PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Gjumi, një aktivitet jetik
2015-02-23 10:13:01 CRI Komenti juaj Printoni

Të gjithë flemë pavarësisht orëve të gjumit. Ka shumë studime për gjumin dhe misteret e tij dhe ndoshta për t'i mësuar ato do të na duhet ta gdhijmë pa gjumë.

Me kalimin e viteve janë shtuar dhe llojet e ilaçeve gjumësjellëse, apo qetësuesve. Kjo tregon që pagjumësia është shtuar në rradhët e njerëzve. Shkak i këtij çrregullimi që mund të bëhet një sëmundje e vërtetë janë dhimbjet fizike, nervozizmi, preokupimet, mbilodhja, por edhe vetë frika që e kap njeriun se ndoshta nuk do të arrijë të flerë.

Në këto kushte njerëzit nisin të marrin qetësues për gjumë para se të shkojnë në shtrat. Ndoshta një dhimbje fizike, apo shpirtërore, një traumë mund të na ketë larguar gjumin. Njerëzit mendojnë se qetësuesi, pra kimikati do të na sjellë gjumin e ëndërruar.

Që nga kjo ditë pagjumësia zhduket, falë qetësuesve të cilët për shumë njerëz janë bërë mrekullia e gjumit, duke u shtuar atyre një varësi të re.

Pa qetësues nuk ka gjumë

Ndonëse të gjithë e dine që qetësuesit janë të krijuar nga kimikate, i përdorin ato për të arritur tek gjumi. Sa herë kemi dëgjuar njerëz të thonë "Nuk do të marr më qetësues edhe sikur të rri me sy në tavan gjithë natën.".

Por pikërisht kur nata bëhet e bardhë i njejti person zgjat dorën te komodina dhe merr një qetësues.

Duhet rikujtuar në çdo rast se marrja e qetësuesve është një zakon. Duke marrë qetësues çdo natë nisim luftën në një terren real, pasi e mësojmë trupin me ndikim artificial të prodhimit të gjumit. Problemi më i madh i pagjumësisë është ideja fikse e njerëzve se "pa qetësues nuk më zë gjumi". Pikërisht kjo lloj frike na bën skllevër të qetësuesve dhe të varur prej tyre. Do të ishte mirë që të nisnim të rrallonim qetësuesit duke mos i marrë çdo natë dhe duke imituar gjumin natyral. Imitimi i gjumit normal bëhet me ngadalësimin e frymëmarrjes dhe zgjatjen e frymënxjerrjes duke imagjinuar se trupi ynë po lëshohet dalëngadalë në krahët e gjumit. Edhe nëse truri është zgjuar mund të nisë çlodhja dhe dalëngadalë zhurmat përreth nuk na shqetësojnë. Nëse e bëjmë rregullisht këtë ushtrim në pak ditë do të vërejmë ndryshimin e gjumit tonë. Ka ardhur koha e shmangies së qetësuesve dhe kjo realizohet duke i pakësuar deri në eliminim.

Imitimi i gjumit natyral është një mënyrë mjaft efikase për shmangien e qetësuesve dhe një gjumë të rehatshëm. Nëse mundemi të kryejmë disa ushtrime joga trupi do të arrinte një nivel të lartë çlodhjeje.

Këtë mund ta praktikojmë duke bërë ushtrimin e quajtur "in shavasana" që njihet si "pozicioni i kufomës" pra me trupin e shtrirë me shpinë dhe duart e mbledhura në gjoks.

Në këtë pozicion muskujt çlodhen, çdo nerv arrin të çlodhet, por edhe sytë që mbahen të mbyllur çlodhen ngadalë. Nofullat duhet t'i mbajmë sa më të çliruara. Nëse e bëjmë këtë ushtrim rregullisht para gjumit në pak javë do të kemi fituar betejën me pagjumësinë.

Si ta shmangim gjumin e tepërt

Ka shumë njerëz që mezi ngrihen nga shtrati në mëngjes dhe kjo është arsyeja që arrijnë me vonesë në të gjitha takimet. Të flesh është e domosdoshme por edhe të mos flesh mjaftueshëm mund të shkaktojë problem shëndetësore.

Por edhe të flesh më shumë se normalja është një çrregullim. Pavarësisht se pasojat e të fjeturit mbi normë nuk krahasohen me ato të pagjumësisë , gjithësesi ndikon në ritmet biologjike të njeriut. Ritmet biologjike tek njeriu varen nga cikli 24 orësh, i cili është një rregullator i fjetjes dhe i zgjimit.

Ndërthurja e këtyre ritmeve, duke fjetur pak apo shumë mund të rregullojë jo vetëm fazën zgjim-gjumë, por edhe vetë metabolizmin e organizmit.

Për këtë arsye këshillohet që orët e gjumit të jenë rreth 8. Kjo varion sipas moshës, pasi fëmijët kanë nevojë për më shumë orë gjumë krahasuar me të rriturit.

Me kalimin e viteve orët e gjumit te njeriu fillojnë të zvogëlohen. Përveç gjumashëve kronikë, në rastet kur janë të papunë , apo nuk kanë orare të detyrueshme pune, duhet rregulluar cikli zgjim-gjumë në mënyrë që të mos ndryshojnë orët e gjumit.

Ka raste që gjatë fundjavës apo në ditët e pushimeve të flihet më shumë dhe kjo krijon çekuilibër që duhet shmangur.

Në shumicën e rasteve personat që nuk arrijnë të zgjohen në mëngjes janë ata që nuk bëjnë një gjumë të qetë. Edhe në këtë rast mund të përdoren strategjitë e duhura.

Së pari, nuk duhet të zgjoheni vonë gjatë fundjavës apo ditëve të pushimit. Këshillohet të zgjohemi gjithmonë në të njejtën orë edhe nëse do të na duhet të vemë zilen e alarmit. Pas zgjimit në orarin e zakonshëm këshillohet pak veprimtari fizike.

Gjumi në disa raste përdoret dhe si largim nga detyrimet rutinë, sidomos kur bëhet fjalë për punë që nuk na pëlqejnë. Justifikimi se jeni zgjuar vonë shërben në këto raste për të shmangur situate pak të pëlqyeshme.

Tashmë dihet se personat që ngrihen në mëngjes të freskët dhe të ngopur me gjumë e përballojnë më lehtë ditën dhe detyrat e saj. Një mëngjes i mirë dhe cilësor ndikon bashkë me gjumin për një ditë në formë fizike dhe mendore të shkëlqyer.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China