PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Dieta me shumë mish, vezë dhe qumësht, po aq e dëmshme sa duhanpirja?
2015-04-07 10:09:18 CRI Komenti juaj Printoni

Një dietë e pasur me mish, vezë dhe qumësht mund të jetë po aq e rrezikshme për shëndetin sa dhe duhanpirja, sipas një studimi mbi ndikimin që ka konsumi i proteinave në jetëgjatësi.

Nivelet e larta të proteinave nga kafshët tek personat nën moshën 65 vjeç lidhej me rritjen e rrezikut për vdekje si pasojë e kancerit apo diabetit. Megjithatë, ekspertët e ushqimit kanë thënë se është ende shpejt për të arritur konkluzione nga ky studim.

Personat në moshën të mesme, të cilët konsumonin tepër mish kishin më shumë gjasë për të humbur jetën nga kanceri, diabeti dhe sëmundje të tjera.

Studimi u krye tek 6,381 persona të moshës 50-vjeçare.

Studimi gjithashtu ngre dyshime mbi efektet afatgjata të dietave të famshme Atkins dhe Paleo, dy dieta me bazë proteinike. Në vend të kësaj, specialistët sugjerojnë konsumin e ulët të mishit të kuq si dhe mos konsumoni qumësht por tëvendësojeni atë me qumësht soje apo kos.

Një tjetër përfundim që rezultoi nga studimi ishte se personat mbi 65 vjeç duhet të konsumojnë nivel më të lartë proteinash pasi ul riskun për vdekje me 28%,dhe redukton rrezikun për prekje nga kanceri me 60%, sipas publikimeve të bëra në "Cell Metabolism".

Valter Longo, shefi i Institutit të Jetëgjatësisë në Universitetin e Kalifornisë së Jugut tha se në bazë të studimit, por edhe në bazë të përvojës së mëparëshme, njerëzit nuk duhet të marrin më shumë se 0.8g proteinë në ditë për çdo kg peshë trupore, ekuivalente në 48g për një trup që peshon 60kg dhe 64g për një person me peshë 80kg.

"Njerëzit duhet të mbajnë një dietë ku vetëm 10% e kalorive vijnë nga proteinat dhe idealja do të ishte proteina me bazë bimore," tha Longo për the Guardian.

"Shpenzoni disa muaj dhe shihni etiketat e ushqimeve. Ka përmbajtje proteinike kudo. Nëse konsumoni mëngjes, mund të merrni 4g proteina, por një copë mish pule ka 50g proteinë," tha Longo.

Personat që morën pjesë në një studim konsumuan rreth 1,823 kalori në ditë, 51% e të cilave erdhi nga karbohidratet, 33% nga yndyrna, dhe 16% nga proteinat, 2/3 e të cilave me bazë shtazore. Longo i ndau ato në 3 grupe.

Gunter Kuhnle, një nutricist nga Universiteti i Reading-ut tha se ishte i gabuar "madje i rrezikshëm " krahasimi i ndikimeve të duhanpirjes me ndikimin e konsumit të mishit dhe qumështit.

"Këto mesazhe janë të rrezikshme për shëndetin publik. Tani një duhanpirës do mendojë: 'pse duhet ta lë duhanin nëse gota e qumështit apo veza është njëlloj e rrezikshme për mua?'"

Heather Ohly nga Qendra Europiane për Mjedisin dhe Shëndetin thotë se: "Duhanpirja është provuar të jetë totalisht e dëmshme për ne, ndërkohë mishi apo veza dhe qumështi, nëse konsumohen në sasi të moderuar, mund të kontribuojnë në shëndetin tonë."

Pjesa më e madhe në Britani konsumojnë më shumë proteina se sasia e kërkuar. Shoqata Dietike e Britanisë rekomandon 45g dhe 55g proteinë në ditë, respektivisht për gratë dhe burrat. Por sipas "British Nutrition Foundation" sasia mesatare e kërkesës ditore për proteinë është 88g dhe 64g for burrat dhe gratë.

Pas shumë eksperimenteve, Longo pa se testi i gjakut tek personat në studim tregoi nivele të rritura të hormonit IGF-1 si pasojë e nivelit të lartë të proteinave. Për ata që kishin konsumuar një dietë me shumë proteina, rritjet e IGF-1 shtuan riskun për prekjen me kancer. Testet e mëtejshme tek minjtë treguan se një dietë me nivel të lartë proteinash çon shtimin e shfaqjes së kancerit në krahasim me ata që konsumojnë më pak proteina me bazë shtazore.

Proteinat janë thelbësore, por me karar.....

Nga flokët e deri tek thonjtë, proteina është një komponent madhor funksional dhe strukturor i të gjitha qelizave tona. Proteina e furnizon trupin me afro 10 deri në 15 për qind të endergjisë, dhe është e nevojshme për rritjen dhe rregullimin.

Proteinat janë molekula të mëdha të azotuara dhe me hidrolizë japin aminoacidet, të cilat përmes lidhjeve peptide krijohet një zinxhir. Disa nga këto aminoacide janë thelbësore për shëndetin.

Megjithëse të gjitha qelizat bimore dhe shtazore përmbajnë disa proteina, sasia dhe cilësia e kësaj proteine mund të variojë shumë.

Proteina me bazë shtazore

Proteina me bazë shtazore përmban të gjitha aminoacidet e domosdoshme që i nevojiten një të rritur. Por, mishi i kuq, në veçanti, duhet të konsumohet në sasi të kufizuara pasi ka në përbërjen e tij nivel të lartë të yndyrnave të pashëndetshme, të cilat mund të rrisin presionin e gjakut si pasojë e kolesterolit.

Marrja e një sasie të lartë e yndyrnave të pashëndetshme mund të çojë në rritjen e rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare dhe çrregullimeve të tjera. Për të marrë proteinë me bazë shtazore zgjidhni shpendët, peshkun dhe butakët.

Peshku është një burim i mirë për marrjen e proteinave me prejardhje nga kafshët. Ndër më të shëndetshmit përmendim salmonin, ton, trofta, sardelet etj. Janë të gjitha të pasura me omega-3, që ndihmon në reduktimin e rrezikut të zhvillimit të sëmundjeve kardiovaskulare.

Butakët janë gjithashtu një burim i shëndetshëm proteinash.

Mundohuni të konsumoni peshk të paktën 2 herë në javë.

Vezët përmbajnë të gjitha 8 amino acidet thelbësore për, dhë që i bën ato një burim perfekt proteinash. Megjithatë, për ata që vuajnë nga kolesteroli duhet të kenë kujdes pasi e verdha e vezës përmban shumë kolesterol.

Fakte rreth qumështit

Qumështi është konsideruar tradicionalisht si ushqim i përkryer. Megjithatë, përveç përfitimeve që sjell ai në organizmin tonë, ka njerëz që kanë disa reaksione pas pirjes së qumështit si:

Dhimbje stomaku

Diarre ose lëvizje zorrësh

Marrje mendsh ose ka raste edhe të përziera

Gazra

Fryrje barku etj.

Studiuesit kanë kryer disa studime lidhur me problemet që shkakton qumështi në trup tek disa persona.

Studimet rreth qumështit kanë arritur në 2 konkluzione të rëndësishme.

1. Qumështi i çdo specieje përdoret vetëm nga speciet e së njëjtës natyrë. Pra, qumështi tek kafshë të ndryshme shërben për ushqimin e të vegjëlve të tyre brenda të njëjtit lloj. Përveç qënieve humane, asnjë kafshë nuk pi nga qumështi i një kafshe tjetër.

Duke marrë shkas nga kjo logjikë, qumështi më i mirë për njerëzit është qumështi që marrin nga nëna e tyre në periudhën e gjidhënies. Përbërja e qumështit tek çdo specie është e ndryshme dhe përshtatet vetëm me kërkesat e trupit të të njëjtës specie.

2. Kërkesa më e lartë për qumësht është vetëm pas lindjes kur i porsalinduri nuk është në gjendje të konsumojë ushqime të tjera. Sipas ekspertëve qumështi nuk është bërë për ta pirë tërë jetën. Asnjë kafshë, përveç njeriut nuk pi qumësht gjatë gjithë jetës.

Nga kjo rezulton se përdorimi i qumështit duhet të reduktohet me kalimin e viteve. Kërkesa më e lartë për qumësht është tek fëmijët deri në moshën 4 vjeç deri në daljen e dhëmbëve, të cilat do t'i duhen për të copëtuar si duhet ushqimin. Në fakt natyra ka ofruar sasinë dhe cilësinë e kërkuar nëpërmjet nënës, sasi kjo që shërben për të focuar shëndetin e fëmijës.

Për nga pikëpamja shkencore:

1. Proteina tek qumështi: Qumështi i lopës ka 3 herë më shumë proteina dhe pothuajse 4 herë më shumë kalcium. Qumështi i lopës përmban steroide dhe hormone për rritjen e viçit. Nëse konsumojmë qumështin që ka përbërje për strukturën dhe rritjen e viçit, ka mundësi që të shkaktojë parregullsi në trupin tonë.

Konsumimi i shumë proteinave përkthehet më shumë aciditet në trup, pasi proteinat futen tek ushqimet acide dhe për neutralizimin e këtij acidi, nevojitet kalciumi i cili u merret kockave dhe dhëmbëve, duke i bërë ato më të dobëta. Për më tepër, sasia e tepruar e proteinave lodh veshkat, duke sjellë probleme për shkak të mbifunskionimit.

Rreth 1.2% e qumështit të gjirit është proteinë, ndërkohë që qumështi i lopës përmban 3.3% proteina dhe përbërja e tij është e ndryshme nga qumështi i gjirit.

Pra, përmbajtja e qumështit të nënës është më e përshtatshme për foshnjat apo bebet pasi ato mund ta tresin këtë qumësht, ndërkohë që qumështin e lopës bebet ose e vjellin ose nuk e tresin. Ka disa njerëz që e përziejnë qumështin e lopës me ujë pikërisht për të evituar këtë problem.

Ja disa nga perimet që përmbajnë proteina

Bizelet

Bizelet përmbajnë shumë proteina dhe ndihmojnë për formimin e masës muskulore. Gjithashtu ato ndihmojnë shumë kundër stresit falë sasisë së magnezit që përmbajnë. Përdorini ato në supë apo në gatime të tjera.

Spinaqi

Për të gjithë ju që nuk e dinit.. spinaqi nuk përmban vetëm hekur, ai përmban edhe proteina gjithashtu.

Patatja e pjekur

Patatja përmban karbohidrate, proteina dhe vitamina. Megjithëse mund të duket e çuditshme, po një studim i fundit ka zbuluar se patatet kanë më shumë vlera ushqyese sesa konsumi i një bananeje, brokoli, apo avokadoje. Hulumtuesit janë shprehur se njerëzit gabojnë kur heqin dorë nga patatet për shkak të karbohidrateve (sheqerit në formë amidoni). Patatja ka vitaminë C më shumë se në 3 avokado së bashku.

Brokoli

Brokoli nuk përmban vetëm fibra por është dhe një burim i mirë proteinash.

Lakra e brukselit

Këto lakra të vogla janë superyjet e ushqimeve: Ato kanë në përmbajtjen e tyre shumë elementë ushqyes si kalium dhe vitaminë K. Ato gjithashtu përmbajnë edhe proteina.

Misri

Misri renditet sot si një ndër drithërat më të rëndësishëm dhe më të ushqyeshëm. Ai ka në përmbajtje edhe proteina. Përmban shumë pak yndyrë, ndërsa është i pasur me niseshte, albumina dhe sheqer. Përmban vitamina B dhe C, acid folik, fosfor, kalium dhe magnez. Nëse e piqni apo zieni misrin ai bëhet akoma më i shëndetshëm, sepse çlirohen molekulat të cilat e mbrojnë organizmin nga radikalet e lira.

Soja

Nga e gjithë bima, që arrin një lartësi deri në 80 centimetra, përdoren kokrrat që janë në formën e fasuleve dhe shumë të pasura me proteina, lipide, vitamina, minerale e fibra, izoflavone. Janë pikërisht këta përbërës, fitoestrogjenët tipikë të sojës, që garantojnë një efekt mbrojtës. Izoflavonet kanë në të vërtetë një formulë kimike të ngjashme me estrogjenet dhe janë në gjendje të lidhen me të njëjtët receptorë, duke bllokuar veprimin.

Përbërësi aktiv te soja është genistejni, një lloj fitoestrogjeni që mbron prej kancereve me bazë hormonale. Ai është edhe një kufizues i fuqishëm i disa proteinave që marrin pjesë në rritjen e pakontrollueshme të qelizave kanceroze. Për të përfituar nga vetitë antikanceroze të sojës, duhet të hani 50 gramë në ditë prej saj, qoftë kokrra soje të gjalla ose të pjekura, ashtu edhe toufu.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China