e qarkullimit të gjakut tek foshnja.
A mund të veshin këpuca me takë të lartë femrat gjatë shtatzënisë?
Shumë femra të cilat punojnë në zyra veshin këpucë me taka. Por, nëse ato janë shtatzënë duhet të kenë kujdes nga ndikimi negativ që shkaktohet nga këto këpucë.
1. Rrëzimi është një ndër rreziqet e veshjes së këpucëve me takë të lartë. Gjatë shtatzënisë, femrat shtojnë në peshë dhe kjo shkakton vështirësi në ecje.
Kur shtatzëna ndien parehati gjatë veshjes së këpucëve me takë të lartë, duhet të heqin dorë nga ato.
2. Rëndesa tek shpina. Gjatë shtatzënisë, nënat e ardhshme do të ndjejnë rëndesë tek mesi pasi mbajnë ekuilibrin e trupit. Prandaj, shtatzënat ecin me kokën ngritur, barkun para dhe belin e harkuar. Ky qëndrim shton ngarkesës tek muskujt e mesit dhe të shpinës, duke shkaktuar dhimbje. Këpucët me takë të lartë shkaktojnë defekte në shpinë si dhe për shkak të peshës trupore në këmbët e përparme sjellin dhimbje këmbësh dhe fryrje.
Megjithatë, veshja e këpucëve me takë të lartë për një kohë të shkurtër nuk do të ketë ndikim të dukshëm negativ. Për ato gra, profesioni i të cilave nuk ua lejon këpucët pa takë, duhet të mbajnë këpucë me pak takë dhe të ndërrrohen menjëherë pas aktiviteteve zyrtare. (Xu Guang)