PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
20 përfitimet nga bizelet
2015-03-22 11:15:58 CRI Komenti juaj Printoni

Bizelet janë kultivuar që në lashtësi

Termi "bizele" e ka origjinën nga latinishtja "pisum". Bizelet bëjnë pjesë në familjen e legumeve, së bashku me thjerrzat, qiqrat dhe fasulet.

Bizelet përmbajnë vitaminat A, B1, B6, C, dhe vitaminën K, e njohur për ruajtjen e shëndetit të kockave dhe kundër mpiksjeve të gjakut. Përmbajnë sasi të lartë fibrash dhe fare kolesterol, bizelet janë perime që përmbajnë proteina.

20 përfitimet shëndetësore që kemi nga bizelet:

1. Ndihmojnë në rrëzimin e kileve të tepërta: Meqënëse bizelet kanë pak kalori dhe zero kolesterol dhe janë të pasura në përbërës ushqyes, proteina dhe fibra, ndihmojnë në humbjen e peshës. Sidomos fibrat tek bizelet bëjnë që të kemi ndjesinë e ngopjes për një kohë më gjatë.

2. Për shëndetin e zemrës: Niacina ndihmon në reduktimin e prodhimit të triglicerideve dhe të kolesterolit të keq, duke ngritur kolesterolin e mirë. Antioksidantët si A, C, dhe E mbëeshtesin enët e gjakut dhe qelizat. Vitaminat B1 dhe folatet, B2, B3, dhe B6 mbështesin shëndetin e nervave. Luteina dhe vitamina K reduktojnë stresin dhe ulin riskun për sëmundje zemre, dhe arteriosklerozë.

3. Për sistemin digjestiv: Bizelet ndihmojnë tretjen dhe përmirësojnë nivelin e metabolizmit.Dieta e shëndetshme dhe e pasur në fibra pastron traktin digjestiv nga toksinat, përmirëson shëndetin e zorrëve, trajton kapsllëkun dhe ul rrezikun për sëmundje gastrointestinale dhe kancerin e zorrën së trashë.

4. Kundër kancerit në stomak: Bizelet përmbajnë sasi të lartë antioksidantësh dhe kanë përbërës anti-inflamatorë si dhe polifenolin coumestrol, që ul riskun e kancerit në stomak.

5. Për kocka më të forta: Vitamina K1, është një vitaminë shumë e rëndësishme pasi aktivizon proteinat në kockë, duke kontribuar në shëndetin e tyre duke ruajtuar nivelet e kalciumit po ashtu duke ndihmuar organizmin të përthithë kalciumin. Vitaminat si B1, B6 dhe acidi folik ndihmojnë në parandalimin e osteoporozës dhe artritit.

6. Mbrojnë kundër sëmundjeve të trurit: Përmbajtja e hekurit tek biezelet luftojnë aneminë.

7. Për një lëkurë me shkëlqim: Antioksidantët si flavonoidet, katekina, epikatekina, karotenoidet, alpha carotene etj. ndalojnë procesin e plakjes së lëkurës, duke reduktuar dëmet e radikaleve të lira. Vitamina C, tepër e rendësishme për formimin e kolagjenit, ndodhet tek bizelet, duke ofruar elasticitet për lëkurën.

8. Kundër depresionit: Antioksidantët dhe folatettek biezelet kanë një impakt tepër pozitiv në shëndetin mendor dhe ulin riksun për depresion.

9. Forcon imunitetin: Bizelet janë një burim i mirë i vitaminës C, që mbron qelizat nga efektet e dëmshme të radikaleve të lira. Bizelet janë gjithashtu të pasura me hekur, kalcium, zink, bakër, manganese etj. që forcojnë sistemin imunitar.

10. Kundër lodhjes: Hekuri është një element vital kundër këputjes dhe trajton aneminë. Është shumë i rëndësishëm si mineral pasi transporton oksigjenin nga mushkritë nëpër trup, duke i dhënë energji organizmit dhe trurit.

11. Për zhvillimin e fetusit: Folatet janë vitamina B-complex që i nevojiten për ADN-në. Ushqimet që përmbajnë folate luftojnë kapsllëkun dhe parandalojnë defektet tek fetusi.

12. Antioksidantë: Bizelet përmbajnë shumë antioksidantë si flavonoidet (katekinë dhe epikatekinë), karotenoide (alpha dhe beta-carotene), acid fenolik dhe polifenole. Gjithashtu vitaminat C dhe vitamin E, si dhe zink.

13. Rregullojë sheqerin në gjak: Bizelet kanë zero kolesterol, pak yndyrë dhe kripë, si dhe sheqer natyral që i shërben trurit pa rritur nivelin e glicemisë në gjak..

14. Burim energjie: Bizelet ndihmojnë në prodhimin e energjisë dhe luajnë një rol të rëndësishëm funksionin adrenal. Ato janë të pasura në vitaminat B-complex -B1, B2, B3 dhe B6, dhe luajnë një rol tepër të rëndësishëm në metabolizimin e proteinave, karbohidrateve dhe yndyrnave.

15. Për shëndetin e syve: Luteina që ndodhet tek bizelet është e përqendruar tek retina e syrit, dhe aktiviteti i saj antioxidant mbron si nga katarakti (perdja e syrit), ashtu edhe kundër degjenerimit makular.

Degjenerimi makular është shkaktari kryesor i humbjes së rëndë të shikimit te njerëzit mbi 60 vjeç. Ndodh atëherë kur pjesa e vogël qendrore e retinës – e njohur si makula, degjenerohet (shkatërrohet).

Vitamina A ndihmon në ruajtjen e shëndetit të syrit. Ushqimi me nivelin më të lartë të vitaminës A është patatja e ëmbël.

16. Magazinë vitaminash: Bizelet përmbajnë vitaminë C, B, tiaminë, riboflavinë, niacinë, dhe vitaminë K. Ato janë gjithashtu një burim i shkëlqyer i acidit folik, fibrave dhe vitaminës A.

17. Magazinë mineralesh: Bizelet e gatuara përmbajnë më shumë minerale se bizelet e gjalla. Mineralet jetike si hekur, magnez dhe fosfor mbështesin gjakun, muskujt, shëndetin e kockave dhe ushqejnë trurin. Zinku është një mineral që nxit shërimin e plagëve.

18. Kundër kancerit: Vitaminat A dhe C që janë antioksidantë të fuqishëm luftojnë të gjitha tippet e kancerit përfshi të mushkërive, leuceminë, të pankreasit dhe lymphoma.

19. Kundër mpiksjeve të gjakut falë vitaminës K.

20. Për flokët: Vitaminat B si folatet, vitamina B6 dhe vitamina B12, ndihmojnë në shtimin e qelizave të kuqe të gjakut, që e transportojnë oksigjenin dhe elemetët e tjerë tek të gjitha qelizat e trupit, përfshi edhe ato në skalpin e kokës dhe folikulin e flokut. Mungesa e vitaminës C, çon në tharje floku dhe rënie floku.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China