PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Lëkurë e shëndetshme brenda dhe jashtë
2015-02-13 11:01:51 CRI Komenti juaj Printoni

Mos bëni dush çdo ditë !

Sipas dy dermatologëve amerikanë Joshua Zeichner (asistent i spitalit të njohur "Mount Sinai" në Nju Jork) dhe Ranella Hirsch profesore e Universitetit të Bostonit, larja sistematike e trupit, apo bërja dush me uje të ngrohtë çdo ditë mund të dëmtojë lëkurën. Mjekët amerikanë thonë se ky zakon i higjenës personale të përditëshme të shumë njerëzve, kudo në botë mund të ndikojë negativisht në lëkurën e trupit të tyre pasi e irriton dhe e than atë. Ndaj ata këshillojnë se dushin me ujë të ngrohtë njerëzit duhet ta bëjnë një herë në dy ditë, pasi kështu do të ruajmë epidermën nga tharja apo irritimet e ndryshme.

Gjatë një studimi të dermatologëve problemi kryesor në rastin e dushit të përditshëm me ujë të ngrohtë nuk ësht vetëm tharja e lëkurës, por edhe largimi i baktereve të mira nga lëkura e tyre dhe krijimi i terrenit të përshtatshëm për prekjen e lëkurës nga baktere të dëmshme.

Larja e përditëshme e trupit me ujë të ngrohtë shoqëruar me shampo të ndryshme apo sapun përveçse e pastron lëkurën largon prej saj bashkë me papastërtitë e ndryshme edhe mbrojtjen natyrore të lëkurës, e cila pas larjes ekspozohet lehtësisht ndaj sulmeve patogjene të rrezikshme.

Armiqtë e një lëkure (shkencërisht e njohur si epiderma) janë tepër agresivë dhe lehtësisht të shumueshëm, që mund të shkaktojnë irritime të llojeve të ndryshme.

Mendoni në këtë rast ndotjen, ku të gjithë jemi të ekspozuar ndaj ajrit të ndotur kryesisht në qendrat urbane, veçanërisht gjatë verës kur përveç temperaturave të larta shtohet dhe ajri i ndotur. Të gjithë këto elementë të rrezikshëm e sulmojnë lëkurën tonë që gjatë muajve të nxehtë të verës është e ekspozuar dhe në kontakt të drejtpërdrejtë me faktorët që e dëmtojnë rëndë atë.

Të mbrojtur ndaj këtyre fenomeneve të përditëshme dhe shqetësuese të metropoleve janë ata që jetojnë në zonat rurale, larg smogut, nga elementët hidrikarburë apo helme të tjera që në shumicën e rasteve e bëjnë të pakëndshëm ajrin me të cilin marrim frymë.

Një lëkurë më e mbrojtur arrin të mbrohet më mirë nga sulme të tilla të substancave të dëmshme, por duke e lartë një ose disa herë në ditë e bën më të dobët ndaj këtyre rreziqeve.

Nëse do të mendojmë se në ditët tona ka shumë kremra hidratues që mund të bëjnë më cilësore lëkurën tonë pas dushit, duhet të kujtojmë se të gjitha prodhimet kozmetike për trupin nuk kanë në përbërje substanca të reaksioneve alergjike, irritimeve, skuqjeve të lëkurës etj.

Sipas dy dermatologëve amerikanë higjena është e rëndësishme dhe e rekomandueshme, por nuk duhet tepruar me larje disa herë apo nje herë në ditë të trupit, duke rrezikuar tharjen e saj dhe krijimin e terrenit të përshtatshëm për irritime.

Larja e fëmijëve

Një vend të rëndësishëm në studimin e dermatologëve amerikanë ka zënë dhe shëndeti i lëkurës së fëmijëve. Kur flasim për fëmijët kemi parasysh se lëkura e tyre është mjaft delikate krahasuar me të të rriturve, ndaj për ta duhet treguar më shumë kujdes dhe vemendje. Studimi edhe për fëmijët këshillon të mos u bëhet çdo ditë dushi me ujë të ngrohtë apo banja që jemi mësuar t'u bëjmë fëmijëve.

Mjekët këshillojnë që banja me ujë të ngrohtë për fëmijët e vegjël apo dushi për ata më të rritur duhet të bëhet me alternim. Por mjekët gjithashtu theksojnë se higjena personale nuk duhet mënjanuar kryesisht tek fëmijët. Ndaj të rriturit që kujdesen për higjenën e tyre duhet t'u pastrojnë atyre pikat kyçe të higjenës trupore si sqetullat, fytyrën, këmbët, duart dhe organet intime. Lëkura e fëmijëve ekspozohet lehtësisht ndaj baktereve dhe bëhet shpesh terren i përshtatshëm për infeksionet epidermike, të njohura si infeksione të lëkurës.

E njejta këshillë vlen dhe për higjenën personale të të rriturve të cilët e kanë të domosdoshme larjen e pjesëve të trupit që djersiten apo ndoten më shpesh se pjesë të tjera, por gjithsesi duke alternuar dushin apo larjen në vaskë një herë në dy ditë. Sipas dermatologëve me këtë regjim higjene lëkura sërish do të mbetet e pastër, por më e mbrojtur ndaj tharjes dhe bakterieve të ndryshme që e dëmtojnë atë.

Dermatologët i kanë krahasuar këto këshilla për larjen e lëkurës me marrjen e antibiotikëve në raste sëmundjesh të ndryshme. Ata nënvizojnë në studimin e tyre se marrja rregullisht e antibiotikëve nuk këshillohet pasi rrezikon të eliminojë apo dëmtojë seriozisht florën bakteriale intestinale, ose të zorrëve. Në këto raste mjekët këshillojnë marrjen njëkohësisht të produkteve të qumështit për të ruajtur bakteriet e mira, të domosdoshme për shëndetin e njeriut.

Si ta hidratojmë lëkurën ?

Që të kemi një formë të mirë të lëkurës gjatë gjithë vitit duhet ta hidratojmë atë, por edhe nga brenda. Lëkura e shëndetshme tregon për një regjim të shëndetshëm ushqimor. Lëkura e zbehtë me mungesë tonifikimi përbën shenjat e para të një diete jo të përshtatshme në stilin e të jetuarit të një personi. Për të patur një lëkurë gjithmonë të re dhe të hudratuar nga brenda, duhet të zgjedhim ushqimet e pasura me vitamina por dhe me ujë. Bukuria e lëkurës varet nga yndyrnat pozitive, kripërat minerale dhe vitaminat.

Gjatë stinës së nxehtë ushqimet që konsumojmë janë të pasura me ujë, ndër to domatet, kastravecat por dhe frutat si qershitë, pjeshkat, shalqiri apo pjepri. Bëhet fjalë për prodhime vegjetale të varfëra në kalori por shumë të pasura me vitamina dhe fibra.

Perimet dhe frutat hidratuese të lëkurës

Konsumimi i trangujve sjell hidratimin e brendshëm të lëkurës, lufton celulitin e saj. Kurse ngrënia rregullisht e shalqirit dhe pjeprit e furnizon lëkurën me sasinë e nevojshme të ujit dhe janë të pasura në betakarotinë. Domatet janë të pasura në ujë por dhe në vitamina A dhe C të domosdoshme për shëndetin e venave dhe të sistemit imunitar. Ato mund të konsumohen të freskëta, në formë pureje por dhe të servirura me erza të ndryshme si rigon dhe mente.

Kur vjen dimri dhe prirja e lëkurës është të thahet si pasojë e temperaturave të ulta perimet dhe frutat që këshillohet për hidratimin e saj janë kungujt, majdanozi dhe kivi. Dermatologët këshillojnë që për hidratimin e brendshëm të lëkurës duhet të konsumojmë çdo ditë të paktën 1 litër e gjysmë ujë natyral, por kjo sasi mund të tejkalohet gjatë ditës nëse konsumojmë çajra dhe supëra.

Lëkura nuk ka nevojë vetëm për ujë por edhe për yndyrnat omega 3 dhe vitaminën E, me të cilën është mjaft i pasur vaji i ullirit extra vergine. Ne mund të përgatitim një menu hidratuese dhe të vlefshme për bukurinë e lëkurës duke përdorur fruta të thata dhe farëra si fara luledielli, kungulli dhe susami. Por nuk duhen lënë mënjanë bajamet, kumbullat e thata shumë të pasura në kripëra minerale dhe ujë.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China