PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Sa shoqëror jeni?
2015-03-27 14:32:28 CRI Komenti juaj Printoni

Bëji pyetjen vetes: "Si mund të klasifikohet situata ime aktuale në gjirin e shoqërisë? E kam përmirësuar, gjatë këtyre viteve të fundit, situatën tradicionale të familjes time, a jam akoma në të njëjtën pikë që ka arritur babai im me aktivitetin e tij?

Jam i kënaqur me pozicionin tim shoqëror aktual, a synoj diçka më tepër? Si më gjykojnë të njohurit e mi? Gëzoj, në përgjithësi, simpatinë dhe vlerësimin e tyre, o më konsiderojnë me një masë më inferiore nga ajo që vlej?

Duke marrë për bazë rastin e fundit, çfarë më ka munguar deri tani që nuk jam çmuar sipas vlerave të mia të vërteta? Çfarë lloj shoqërie frekuentoj? Në ç'gjëndje janë marrëdheniet e mia shoqërore? Në ç'mënyrë përpiqem unë t'i imponohem shoqërisë?

Çfarë kamë bërë deri më sot në këtë fushë? Çfarë mund të bëj në të ardhmen për të pasur më shumë përfititim? ".

Përgjigju me shkrim të gjitha këtyre pyetjeve, një për një, duke i shqyrtuar me sinqeritet e duke qëndruar me gjithë vëmendjen e mundshme në pika të veçanta të kushteve të tua shoqërore aktuale, në raport gjithashtu me ato të kaluara e me ambicjen tënde për të ardhmen. Mos merr qëndrimin përçmues e mospërfillës të njeriut që duke e ndjerë veten të braktisur nga të tjerët, merr një pamje superioriteti moral fals, duke u mbyllur në një izolim kryelartë.

Këto lloj izolimesh sot nuk janë më të dobishme: bile, ngjallin tallje, qortim dhe antipati.

Për të pasur sukses duhet të ecësh me kohën, të dalësh nga izolimi vetjak e të përzihesh me turmën, të bësh ballë individët, të sinkronizohesh me shpirtin, pasionet, interesat e shumicës. Të flasëSh për sport, të lexosh me zell reportazhin e ndeshjes së futbollit, të frekuentosh kafenenë e sallën e kërcimit, të zgjidhësh fjalëkryqin, të fishkëllesh këngën fituese, të njohësh artistët e ekranit, të dalësh me qenin, të blesh bileta llotarie, të vishesh sipas modës së fundit.

Nuk them se këto gjëra të japin suksesin, por pohoj me bindje se të ndihmojnë ta fitosh (të paktën – natyrisht – që ti të tregohesh i zellshëm e do të harrosh pastaj se është fjala vëtem për një mjet).

Njeriu superior i përçmon me gjithë zemër këto budallallëqe; por është i detyruar t'i pranojë e të bëjë sikur i interesojnë, për t'u bërë i pranu. eshëm për shumicën. Aq e vertetë është kjo saqë vetë mbretërit e epokës sonë kanë zbritur prej kohësh nga piedestalet e tyre simbolike e kanë shkuar drejt turmës.

Mbreti i Zvicrës merr pjesë në turnetë e tenisit. Diplomatët asistojnë në ndeshjet e boksit e shkojnë në music – hall; – sot pinë aperitiv me miqtë e marrin leksione kërcimi; poetët shkojnë të bëjnë ski me shoqërinë e vënë bast në vrapimet me kuaj; shkencëtarët frekuentojnë pishinat e pëlqejnë me shumë xhazin. Kështu e do koha

10 mënyra si të përmirësoni humorin

1. Qeshni dhe vetëm qeshni. Duhet ta detyroni veten të qeshni. Buzëqeshni ndërkohë që flisni me të tjerët. Do t'ju ndihmojë në përmirësimin e humorit. Nëse doni të argëtoheni dhe të qeshni më shumë kërkoni në YouTube video të shkurtra.

2. Planifikoni disa darka apo kafe me miqtë. Telefononi disa miq, apo familjarët tuaj si dhe kolegët dhe dilni për një drekë apo darkë, ose qoftë dhe për një kafe.

3. Mos mendoni për të shkuarën dhe as mos u merakosni për të ardhmen. Të vazhdoni të mbani mëri për të shkuarën apo të merakoseni shumë për të ardhmen ju kushton orët dhe minutat e të tashmes. Thojini vetes se asgjë nuk ndryshon nëse ju mendoni e mendoni pa fund për të shkuarën, dhe në shumë raste edhe për të ardhmen. Mundohuni të mendoni diçka paqësore dhe pozitive.

4. Konsumoni çokollatë të zezë me mbi 70% kakao. Kjo do ju ndihmojë në uljen e hormonit të stresit si dhe do të reduktojë ankthin.

5. Konsumoni çaj jeshil. Çaji jeshil përmban theanine, që ka efekte qetësuese në trup.

6. Bëni pyetje. Të jeni kuriozë për gjërat dhe të bëni pyetje rreth tyre apo të pyesni një mik si e shpenzoi fundjavën ju ndihmon trurin dhe ju mban aktivë.

7. Komplimentoni të tjerët. Të jeni i dashur dhe bujarë ndaj të tjerëve, qoftë edhe duke u bërë ndonjë kompliment me vend do t'ju përmirësojë humorin si ju ashtu dhe atyre. Gjeni një temë interesante dhe flisni me miqtë? Dhe mos harroni….. gjithnjë thojini miqve sa mirë duken dhe sa me fat jeni që i keni njohur.

8. Evitoni kafetë apo të dalurat me njerëzit negativë, pasi negativiteti është ngjitës. Nëse dilni me dike që vuan nga depresioni ose me dike që vetë pëlqen të ankohet mund të shkaktojë negativitet dhe humor të keq tek ju. Në vend të kësaj gjeni njerëz të hareshëm dhe flisni vetëm për gjëra pozitive.

9. Bëni plane të vogla për ditën ose javën. Pasi plane e vogla arrihen më lehtë. Sa here që ju do të arrini një plan, do të keni përmirësim humori.

10. Dilni më shpesh në diell. Rrezet e diellit do ju përmirësojnë humorin ndjeshëm..

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China