PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Ushqimet për të luftuar artritin reumatoid
2015-03-27 14:21:09 CRI Komenti juaj Printoni

Artriti reumatoid shkakton dhimbje, fryrje dhe probleme tek kyçet tuaja. Disa njerëz kanë zbuluar se ndryshimet në dietën e tyre u kanë lehtësuar simptomat.

Sipas studimeve të ndryshme ushqimet e mëposhtme kanë treguar se ndihmojnë për këtë problem:

•Koriandra- quhet ndryshe majdanozi kinez. Është një bimë që përdoret në shumë kuzhina nga Meksika në Tajlandë. Disa njerëz thonë se kjo bimë ndihmon kundër artritit reumatoid. Kërkimet e ndryshme në New Delhi thonë se koriandra ndihmon në lehtësimin e simptomave. Sipas studimeve, publikuar në "Indian Journal of Medical Research", dy grupe kaviesh që vuanin nga artriti reumatoid –u injektuan ose me steroide ose me fara koriandre. Pas 21 ditësh të dyja grupet panë përmirësim, por ato që u injektuan me coriander kishin më pak inflamacion se grupi tjetër.

•Kurkumë. Kurkuma është një erëz nga Azia që aktualisht bën pjesë në familjen e xhenxhefilit dhe përdoret shpesh në kuzhinën indiane. Kurkuma përmban kurkuminë, që tregon se redukton inflamacionin. Kërkuesit e Universitetit të Kalifornisë studiuan 6 raste kur u përdor kurkumë dhe u arrit në përfundim se kjo erëz kishte efekte anti-inflamatore.

•Xhenxhefil---Xhenxhefili ka mijëra vite që njihet për largimin e kollës dhe qetësimin e stomakut. Ashtu si dhe kurkuma, xhenxhefili përmban gjithashtu elementë kimikë që ndihmojnë shumë kundër simptomave të artritit reumatoid. Megjithatë nuk duhet ta teproni me xhenxhefilin pasi aihollon gjakun. Pra nëse po merrni ilaçe për hollim gjaku si Coumadin (warfarin), flisni me mjekun përpara se të konsumoni xhenxhefil.

•Ananas. Ananasi përmban bromelain, një enzyme që ndihmon për tretjen dhe është provuar se redukton inflamacionin tek njerëzit me osteoartrit. Studimet nga kërkuesit e Universitetit të Redding-ut në Mbretërinë e Bashkuar zbuluan se personat me dhimbje gjuri kishin përmirësime pas 1 muajsh konsumi bromelaine. Sa më e lartë të ishte doza, aq më i madh ishte përmirësimi.

•Çaji jeshil. Një filxhan çaji jeshil në ditë mund t'ju mbajë larg dhimbjet e kyçeve. Kërkimet nga Universiteti Maryland dhe ai Rutgers arritën në përfundimin se minjtë me simptoma të ngjashme të artritit patën një përmirësim të madh pas konsumit të çajit jeshil pas 3 javësh. Studimet theksojnë se antioksidantët tek çaji jeshil, ndihmojnë në luftimin e sëmundjeve. Çaji jeshil përmban gjithashtu vitaminë K.

•Vaj peshku. Gjendet tek salmoni i egër, harenga, skumbri, sardelet, trofta etj dhe ul inflamimin dhe redukton simptomat. Një studim i amerikanëve arriti në përfundimin se suplemetët me vaj peshku reduktojnë ankthin dhe inflamimin. Konsumoni salmon dy herë në javë për një shëndet më të mirë.

•Majdanoz.- Majdanozi njihet për vetitë e tij anti-inflamatore. Studimet kanë treguar se gjethet e majdanozit reduktojnë inflamacionin. Studimet e mëtejshme kanë treguar se majdanozi lufton dhimjet e kyçeve

Duke u kujdesur për dietën tuaj — sidomos për ushqimet që përmbajnë shumë antioksidantë — mund të lehtësoni simptomat e artritit reumatoid.

Selino –Selino përmban minerale shumë të rëndësishme të tilla si kalium, zink, kalcium, hekur, fosfor, magnez, vitaminë C, vitaminë B, etj. Në mjekësinë kineze, selino është përdorur si një ilaç për tensionin e lartë të gjakut dhe për artritin dhe problemet me reumatizmën. Substanca tek selino me emrin polycetylene është përgjegjëse për lehtësimin e inflamacionit në rastin e artritit rheumatoid dhe osteoartritin

Një përbërës i zbuluar tek brokoli mund të jetë çelësi për parandalimin apo ngadalësimin e zhvillimit të artritit, sipas një studimi të fundit të publikuar në revistën "Artriti dhe Reumatizma".

Sipas studimit, rezultatet nga eksperimentet laboratorike treguan se antioksidanti i fuqishëm tek brokoli i quajtuar sulforaphane mund të ndalojë prishjen e kërceve si dhe të reduktojë dhimbjen.

Studimi u krye tek minjtë, të cilët shfaqën shenja të dukshme përmirësimi dhe një reduktim të prishjes së kërceve si dhe më pak osteoartrit.

Sipas studiuesve, sulforaphane çlirohet gjatë ngrënies së perimeve që bëjnë pjesë në familjen e lakrës, po në veçanti u vu re tek brokoli.

Fillimisht studimet e lidhnin konsumimin e brokolit me reduktimin e kancerit por tani studimi i ri thotë se kjo perime ka shumë veti të tjera për të luftuar dhe artritin. Artriti është një sëmundje e kyçeve që shkatërron kërcet në duar, këmbë, shpinë. Zakonisht nga kjo sëmundje preken të moshuarit.

Një grup kërkuesish nga një Universitet në Angli ka arritur në përfundimin se kimikatet e brokolit bllokojnë enzimën që shkakton dëmtimin e kyçeve tek të sëmurët me osteoartrit , forma më e zakonshme e artritit.

E përditshmja britanike "Daily Mail" shkruan se është hera e parë që kjo perime lidhet me osteoartritin.

"Ne dimë që tek brokoli gjendet një përmbajtje që quhet sulforaphane, e cila zvogëlon dëmtimin e kërceve, por tani është arritur në përfundim se ky antioksidant ndalon përparimin e dëmtimit."

Brokoli është edhe një luftues natyror për shumë lloje të kancerit, duke përfshirë kancerin e gjirit, kancerin e mitrës, kancerin e prostatës, kancerin e organeve të brendshme si mushkëritë, mëlçinë, zorrën e trashë, veshkat etj. Studimet e mëparshme kanë treguar se brokoli është veçanërisht i mirë për kancerin e gjirit dhe kancerin e mitrës sepse heq estrogjenin shtesë nga trupi.

Kjo për shkak të pranisë së fortë anti-kancerogjene si sulforaphane, diindolylmethane, beta-karotene, selen dhe vitamina të tjera si-vitaminë C, vitaminë A dhe-vitaminë E, zink, kalium dhe disa amino, të cilat jane shumë të vlefshme kundër agjentëve kancerogjenë

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China