20150306fruti2 |
Siç mund ta dini mollët që në lashtësi janë konsideruar si një nga ushqimet më të shëndetshme për njeriut. Mjafton të përmendim disa prej tyre si dobia e mollëve në luftimin e qelizave kanceroze, artritit apo sëmundje të tjera.
Proverbi i njohur "Një mollë në ditë e mban mjekun larg" e ruan vërtetësinë edhe në ditët tona. Në shumë raste mjekët e teprojnë kur është fjala për sëmundje, kurse nga ana tjetër jemi të detyruar të marrim ilaçe që në shumicën e rasteve ndikojnë keq në organizmin tone.
Mollët janë shumë here më të lira se sa një vizitë mjekësore dhe na mbrojnë sistemin imunitar.
Me siguri shumë njerëz janë të mendimit se është tepruar disi me dobitë kuruese të mollës, por e vërteta qëndron krejt ndryshe.
Ky frut është testuar nga shkencëtarë të njohur dhe madje ata kanë arritur në përfundime gati të pabesueshme.
Përshembull, konsumimi i mollëve ka qenë subjekt i disa studimeve të lidhura me uljen e rrezikut të kancerit. Mollët mund të vrasin qelizat kanceroze, duke I lidhur ato me studime që u referohen :
- kancerit të mushkërive: lëngu i mollës, pureja e mollës, lëkura e mollës janë "vrasëse" të qelizave kanceroze në mushkëri.
- kanceri i gjirit: është provuar tashmë që mollët parandalojnë dhe ngadalësojnë kanceret në disa kafshë –qelizat rezistente kanceroze ndaj ilaçeve: karotenoidi i mollëve i zhduk qelizat që i rezistojnë trajtimit mjekësor.
- kanceri i ezofagut: një derivate ekzistues te molla, procianidina, mund të zvogëlojë qelizat kanceroze në ezofag.
-kanceri i stomakut :një nga mënyrat nëpërmjet të cilave substancat e mollës arrijnë të parandalojnë kancerin e stomakut është nëpërmjet luftimit të bakterieve.
Pra, me sa duket mollët kanë misionin e mrekullueshëm të mbrojtjes së njeriut nga kanceri. Ndaj mos i përjashto ato nga dieta e përditëshme ushqimore.Madje specialistët kanë arritur në përfundimin se të gjitha pjesët e mollës kanë një rol të rëndësishëm në luftimin e qelizave kanceroze.
Mollët kanë aftësi për të ulur rrezikun e kancerit,veçanërisht te personat që u janë ekspozuar rrezatimeve, siç ishte rasti i shpërthimit të Çernobilit.
Mollët kanë aftësi për të eliminuar radioizotopët kancerogjen, siç janë Cesiu, Plutoniu, etj.
Veti të tjera të mollëve:
1.Luftojnë diarenë- Mollët në kombinim me kamomilin ndalojnë diarenë tek fëmijët. Mjafton të përgatisni një çaj ku keni zier mollë dhe lule kamomili dhe spazmat e barkut apo jashtëqitja e vazhdueshme për shkak të diaresë do të kalojë.
2.Forcojnë arteriet. –Studimet kanë treguar se mollët përmbajnë substance që formohen në formë pllakash në arterie.
3. Mbipesha. Sipas një studimi femrat që konsumojnë 3 mollë në ditë kanë patur rezultate më të mira gjatë dietave.
4.Kundër plakjes. Mollët janë antioksiduese të vërteta duke patur aftësinë e parandalimit të plakjes .Kjo është provuar me anë të provave laboratorike me minjtë, ku rezultatet kanë qenë befasuese.
5. Fryrja e zorrëve. Sipas disa studimeve disa elemente përbërës të mollëve të njohur shkencërisht si procianidine ulin fryrjen e zorrëve.
6. Ul intoksikimin nga vaksinat. Tashmë është provuar se polifenoli që gjendet te mollët mund të zvogëlojë efektet anësore të vaksinave, duke vepruar në të njejtën mënyrë si qumështi I gjirit.
7. Lufton rënien e flokëve. Vitamina B2, që gjendet te mollët ka fuqinë të ndikojë në rritjen e flokut dhe forcimin e tij.
8. Lufton stafilokokun. Substancat që gjenden tem olla kanë aftësinë për të eliminuar sintezën e enterotoksinave të llojit stafilokokAdhe B, që mund të shkaktojnë problem serioze në organizmin e njeriut.
9. Luftojnë gripin. Qysh para 60 vjetësh shkencëtarët kanë zbuluar se karbohidratet komplekse që gjenden te mollët mund të asgjësojnë virusin e gripit.
Studimet e kryera për dobinë e mollëve nuk bëjnë gjë tjetër por na tregojnë sa I rëndësishëm është ky mbiushqim.
Sigurisht që nuk mund të themi se mollët janë një ilaç, por një mënyrë për të mbajtur sa më larg përdorimin e ilaçeve. Falë aftësive detoksifikuese dhe vitaminave që përmban shumica e frutave, ndodh mrekullia e parandalimit të disa prej sëmundjeve më të rrezikshme.
Mollët-një burim shëndeti
Mollët janë ndër frutat më të kultivuara në shumë vende të botës.Ky frut konsumohet që nga fillimi I vjeshtës, gjatë gjithë dimrit e deri në fund të pranverës. Mollët kanë shumë veti curative, të njohura gjerësisht. Por më të spikatura nga këto veti janë
-Parandalimi i sëmundjeve të zemrës. Mollët ulin kolesterolin në gjak, duke parandaluar në të njetën kohë dhe arterosklerozën me të gjitha pasojat e pakëndëshme të saj, siç është infarkti apo goditjet cerebrale. Ky ndikim I mollëve I detyrohet fibrave ushqimore që ulen në kolesterolin në gjak.
Sipas studjuesve konsumimi i një molle në ditë ul nga 8-12% kolesterolin në gjak.
Konsumimi i rregullt i mollëve shërben dhe për parandalimin e kapsllëkut, kancerit të zorrës së trashë.Falë fibrave ushqimore që molla përmban nëpërmjet parandalimit të kapsllëkut mbrohet mukoza e zorrës së trashë nga kimikate kancerogjene dhe për rrjedhojë parandalohet kanceri.
Mollët ashtu si qepa dhe çaji jeshil janë shumë të pasura me antioksidantë si flavonoidet. Në lëkurën e mollëve ka sasi të mëdha cvercitina, që është një flavonoid I fuqishëm antioksidues, që shton veprimin e vitaminës C , duke mbrojtur organizmin nga kanceri. Studjuesit thonë se veprimi antioksidues i 100 gram i lëkurës së mollës është i barazvlefshëm me 1500 mg vitamin C.
Një studim interesant i realizuar në kaviet e laboratorit ka treguar se cvercitina e përdorur e vetme nuk ka efekt antioksidues, por e përdorur me frutin e mollës në tërësi ka një efekt të madh antioksidues.
Konsumimi i tulit apo lëngut të mollës ka një efekt antioksidant 10 herë më të ulët se konsumimi i një molle të tërë, pasi antioksidantët janë të përqëndruar te lëkura e saj.
Një tjetër aspekt i rëndësishëm është ai se këto substanca antioksiduese dhe antitumorale të mollëve janë shumë të qëndrueshme në kohë. Përbërja e frutit të mollës 200 ditë pas vjeljes së saj nuk ndryshon. Por kur nis përpunimi i mollëve, si në rastin e përgatitjes së lëngut, aktiviteti antioksidues bie me 90%, ndërsa ai i enzimave me 97%. Ndaj preferohet konsumimi i frutit të tërë të mollës se sa i lëngut të saj.
Interesant është fakti se mollët ruajnë nivelin e glicemisë në gjak ndonëse është një frut i ëmbël, sheqeri i mollës tretet lehtësisht në gjak, pa e rritur gliceminë.
Studimet kanë vërtetuar se konsumimi i rregullt i mollëve parandalon osteoporozën, karakteristike gjatë periudhës së menopauzës tek femrat, falë vetive të tyre antiinflamatore.
Ndonëse mollët janë një frut i jashtëzakonshëm, përdorimi i pesticideve në shumë raste e dëmton lëkurën e tyre, aq të pasur në antioksidues. Ndaj mollët organike janë më të këshillueshmet për ruajtjen e vlerave të tyre në parandalimin e disa sëmundjeve apo në ndihmë të një shëndeti të mirë.