PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Çfarë është "vitamina Z"
2015-03-27 14:20:16 CRI Komenti juaj Printoni

Vitamina Z nuk është një lloj vitamine, por një term i preferuar i mjekëve amerikanë, që simbolizon antibiotikët e ofruara nga mjekët pacientëve të tyre, në rastet kur ata kërkojnë me këmbëngulje të kurohen me antibiotikë. Për shembull, kur një fëmijë preket nga virusi në mushkëri, mjeku e di se antibiotikët nuk kanë efikasitet në trajtimin e tij, por e trajtojnë fëmijën me antibiotikë si Azithromycin etj, për të qetësuar prindërit.

Në këtë rast , antibiotikët luajnë rolin e vitaminave, që ngushëllojnë pacientët, por nuk kanë efikasitet.

Klinicistët mendojnë se antibiotikët shërbejnë si mbështetje psikologjike. Në kohën kur nuk njiheshin antibiotikët, trajtimi i infeksioneve bakteriale ishte tepër i vështirë për mjekët. Pikërisht në atë periudhë ekzistonte shprehja e njohur se çdo thinjë e mjekut është një pacient i vdekur nga infeksionet bakteriale.

Qysh nga lindja e antibiotikëve para mbi gjysmë shekulli, shpërdorimi i tyre është përhapur mjaft në botë.

Cilat janë arsyet e kësaj dukurie ?

Arsyeja e parë: në ambjentet mjekësore ekziston edhe frika ndaj infeksioneve bakteriale, e trashëguar brez për brezi.

Arsyeja e dytë: besimi ose mbështetja e tepruar e mjekëve ndaj antibiotikëve. Kjo vjen nga njohja e pamjaftueshme e mjekëve për antibiotikët.

Në SHBA një mjek pati simptoma si dhimbje koke, temperature e lartë dhe dobësi. Duke dyshuar për ndonjë infeksion bacterial ai shkoi në urgjencë. Kolegu I tij mjek I kreu një analizë bakteriale,e cila rezultoi negative. Kjo provon se simptomat nuk vinin nga infeksioni bakterial por nga një virus. Në këtë rast mjekimi me antibiotik nuk jep rezultat. Mjeku i sëmurë e kuptoi menjëherë këtë por kolegu i tij i urgjencës i dha për mjekim antibiotikë, me gjykimin se rezultati i kulturës bakteriale nuk është i besueshëm plotësisht. Përdorimi i antibiotikëve, sipas tij mund të parandalonte ndonjë infeksion bakterial në të ardhmen.

Mjeku i sëmurë nuk debatoi me kolegun dhe u largua duke marrë me vete recetën e ilaçeve, por ai nuk i bleu ato. Nga kjo eksperiencë personale ai kuptoi se vitamina Z nuk vjen gjithmonë si pasojë e presioneve të pacientëve. Ky mjek mori një nismë personale për të shmangur trajtimin me antibiotikë.

Në Kinë ekziston shpesh praktika e shmangies së antibiotikëve, madje shumë mjekë nuk i njohin mirë funksionet e antibiotikëve. Prandaj, zgjidhja e problemeve shëndetësore të të sëmurëve, duke shmangur antibiotikët duhet të nisë nga njohja e mirë e tyre.

Efektet anësore më të dukshme gjatë shmangies së antibiotikëve shfaqen me rezistencën ndaj baktereve. Me shmangien e antibiotikëve, bëhen më serioze problemet e rezistencës së organizmit të njeriut ndaj baktereve. Ky fenomen vjen nga shmangia e antibiotikëve jo vetëm në klinikat për pacientë, por edhe në sektorin e blegtorisë, në ushqimet e kafshëve bujqësore etj.

Kur një pacient preket nga virusi, apo gripi i zakonshëm disa mjekë janë të mendimit se trajtimi i tij me antibiotikë mund të parandalojë infeksionet bakteriale. Interesi i parandalimit të infeksioneve do të jetë më i lartë se dëmtimet e shkaktuara nga rritja e rezistencës bakteriale.

Në fakt, antibiotikët janë ilaçe terapeutike dhe nuk mund të parandalojnë sëmundjet ngjitëse. Disa antibiotikë funksionojnë si parandalues në sëmundjet kronike, por për sëmundjet ngjitëse, vetëm vaksina mund të stimulojë reagimet e imunitetit të trupit.

Antibiotikët nuk kanë efekte për parandalimin e infeksioneve bakteriale. Kjo është provuar edhe klinikisht. Pas lindjes së Sulfonamideve, shumë njerëz besojnë se ky ilaç mund të parandalojë infeksionet bakteriale. Ndërsa pas lindjes së Penicilinës dhe streptomicinës përdorimi i këtyre ilaçeve solli të njëtjën rezistencë ndaj baktereve.

Përveç nxitjes së rezistencës ndaj baktereve , ndikim të madh ka shmangia e antibiotikëve në luftimin e baktereve normale në gojë dhe sistemin tretës, antibiotikët do të vrasin të gjitha bakteret. Por shumë grupe bakteriale në gojë dhe sistemin e tretës janë të dobishme për trupin tonë. Përdorimi i shpeshtë i antibiotikëve do të ndryshojë këto grupe bakteriale.

Sipas të dhënave nga SHBA-ja, mbi 50% e antibiotikëve të dhëna fëmijëve janë për të trajtuar infeksionet e aparatit të sipërm të frymëmarrjes, duke rritur ndjeshmërinë e fëmijëve për baktereve. Në 14000 rastet e vdekjes së fëmijëve nga diarreja e bakterit "clostridium difficile" para 12 vjetësh,rezultoi se 71% e fëmijëve kanë përdorur antibiotikë .

Sipas studimeve përkatëse, për shkak të ndikimeve të antibiotikëve ndaj grupeve bakteriale, personat që kanë përdorur antibiotike kanë rreziqe të helmimit nga ushqimi 4 herë më të larta se ato që nuk kanë përdorur antibiotikë.

Por në praktikën e tyre të përditëshme shumë mjekë përballen me pakënaqësitë dhe presionet e pacientëve, të cilët shpresojnë se trajtimi me antibiotik është maksimal për çdo sëmundje. Nëse mjekët refuzojnë kërkesat e tyre, pacientët do të jenë shumë të pakënaqur. Në SHBA, refuzimi i kërkesave të pacientëve mund të ndikojë të ardhmen e karrierës së mjekëve. Në Kinë, refuzimi i kërkesave të pacientëve mund të shkaktojë konflikte në spital.

Por sipas të dhënave ndaj mbi 50 mijë pacientëve, që kanë shprehu kënaqësi ndaj shërbimit të mjekëve kanë nivel 26% më të lartë të vdekshmërisë se ata që janë më të pakënaqur ndaj mjekëve.

Prandaj, mjekët duhet të ngulin në këmbë në parimet mjekësore dhe nuk duhet të plotësojnë të gjitha kërkesat e pacientëve. Personat e sëmurë duhet të besojnë sugjerimet e mjekëve dhe të mos paraqitin kërkesa të papërshtatshme për trajtimin me ilaçe. (Xu Guang)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China